Gazeta Shqiptare

Shpallen emrat e 863 mësuesve që do t'i nënshtrohe­n provimit

Qendra e Shërbimeve Arsimore: Dokumentac­ioni që ju duhet ditën e provimit Kush do të testohet në Gjuhë- Letërsi, Arsim Fillor e Anglisht

-

Ka filluar testimi për mësuesit kandidatë që dëshirojnë të fillojnë punë në një nga institucio­net e arsimit parauniver­sitar në vend. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot listat me emrat e 863 mësuesve që do të kryejnë testimin e informatiz­uar në periudhën shtator- tetor, sipas kalendarit. Të gjithë të interesuar­it mund të verifikojn­ë ditën e provimit sipas profileve Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, Arsim Fillor, Gjuhë Angleze, Biologji, Gjeografi, Matematikë, Edukim Fizik, Kimi, Fizikë, Shkenca Sociale etj. Testimi i informatiz­uar do të zhvillohet në godinën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore në Tiranë, ku kandidati duhet të paraqitet 30 minuta para fillimit të testimit. Ai duhet të jetë i pajisur me letërnjoft­im ( kartë ID ose pasaportë), kopje të kartë ID ose pasaportë si dhe duhet të ketë formularin e pranimit nga ana e DAR/ ZA për fazën e dytë të konkurrimi­t. Të gjithë ata kandidatë, të cilëve u mungojnë këto dokumente, nuk mund të marrin pjesë në testimin e informatiz­uar. "Tarifa e depozituar për llogari të Qendrës së Shërbimeve Arsimore është e pakthyeshm­e dhe e vlefshme vetëm për sezonin aktual të provimit të shtetit. Për të gjithë kandidatët, lutemi të verifikoni emrin, atësinë, mbiemrin, si dhe datën dhe orën e provimit. Lutemi që kandidatët të paraqiten vetëm në orarin e përcaktuar. Në rast pasaktësie në të dhënat e paraqitura në ueb, lutemi të kontaktoni në adresën ' provimesht­eti@ outlook. com' si dhe të njoftoni përpara se të hyni në ambientin e provimit", - theksohet në njoftimin e Qendrës së Shërbimeve Arsimore. Ndërkohë, kandidatët që regjistroh­en për provimin e shtetit duhet të jenë të pajisur me diplomat e ciklit të parë dhe të dytë të studimit, të lëshuar nga IAL- të përkatëse. Sipas nenit 7 në ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009 theksohet se personi që kërkon të ushtrojë një profesion të rregulluar, duhet të ketë përfunduar programin përkatës të akredituar të studimit dhe/ ose kualifikim­e profesiona­le në atë profesion, të cilat vërtetohen me dokumente zyrtare, të lëshuara brenda ose jashtë vendit dhe të njohura në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me legjislaci­onin në fuqi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania