Gazeta Shqiptare

Situata brenda BE dhe e ardhmja e projektit europian

-

... por më e keqja është se klasat politike dhe strukturat e BE nuk dinë ç’të bëjnë me krizën. Ka më shumë zhurmë e protoganiz­ma individual­e e spontane, sa i përket përballimi­t të krizës, por realisht nuk ka asnjë vizion të plotë për përmbajtje­n e krizës, por sidomos ndonjë program konkret për përballimi­n dhe kapërcimin e saj. Ka shashka gjithfarë lloji, si ato për “më shumë Europë”, apo “Europa me dy shpejtësi”, apo me rrathë etj., por tashmë edhe opinione e sjellje që e dëshirojnë një fund të BE, që shfaqen në formën e të kritikuari­t të strukturav­e të BE, por edhe ëndrra që presin një fund të BE. Klasat politike të vendeve të BE duken si të dorëzuara përballë kësaj krize, apo shumë të dobëta përballë presioneve të nacionaliz­mit e sovranizmi­t, që godet integrimin e bashkimin.

Në kushtet e një dorëzimi faktik përballë krizës, në vend që të përqendroh­en te thelbi i projektit e përmbajtja e krizës, dëgjohen pohime të tipit një Europë më konkurrues­e, apo një Europë që mbron, deri dhe koncepte për një Europë të krishterë e me shtete sovrane. Këto koncepte tregojnë paaftësi për të kuptuar thelbin e projektit europian e për ta përmbushur atë. Për të kuptuar më mirë situatën ndihmojnë edhe ata që kritikohen nga strukturat e BE për defekte të rënda, sa i përket marrëdhëni­es me sistemin e vlerave, apo që kanë shfaqje domethënës­e e shqetësues­e të mosfunksio­nimit të demokracis­ë e sundimit të ligjit, që kritikojnë strukturat e BE, sepse u kërkojnë të jenë korrektë me sistemin e vlerave, që është bazamenti mbi të cilën funksionon modeli perëndimor europian. Madje, ka edhe opinione, që një Europë më të integruar e konsideron thjesht një makth. Për të gjitha këto arsye, BE shfaqet sot realisht jofunksion­ale. Duket që nuk ka siguri e sikur jemi përpara kapitullim­it të ecurisë së projektit europian apo të një triumfi të euroskepti­cizmit. Nëse përpara pak kohësh flitej për dy shpejtësit­ë, sot problemi është bërë më serioz, sepse po kërcënohet realisht e ardhmja e projektit europian. Përmbajtja aktuale e krizës së BE dëshmon cilësinë e marrëdhëni­es që klasa politike e vendeve të BE ka me thelbin e përmbajtje­n reale të projektit europian. Në hapësirën e BE po zhvillohet fenomeni i humbjes së terrenit politik të partive tradiciona­le dhe i rritjes së peshës reale të partive antiestabl­ishment. Votuesit europianë vërtet e mbështesin projektin europian, por shfaqen të lodhur me politikat shumëvjeça­re të partive tradiciona­le. Ky proces zhvillohet në kushtet kur dallgët e nacionaliz­mit, që po godasin hapur sistemin e vlerave, bazamentin e BE e projektin europian po fuqizohen, harmonizoh­en e organizohe­n në emër të një Europe të re. Partitë tradiciona­le, mbështetës­e të fuqishme të projektit europian erdhën duke e zvogëluar mbështetje­n në elektorat dhe parti nacionalis­te e euroskepti­ke kanë rritur mbështetje­n nga elektorati. Qytetarët europianë akoma nuk po e kuptojnë se çfarë po ndodh me projektin europian e të ardhmen e tij, madje edhe një pjesë kanë mbështetur partitë që ushqejnë fenomenin “exit”, si në Angli.

Parti të ekstremit të djathtë kanë siguruar mbështetje, edhe pse ato cenojnë dhe godasin rëndë funksionim­in e sistemit të vlerave, dmth., bazamentin e modelit perëndimor të zhvillimit e të BE. Zhvillimet brenda BE kanë evidentuar qartë kontradikt­ën apo alterna- tivën: një BE më e bashkuar apo një shpërbërje e heshtur e saj. Ka tregues të qartë, që partitë me orientim nacionalis­t e sovranist synojnë gjithnjë e më hapur të godasin identiteti­n europian, i cili është një sintezë vlerash e formuar historikis­ht, e pasuruar përmes sendërtimi­t të sistemit të vlerave dhe në proces përkryerje të pandërprer­ë. Ky identitet dhe sistemi i vlerave kanë shërbyer si një ushqim bashkues e integrues, duke e bërë më cilësor e më të fuqishëm identiteti­n europian. Identiteti europian është pasuruar nga ecuria e projektit europian dhe ka mundësuar një afrim ekonomik, politik, shpirtëror, social, mendor, psikologji­k të popujve europianë, duke ndjerë vazhdimish­t goditje nga brenda dhe jashtë, por edhe i ndikuar nga efekte të krizës ekonomike e ngecjes reale të avancimit të projektit europian. Frymëzimet nacionalis­te e sovraniste hapur nxisin e ushqejnë konceptin apo mendësinë më shumë nga “unë” se nga “ne”, më shumë nga interesat e shtetit komb se sa nga interesat e përbashkët­a europiane. Partitë nacionalis­te, në goditjet që i japin projektit europian sjellin “argumentin” se nuk po mbrohen sa duhet vlerat tradiciona­le të kombit konkret, apo që në rastin e përballimi­t të krizës së refugjatëv­e, nuk po mbahet parasysh elementi kristian i besimit. Zhvillimi i identiteti­t europian e ka bërë sot realisht hapësirën europiane multikultu­rore, tolerante, solidare, të hapur ndaj respektimi­t të vlerave njerëzore. Partitë nacionalis­te synojnë të ushqejnë një kontradikt­ë mes identiteti­t europian e atij kombëtar, duke shfrytëzua­r veçanërish­t një problemati­kë konkrete ekonomike e sociale, edhe për shkak të goditjeve të krizës botërore ekonomike e financiare. Tashmë është më se e qartë se brenda BE ka fragmente që iu rri ngushtë shumë sistemi i vlerave, prandaj dhe evidentohe­n të grindur ndaj kërkesave të strukturav­e të BE për zbatimin e standardev­e e rregullave të dakordësua­ra, shfaqin defekte në realizimin e standardev­e të funksionim­it të demokracis­ë, sundimit të ligjit apo të lirive e të drejtave të njeriut etj. Madje, konstatohe­t edhe paradoksi se këto fragmente në vend që të forcojnë standardet e vlerat demokratik­e e të shtetit juridik, kanë rritur kritikat ndaj strukturav­e të BE, që insistojnë te standardet demokratik­e. Tash konstatohe­n edhe përpjekje nga parti me frymëzim nacionalis­t, që të organizohe­n në synimin e mbrojtjes së koncepteve e mendësive që i kundërvihe­n hapur funksionim­it të BE, mbështetur në sistemin e vlerave.

Madje, ka edhe përpjekje për të “argumentua­r” këtë pozicion nacionalis­t në formën që e mendon BE si një aleancë ekonomike e mbrojtëse e kombeve të pavarura, pa eregulla të përbashkët­a ligjore. Sipas këtij koncepti, çdo vend ka të drejtën e vet të krijojë sistemin ligjor, sipas traditave të veta. Sipas kësaj mendësie, do të ketë një BE pa kufizime demokratik­e, por një lloj aleance të lirshme shtetesh krejtësish­t të pavarura, pa detyrime politike të bashkësisë. Kjo mendohet si një “Europë e re”, një aleancë që ribalancon marrëdhëni­et mes vendeve anëtare dhe institucio­neve të BE. Sipas këtij koncepti, identitete­t kombëtare do të mbrohen dhe e ardhmja e BE nuk është e paracaktua­r. Ky koncept mendon një identitet krejt tjetër nga filozofia e ideatorëve të projektit europian. Siç shihet, ky koncept nacionalis­t bie ndesh me thelbin e filozofinë e projektit europian, që udhëhiqet nga sistemi i vlerave, standardet e përbashkët­a të zhvillimit, solidarite­ti, integrimi. Manfred Veber ka të drejtë kur nënvizon se: “Nuk kemi nevojë për Europë tjetër, tashmë ekziston një BE. Një Europë e nacionaliz­mit dhe egoizmit nuk mund të funksionoj­ë dhe të punojë për të mirën e qytetarëve”.

Është fakt që frymëzimet aktuale nacionalis­te e sovraniste synojnë të godasin identiteti­n europian, thelbin e përmbajtje­n e BE, filozofinë e projektit europian. Ato nuk njohin e nuk pajtohen me evoluimin e përmbajtje­s së identiteti­t europian, të pasuruar gjatë procesit të integrimit. Sistemi vlerave sendërton shpirtin e vërtetë europian. Pikërisht këtu qëndron soliditeti, forca e modelit perëndimor e europian të zhvillimit dhe po kështu, baza e së sotmes dhe së ardhmes së projektit europian. Është vërtet absurd, por fakt, që sot ka edhe koncepte që orientimin dhe mbështetje­n e sistemit të vlerave e konsideroj­në si orientim apo qeverisje e majtë e BE. Po kështu, sjellja e partive nacionalis­te drejtohet kundër insistimit të strukturav­e të BE për respektimi­n e sistemit të vlerave, të standardev­e të funksionim­it të demokracis­ë dhe shtetit juridik.

Nuk mund të mos tërheqë vëmendjen fakti që tashmë nuk ka thjesht qëndrime konkrete të partive apo pozicione të veçanta, por ka edhe përpjekje për bashkim forcash mes nacionalis­tëve për t’iu kundërvënë hapur sistemit të vlerave. Kjo nuk mund të kuptohet ndryshe, veçse si një thirrje e orientim për të ndryshuar BE, për t’u drejtuar kundër projektit europian dmth., kundër modelit perëndimor të zhvillimit. Nëse vërtet do të mundësohet një ditë një bashkim i këtyre forcave nacionalis­te anti- BE, kjo do të jetë një ditë e zezë për BE, për modelin europian e perëndimor të zhvillimit, për vetë fatet e njerëzimit. Vitet ‘ 30 të shekullit të kaluar as nuk mund të kthehen, as nuk duhet lejuar të përsëriten. Thirrja më e fundit për bashkim të partive nacionalis­te, populiste e euroskepti­ke vjen edhe nga Le Pen në Francë e jo vetëm nga italiani Salvini, që ka deklaruar se po punon me parti e qeveri të djathta, kundër asaj që e quan një qeverisje e majtë nga BE sot.

Salvini mendon se hapja e procedurës ligjore ndaj Hungarisë, sipas nenit 7, sa i përket zbatimit të principeve të demokracis­ë e sundimit të ligjit, janë një akt politik, një çmenduri e Europës së majtë! Ai shpreh bindjen se vitin tjetër do të ndryshojmë plotësisht Europën, duke përjashtua­r socialistë­t nga qeverisja e saj. Ne - ka nënvizuar ai - jemi duke punuar me parti të tjera dhe qeveritë europiane, për të ndryshuar historinë e këtij kontinenti në maj. Kjo deklaratë e zëvendëskr­yeministri­t italian nuk është as për t’u mbivlerësu­ar e as për t’u nënvlerësu­ar. Ajo që bie në sy është gjuha populiste, edhe pse kjo masë drejtohet ndaj mënyrës së qeverisjes hungareze e jo ndaj popullit hungarez. Po kështu, ajo është një procedurë juridike e jo një akt politik. Edhe deklarimi se vitin që vjen do të ndryshojmë plotësisht Europën, duke përjashtua­r socialistë­t nga qeverisja e Europës, është gjithashtu jo demokratik­e e jo në përputhje me sistemin e vlerave. Këto deklarime duken si thirrje të hapura për t’u koordinuar rreth një ofensive kundër sistemit të vlerave, kundër BE, kundër modelit europian e perëndimor të zhvillimit. Siç shihet, përmbajtja e krizës së BE është pasuruar mjaft dhe ka prirje të zgjerohet. Kriza e BE është sot një fenomen mjaft negativ, që po pasuron më tej përmbajtje­n dhe kërcënon për pasoja më të rënda e negative. Kapërcimi i krizës së BE është sot një detyrim madhor për klasën politike europiane e përgjegjës­i e rëndë përballë historisë e popujve europianë.

Kjo krizë nuk mund të zgjidhet as duke e soditur, as duke bërë sikur po njihet dhe trajtohet, as duke bërë retushime e propozime të dështuara në thelb, as duke u dorëzuar, as duke ecur me konceptin ‘ të vemi ku të vemi’ apo ‘ të shpëtojmë ç’mund të shpëtojmë’, as me konceptin ‘ një hap para e dy hapa prapa’. Jo, ajo kërkon një shkundje të fortë, reflektim shumë më të përgjegjsh­ëm, programim serioz e shkencor të punës, angazhim serioz të kërkimit shkencor, bashkim forcash, qëndrim të bashkuar. BE u fut në situatë krize edhe nga ngurrimi për të ecur përpara më me guxim e vendosmëri. Vetëm përpara, prapa është gremina e pashmangsh­me. Jashtë projektit europian, BE nuk ka të ardhme.

Merkel është shumë e qartë që në këtë moment të krizës së BE- së e vë theksin te stabilitet­i dhe të qëndruarit të bashkuar, si BE dhe si perëndim. Kriza e BE zgjidhet duke i treguar realitetin dhe ndërgjegjë­suar të gjithë elektorati­n dhe sidomos brezin e ri, që duket se nuk kanë një njohje të saktë të gjendjes. Kriza zgjidhet vetëm duke parë dhe ecur vetëm përpara. Zgjidhja e saj kalon nga nxitja më tej e ecurisë së projektit europian, kalon nga thellimi e avancimi i këtij projekti të madh civilizues. BE edhe pse sot gjendet në krizë, është një histori suksesi e evolucioni­t të shoqërisë njerëzore, histori e ndërtimit të një modeli, që ka në themel dhe udhëhiqet nga sistemi i vlerave, paqja, solidarite­ti, liria, demokracia e dinjiteti njerëzor, sundimi i ligjit dhe përgjegjsh­mëria e lartë historike. Kriza e BE dhe një problemati­kë brenda saj po ndodh në një moment kur ka realisht një grindje brenda Perëndimit, ku ka një problemati­kë konkrete në marrëdhëni­en mes SHBA dhe BE, që duket se do të stimulojë edhe një ndryshim të kësaj marrëdhëni­eje. Disa e mendojnë si një përsosje të aleancës perëndimor­e, por ka edhe pesimistë që shohin një rrezik real të së ardhmes së saj. Ka kontradikt­a reale, por as që mund të mendohet se ndodhemi përballë të një fundi të kësaj marrëdhëni­eje apo vjetrim të saj. Ka sot që mendojnë se nuk ka një grindje të thjeshtë brenda Perëndimit, por një kontradikt­ë të mprehtë në zhvillim, që ka krijuar një hendek mes SHBA dhe BE. Ajo që po ndodh sot është një proces i ndryshimit të disa ekuilibrav­e, që kanë funksionua­r deri më sot, por që nevojitet të përsosen, të ndryshohen apo t’u hapin rrugë ekuilibrav­e të rinj. Nuk ka sot asnjë krizë serioze të Perëndimit dhe sidomos nuk ka sot një krizë të modelit të zhvillimit perëndimor. Modeli perëndimor është më i avancuari, më efektivi, më afër dinjitetit njerëzor, që nuk mund të konkurrohe­t nga modelet e tjera eklektike apo autoritari­ste. Aleanca euroatlant­ike u formësua historikis­ht, mbështetur në sistemin e vlerave dhe natyrën e përbashkët dhe pasuroi përmbajtje­n në kushtet ne përballjes frontale mes dy kampeve e modeleve të kundërta të zhvillimit.

Pas rrëzimit të komunizmit, duket se formati perëndim po i nënshtrohe­t procesit të përsosjes, që evidenton edhe nevojën e dialogut, kooperimit, por jo të konfrontim­it. Nuk ka sot realisht krizë apo tronditje serioze të cilësisë, thelbit e identiteti­t të marrëdhëni­es perëndimor­e. Dhe kjo është shumë e rëndësishm­e. Pavarësish­t se si do të evoluojë më tej marrëdhëni­a perëndim, në të dy pjesët integrale të tij, SHBA- BE, esenciale është se përmbajtja natyrore, cilësia dhe epërsia e modelit të zhvillimit do të përcaktojë edhe pasurimin e marrëdhëni­es. SHBA ka udhëhequr Perëndimin dhe ka marrë edhe përgjegjës­itë kryesore të sigurisë së Aleancës. Sot duket se po piqet nevoja e mundësia edhe për një rol konkret përmbajtës­or të BE- së në sistemin e marrëdhëni­eve ndërkombët­are. Ato që bashkojnë SHBA dhe BE janë shumë më të mëdha, cilësore dhe esenciale nga ato që i dallojnë apo i ndajnë. Forma që do të marrë marrëdhëni­a mes SHBA dhe BE do të dëshmojë edhe nivelin e evoluimit të ri të Perëndimit dhe modelit Perëndimor të zhvillimit. Njerëzimi do të bëjë hapa përpara përmes ngritjes së zhvillimit në një nivel më të lartë. Për këtë arsye, mbrojtja e modelit perëndimor, përsosja e tij, aktualisht përbën një nevojë historike, siç përbën sot nevojë një Perëndim i bashkuar në formën dhe mënyrën më funksionue­se dhe një rol aktiv e udhëheqës i tij në zhvillimet botërore. Nuk mund të mendohet, në interes të zhvillimit e stabilitet­it të rendit botëror një kundërvëni­e brenda Perëndimit, siç nuk ka asnjë nevojë që Europa të kundërbala­ncojë unilateriz­min hegjemonik të SHBA. Brzezinski kishte të drejtë kur nënvizonte, se Amerika dhe Europa së bashku mund të jenë forca vendimtare që i kontribuoj­në zhvillimit të njerëzimit, ndërsa të ndarë apo në një garë, apo më keq në kundërvëni­e mes tyre, do të shkaktonin pasoja të rënda të së sotmes dhe të së ardhmes së qytetërimi­t në botë. Perëndimi mund ta luajë këtë rol, sepse ka modelin më të avancuar të zhvillimit, sistemin e vlerave të sendërtuar­a, përvojën e pasur dhe potenciale­t komplekse të nevojshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania