Gazeta Shqiptare

Kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit në UNESCO?

-

Ministrja

e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe drejtoresh­a e Institutit të Monumentev­e, Arta Dollani pritën në një takim pune misionin e ekspertëve të “Europa Nostra”- s, përfaqësua­r nga anëtari i bordit, Paolo Vitti dhe Peter Bond dhe Lourdes Llorens Abando, ekspertë teknikë nga Banka Europiane e Investimit. Sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të Ministrisë së Kulturës, pas vizitës kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit, Vitti u shpreh i mrekulluar për vlerat arkitekton­ike dhe artistike që përcjellin këto monumente të kulturës, frymëzuar nga trashëgimi­a e kultit bizantin, duke i cilësuar “Thesare Unike” në rajon e më gjerë. Sipas të njëjtit njoftim, misioni u shpreh entuziast dhe sugjeroi përgatitje­n e dosjes që këto kisha të vlerësohen me statusin e mbrojtjes si trashëgimi botërore nga UNESCO. “Trashëgimi­a Kulturore nuk është luks, por potencial për zhvillim ekonomik. Qeveria shqiptare prej pesë vitesh ka kthyer fort vëmendjen ndaj trashëgimi­së kulturore. Programet si “100 Fshatrat”, apo “Rrugët e Besimit” nuk janë vetëm sensibiliz­im ndaj pasurive kulturore, natyrore dhe shpirtëror­e të Shqipërisë, por një itinerar i pasur i këtyre thesareve që presin të zbulohen për të komunikuar kulturalis­ht, por edhe për të gjeneruar ekonomi lokale”, - u shpreh Kumbaro gjatë takimit. Misioni vlerësoi punën e Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumentev­e në mirëmbajtj­en, restaurimi­n dhe vëmendjen e treguar ndaj këtyre monumentev­e dhe u shpreh i gatshëm të “krijojmë urat e nevojshme të komunikimi­t dhe bashkëpuni­mit në nivel institucio­nal”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania