Gazeta Shqiptare

Korrupsion­i me pronat, ndalohen juristi i Hipotekës dhe një tjetër

Operacioni, arrestohen dhe dy sekserët Joan Zefi dhe Ndoc Tara Anëtari i këshillit bashkiak, Mirjan Bletaj do përshpejto­nte procedurat për një dosje pronësie

- Senad Nikshiqi

Një zyrtar i Hipotekës së Shkodrës dhe tre persona të tjerë të dyshuar si sekserë janë ndaluar dhe arrestuar nga policia duke finalizuar me sukses operacioni­n e koduar "Sekseri". Prokuroria e Shkodrës ka regjistrua­r procedimin penal ndaj shtetasit Mirjan Bletaj, me detyrë jurist pranë Hipotekës së Shkodrës dhe njëkohësis­ht anëtari i këshillit bashkiak të këtij qyteti, i dyshuar për veprën penale: "korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike". Po ashtu policia ka ndaluar edhe shtetasin Sokol Tirana, i dyshuar për "ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Përveç të ndaluarve, blutë kanë arrestuar edhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për shtetasit: Joan Zefi dhe Ndoc Tara. Këta të fundit akuzohen për veprën penale: "ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Sipas burimeve nga prokuroria, Sokol Tirana dyshohet se ka përfituar shumën 1 mijë euro nga Joan Zefi dhe Ndoc Tara në mënyrë që nëpërmjet juris- kishin nisur disa hetime për Hipotekën e këtij qyteti duke arritur në zbardhjen e këtij rasti që organi i akuzës dyshon se është korruptiv. Burimet bëjnë me dije se 70vjeçari Ndoc Tara, banues në fshatin Mushan në njësinë Dajç kishte për të marrë certifikat­ën e pronësisë të një objekti dhe për të përshpejtu­ar këtë procedurë ka kontaktuar me 39- vjeçarin Johan Zefi, banues në lagjen ' Tom Kola' në Shkodër. Ky i fundit i kishte kërkuar një mijë euro kundrejt marrjes të përshpejtu­ar të certifikat­ës së pronësisë dhe ato para do t'ia jepte 49- vjeçarit Sokol Tirana, banues në lagjen "Tom Kola" në Shkodër. Këto para sekserët e dyshuar do t'ia dërgonin juristit të Hipotekës, Mirjan Bletaj. Nga ana tjetër bëhet e ditur se ka dyshime se mund të jenë edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal apo çështje të tjera që janë nën hetim e sipër.

 ??  ?? Juristi i hipotekës, Mirjan Bletaj
Juristi i hipotekës, Mirjan Bletaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania