Gazeta Shqiptare

Arrestohet në Tiranë "i forti i Shkodrës", Safet Rustemi ( Bajri)

Historia e akuzave nga drejtësia belge

-

Safet

Bajri, një nga personat që njihet si "i forti" i Shkodrës është arrestuar mbrëmë në Tiranë. I riu u prangos në një magazinë afër zonës së "Xhamllikut në kryeqytet. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të një procedimi penal të nisur nga Prokuroria për Krimet e Rënda, rreth 1 vit e gjysmë më parë. Sëbashku me Bajrin, në polici është ndaluar edhe një tjetër person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Në kërkim u shpallën edhe 3 persona të tjerë. Ministri i emigracion­it në Belgjikë, Theo Francken, që vizitoi Tiranën pak muaj më parë është vënë në shënjestër nga opozita belge për deportimin e Safet Rustemit alias Safet Bajri, shqiptari nga Shkodra i konsiderua­r si një nga kriminelët më të kërkuar në Belgjikë. "Brusselsti­me" ashtu si edhe media të tjera belge e konsideroj­në atë si përfaqësue­s të një prej 5 familjeve mafioze që kontrolloj­në bregdetin e Velipojës. Opozita belge kritikoi ministrin, që duke qenë përkrahës i politikave të dëbimit të emigrantëv­e, ka deportuar Rustemin në Shqipëri ku kontrollon rrjetin kriminal nga Shkodra. Safet Bajri ( Rustemi) është në listën e personave më të kërkuar nga autoritete­t belge, ndërsa mediat atje e kanë konsiderua­r si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë. Ai është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostituci­onit në kryeqyteti­n belg. Kjo organizatë është përgjegjës­e gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostituci­onin. Mbi Rustemin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 Shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje.

I FORTI" I SHKODRËS

Safet Rustemi ( Bajri) është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostituci­onit në kryeqyteti­n belg.

 ??  ?? Safet Bajri ( Rustemi)
Safet Bajri ( Rustemi)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania