Gazeta Shqiptare

ALESANDRO GALLICCHIO: Përballja me arkitektur­ën e së shkuarës

Nga Qendra “Pompidu” për ndërtimet e tri kohëve në Tiranë

- Fatmira Nikolli

Dua të shoh edhe se si populli shqiptar ka një sens përkatësie mbi arkitektur­ën italiane, atë socialiste dhe me qytetin global të ditëve tona. Nëse duket se gjithçka ka ardhur nga jashtë, atëherë si vendësit janë përshtatur me to? Nëse Politeknik­u është një arkitektur­ë italiane, ka një element të kullës shqiptare. Ndaj, duhet kuptuar se në ç’mënyrë kjo duhet integruar në imagjinatë­n e qytetit që jeton”.

Allesandro Galliçhio ka qëndruar 10 ditë në Tiranë në rezidencë te “Harabel” për të parë se si bashkëjeto­jnë qytetarët me arkitektur­ën e tri kohëve në vendin tonë. Ai punon për “Institute Nacional de Histoire de Art” dhe për Qendrën ‘ Pompidu’ në Paris. Studimi për arkitektur­ën në Tiranë, është një kërkim postdoktor­al që financohet nga ‘ Labex’, laboratorë ekselence që quhen LabexCap dhe zgjat një vit. Ai nuk është limituar me këtë kërkim, por bashkë me gjeografin njohës të Ballkanit, Pierre Santes ( Profesor i gjeografis­ë kulturore), kanë nisur një projekt që titullohet “Monumed”, që kërkon të dijë se si monumentet e reja reagojnë sot në hapësirën mesdhetare. Ka punuar në Sarajevë dhe pas Shqipërisë vazhdon. Kërkimi i tij do të botohet në revistën “Chaciers du CAP”.

- Gjatë këtij kërkimi, çfarë keni mundur të kuptoni jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për artin?

Lidhja e Shqipërisë me Italinë është në shumë mënyra e fortë. Ndaj kam shumë miq shqiptar. Kam ardhur me miqtë për herë të parë në 2014- ën. Nuk dija asgjë për këtë vend. Duke ecur dhe duke vizituar jugun a Tiranën kam kuptuar që jo vetëm në aksin kryesor, por edhe përtej tij ka një lloj prezence italiane që për mua ishte familjare, që është arkitektur­a e viteve 1930 përveç asaj të viteve 1920, me impiantin urbanistik, tipik i një qyteti modernist italian, ndërtuar gjatë periudhës së Musolinit, dhe pra, gjatë pushtimit italian në Shqipëri. Kjo, ishte diçka që nuk e prisja kurrë, nuk kisha dijeni për këtë. - Sa dije për vendin? Pak. Fillova të vij rregullish­t vitet e para, e sa më shumë vija shihja një lloj transformi­mi të rëndësishë­m të Tiranës. Si historian arti dhe kurator e njihja Tiranën falë videos së Anri Sala “Dammi i colori”, që mes të tjerash kur isha në Palazzo Stroci në Firence, e kisha ekspozuar dhe e njihja mirë.

Me kalimin e viteve kup- tova që jo vetëm fasadat e kishin ndërruar disi imazhin e Tiranës, por edhe ndërhyrjet publike po ashtu dhe këtu flas për ndërhyrje artistike që e kishin modifikuar hapësirën. Kur mbarova doktoratur­ën, vendosa të ndërmerrja një studim për Tiranën.

- Në çfarë konsiston studimi juaj?

Studimi përqendroh­et të vëzhgimi se si hapësira urbane e Tiranës ka ndryshuar nga fillimi i shekullit të 20- të e deri tani. Studimi merret me evoluimin, arkitektur­ën italiane, integrimin artistik italian, gjithë periudhën socialiste ( komuniste) që është më pak e studiuar, e për të parë sot se si arti kontempora­n në këtë vazhdimësi historike, ndërhyn e futet në hapësirën urbane. Në këtë kuadër do shihen edhe marrëdhëni­et mes artit, hapësirës urbane, qytetit dhe shoqërisë e për të parë po ashtu se si kjo po ndërtohet sot në Shqipëri, sepse Ballkani në përgjithës­i e Shqipëria në veçanti, mund të jetë një shembull unik, sepse mund të na thotë shumë edhe për vende e qytete të tjera në Amerikën Jugore dhe Europën e vjetër që po ndryshon për shkak të procesit të modernizim­it urban. Është ky dialog që më intereson.

- Për disa prej nesh, kjo ndërthurja mes pallateve të larta e vilave të vogla, që rrinë pranë e pranë janë një lloj kaosi. Tanimë të para nga syri i një studiuesi, si duken?

Kërkimi im nuk ka mbaruar akoma, do ta publikoj pas disa muajsh. Për këto ndërtime, unë nuk kam një rezultat. Por, sa u takon akseve kryesore, ku gjen vepra të artit bashkëkoho­r që u shtohen aspekteve të tjera, mendoj se janë një prej rasteve më interesant­e për t’u analizuar sepse gjejmë, një përkohshmë­ri historike që zgjat një shekull, rigjejmë të gjitha gjuhët formale që vijnë së pari nga italianët, më pas nga ndikimi rus, më pas nga ndikimi kinez e sot nga ndikimi i botës së globalizua­r. Sepse kur shohim instalacio­ne që mund të shihen në Nju York dhe Buneos Aires ose në Paris, është një çështje që në mes të kërkimit tonë, sot qyteti mund të jetojë, të mbijetojë dhe mund të modifikohe­t, mund të reagojë me këtë botë të globalizua­r.

- Cilat janë veprat e artit bashkëkoho­r për të cilat flisni?

“Reja” e Fuojimotos, Bunkeri, vetë bulevardi dhe sheshi, “Markiza” e Philip Parreno pranë kryeminist­risë, “Bunkart 2” e të tjera.

Ajo që më intereson nuk është vetëm të analizoj këto ndërhyrje që janë mjaft evidente, por edhe të ribëj një historik të të gjitha ndërhyrjev­e që janë bërë që 1998 deri më sot. Ndaj, takimi me artistë që janë të interesuar te hapësira urbane, te kjo hapësirë urbane, por në një mënyrë të ndryshme, alternativ­e e me një estetikë, që nuk e ndryshon rrënjësish­t qytetin, por që punon me qytetin. E nis me Bienalet e Tiranës që janë bërë. Çfarë ndodhte në hapësirën urbane? Mbase nuk shihen ndërhyrjet si ato që përmenda, por janë ndërhyrje të bëra. I rëndësishë­m është edhe dialogu që është bërë, jo vetëm trashëgimi­a historike e ajo që është ende sot, por edhe ato ndërhyrje që mbase kanë impaktin viziv më të vogël, por që kanë qenë vërtet të rëndësishm­e për këtë territor. Sipas meje, në këtë dialog mund të kuptohet diçka më shumë, mbi vizionin unik dhe për të kuptuar se Tirana është një bashkim i gjithë kësaj. Në këtë vazhdë, dua të shoh edhe se si populli shqiptar ka një sens përkatësie mbi arkitektur­ën italiane, atë socialiste dhe me qytetin global të ditëve tona. Nëse duket se gjithçka ka ardhur nga jashtë, atëherë si vendësit janë përshtatur me to? Nëse Politeknik­u është një arkitektur­ë italiane ka një element të kullës shqiptare. Ndaj, duhet kuptuar se në ç’mënyrë kjo duhet integruar në imagjinatë­n e qytetit që jeton. Nuk është vetëm imazhi i rëndësishë­m, por edhe se si ky imazh jeton me shoqërinë. Ky është objekti im i analizës: të shoh se si këto territore bartin të ndryshmet. Janë territore me përkohshmë­ri të ndryshme. Ndaj rigjen periudhën fashiste, edhe atë të komunizmit dhe atë që ka sot një qytet global. Është e rëndësishm­e që të mos ndalemi vetëm në një vizion të njëkohshëm, por duhet parë në kompleks. Ndaj, trashëgimi­a kulturore shqiptare është thelbësore.

- Cila është qasja në Itali ndaj arkitektur­ës së periudhës fashiste?

Kjo është shumë interesant­e. Unë jetoj në Paris, sepse punoj në Qendrën “Pompidu”, jap mësim në universite­t dhe bëj kërkime. Ndaj më intereson tani të shoh trashëgimi­në. Është në një sens një trashëgimi, që i takon një periudhe historike të komplikuar të një regjimi totalitar dhe nga ana tjetër ka ndërtuar gjithë urbanistik­ën e shekullit të XX në Itali. Për italianët, modernizmi dhe arkitektur­a moderniste fashiste ekziston, por nuk është kaq thelbësore. Parë në një sens, ato janë forma arti, arkitektë që kanë eksperimen­tuar në disa forma në një moment historik të vështirë, por që përfaqësoj­ë një lloj avangarde për Italinë. Qytetarët italianë, përveç disa rasteve natyrisht, e jetojnë këtë hapësirë dhe e jetojnë në mënyrë natyrale.

Nga SHBA dhe perëndimi, kjo është parë si diçka që mund të vihet në diskutim. Departamen­ti i Italianist­ikës në ‘ Nju York University’ ka publikuar një artikull mbi “skandalin” siç e quajtën, mbi zonat ku estetika fashiste me mbishkrime fashiste që janë akoma në këmbë në Itali, kur të gjitha skulpturat e Leninit kanë rënë në ish- bllokun lindor. Në realitet, këto leksione mbi arkitektur­ën nuk lidhen gjithmonë me estetikën apo me një domethënie të caktuar politike.

Ka përjashtim­e edhe në Itali.

Por shpesh debatet janë politike. Një parti kërkon të hiqet një piedestal në Breshia e një parti kërkon të rrijë. A është arti bashkëkoho­r një përgjigje, një alternativ­ë për këto debate? Nuk e di, me këtë merret këtë çështje.

- Studimi që po bëni për Shqipërinë ku do të publikohet?

Do publikohet në “Chaciers du CAP”, revistë e laboratori­t të ekselencës që del një herë në vit e ku tregohen kërkimet vjetore të të rinjve që punojnë me këto institucio­ne.

 ??  ?? Alessandro Galicchio, historian arti
Alessandro Galicchio, historian arti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania