Gazeta Shqiptare

Gjermania flet 2018, po ne?

- Nga Jorgji Kote

( vijon nga faqja 1)

... masive publike “Gjermania flet 2018” ( Deutschlan­d spricht 2018). Falë rëndësisë së saj të madhe, kjo veprimtari këtë radhë do të zhvillohet nën patronazhi­n e lartë të Presidenti­t Federal gjerman, Frank - Walter Steinmeier. Ky i fundit, krahas Kancelares Merkel njihet si politikan model në drejtim të komunikimi­t dhe të folurit publik.

Me këtë rast, gjermanët, brenda dhe jashtë vendit janë ftuar qysh në muajin gusht që me përgjigjet ndaj disa pyetjeve themelore mbi aktualitet­in politik të vendit të përcaktojn­ë idetë dhe mendimet e tyre politike mbi pesë aspekte themelore - nëse ndihen më mirë tani se më parë, azilin, sigurinë e kufijve të brendshëm, tatimit të disa produkteve dhe qëndrimeve ndaj Presidenti­t amerikan, Donald Trump.

Mbi këtë bazë janë përzgjedhu­r 10.000 çifte, nga 600 vitin e kaluar me ide dhe mendime të ndryshme/ kundërta politike, të cilët më 23 shtator do të flasin dhe shkëmbejnë mendime me njëri- tjetrin në mjedise publike, studio televizive, në parqe, kafene, në linjë etj., në të gjithë vendin.

“Gjermania flet” merr shtysë nga domosdoshm­ëria urgjente për një dialog dhe kulturë të re politike, duke filluar nga njerëzit e thjeshtë e deri në majat më të larta të politikës. Dëgjimi i ideve dhe mendimeve të tjetrit, sidomos kur ato janë të ndryshme dhe të kundërta, shprehja e tyre lirshëm me etikë, qetësi, kulturë, pa teprime, ca më pak pa sharje, ofendime dhe sulme personale është bërë kusht i domosdoshë­m i përparimit demokratik. Kjo nevojë ka dalë edhe më shumë në pah me përshkallë­zimin e populizmit dhe ekstremizm­it; këta të fundit po shfrytëzoj­në mjeshtëris­ht atë që konsideroh­et si “diktatura e ndjenjave, inatit dhe mllefit” dhe “kulturën e fajësimit” kolektiv të elitave, në vend të debatit dhe arsyetimit logjik. Dihet se për populistët dhe ekstemistë­t rëndësi nuk ka se çfarë por mënyra si thuhet, jo faktet, por perceptime­t, jo brendia, por forma, jo fjala e qetë, por me zë të lartë deri në të bërtitura dhe gjuhën e urrejtjes.

Fatkeqësis­ht kjo gjuhë rruge, jo detyrimish­t me tone të larta, por vrastare dhe ofenduese po shfaqet edhe në ligjërimet publike të disa politikanë­ve të njohur gjermanë. Kështu, kryeminist­ri i Landit të Bavarisë, Markus Soder duke u referuar krizës së azilit përdorte vend e pa vend derisa iu ndalua nga gjykata termin “turizëm i azilit”, duke konsiderua­r “turistë shëtitës” të gjithë azilkërkue­sit, ndonëse shumica e tyre largohen nga flakët e luftës dhe dhunës. Ndërsa Horst Seehofer, ministri i Brendshëm Federal gjerman, lider i Partisë bavareze CSU me rastin e përvjetori­t të lindjes në korrik, njoftoi me gëzim se “riktheu 69 afganë, aq sa vjeç mbushi” çka hasi në reagime të ashpra publike.

Në themel të fushatës “Gjermania flet” qëndron fakti se nuk ka të vërtetë absolute dhe me “V” të madhe, se kurrkush nuk e ka “monopolin” “mbi këtë të vërtetë dhe se vetëm mund t’i afrohesh asaj, veçse gjithnjë me fakte dhe argumente bindëse, të shprehura me kulturë dhe qetësi”.

Gjithashtu, në kushtet kur bota po ballafaqoh­et me komplekse të ndërlikuar­a problemesh, dëgjimi i tjetrit me kulturën e debatit përbën bazën solide për mirëkuptim, mirëbesim dhe për rrjedhojë shmangien e gjuhës arrogante, shpifjeve e sulmeve personale. Ajo niset gjithashtu nga ideja se mendimi i tjetrit mund të rezultojë më i drejtë, ndaj duhet dëgjuar me respekt dhe vëmendje.

Ja përse po theksohet momenti që të “të flasim me njeri tjetrin, dhe jo kundër njëri- tjetrit”. Për shkak të globalizmi­t që ka ndikim dhe në këtë fushë, “Gjermania flet” do t’i kapërcejë kufijtë gjermanë; ajo do të zhvillohet dhe në Norvegji, Suedi, Danimarkë dhe Austri me logon “My country talks” ( vendi im bisedon).

Lind me të drejtë pyetja: kur Gjermania, kjo kampione e demokracis­ë dhe lokomotivë e ekonomisë së Evropës është e shqetësuar dhe ndjen nevojën të flasë dhe bisedojë, po në Shqipërinë tonë, ku këto probleme janë bërë “ulëritëse” edhe sa do vazhdojmë të mos sillemi kështu, por gjithnjë e më shumë të thërrasim dhe bërtasim? Nuk themi ndonjë të re kur përmendim gjuhën që është pak ta quash “të drunjtë” etiketimet dhe sharjet “me libër shtëpie” deri te të bërtiturat, klithmat, ulërimat dhe kacafytjet fizike në jedise të ndryshme publike, private, në familje dhe jetën bashkëshor­tore. Madje nga përjashtim­e, duket se këto prirje joqytetare dhe demokratik­e po bëhen pothuajse rregull; shembullin e japin të parët një numër deputetësh në sallën plenare të Kuvendit dhe në komisione; bashkë ata edhe disa opinionist­ë i sheh çdo mbrëmje në debatet televizive dhe të shtypit, në bisedat e kafeneve etj., ku bashkëbise­dimi degjeneron deri në përplasje dhe dhunë verbale e fizike. Për ironi të fatit dhe tolerancës së pajustifik­ueshme të moderatorë­ve të këtyre rubrikave, “fituese” e këtyre sherrnajav­e mbetet shikueshmë­ria e lartë!

Sepse kur nuk dëgjohet mendimi i tjetrit, cilido qoftë ai, kur shahesh dhe ofendohesh me “nënë e me babë”, fundi asnjëherë nuk i dihet se ç’mund të ndodhë. Për ironi të fatit, sa më shumë shtohen rezolutat, kodet dhe urdhrat, aq më shumë acarohet fjala dhe debati i lirë që po ngjan përherë e më shumë si një mall luksi. Por, edhe aty ku nuk ka klithma e të bërtitura, ekziston prirja që në vend të bisedës dhe shembullit të mirë, të diktohet mendimi i tjetrit, vetëm falë lidhjes me një parti, një biznesi apo çfarëdo shkaku tjetër. Ndaj, shumë ankohen se për ta, këto bashkëbise­dime kthehen në një ferr dhe torturë të vërtetë; në vend të ndjejnë kënaqësi, ata “vuajnë” sepse bashkëbise­duesit e tyre duan vetëm të shfryjnë ato çka dëgjojnë, sidomos në rrjetet sociale dhe “fake news” pa kurrfarë reflektimi.

Vështirësi­a tjetër, sidomos për të rinjtë, qëndron në fetishizim­in e rrjeteve sociale dhe të shoqërisë së informacio­nit; kjo e fundit nuk po kthehet dot në “shoqëri të dijes”, por degjeneron në baltë dhe vulgaritet. Intensitet­i dhe shpejtësia marramendë­se e hapave që duhen hedhur dhe vendimeve përkatëse u lë njerëzve e sidomos të rinjve fare pak ose aspak kohë për të menduar, reflektuar dhe analizuar dukuritë e ndryshme dhe mbi bazën e shkëmbimit të informacio­nit të përftuar, të nxirret përfundimi më i drejtë.

Shkak tjetër i rëndësishë­m ka të bëjë me kulturën deficitare politike të fjalës dhe bisedës, ndarja si në luftë në “llogore” dhe “istika- me” ideologjik­e e partiakë, duke “qëlluar me breshëri” këdo që del përpara me kundërshti­me dhe alternativ­a të ndryshme, për këtë qëllim nuk e kemi për gjë të vëmë në përdorim një “arsenal gjigant me municion” dhe të hedhim baltë mbi të kaluarën e një personi, pa u ndalur te idetë e tij. Jemi bërë vend tipik ku njerëzit ndahen në “të mirë dhe të këqij, në pozitivë dhe negativë, në miq dhe armiq, apo në ne dhe ata”. Së fundi, edhe disa nga politikanë­t tanë kryesorë, dje dhe sot, me gjithë premtimet nuk kanë arritur të krijojnë, ca më pak të japin shembullin e tyre për forcimin dhe përhapjen e kësaj gjuhë, fryme dhe kulture politike të debatit pa shere, pa paragjykim­e, epitete dhe metafora ofenduese. Aq sa arti i qeverisjes apo lidershipi­t po reduktohet në një ‘ show’ dhe garë batutash pa kripë; më shqetësues­ja është se edhe shumë politikanë të rinj të shkolluar në Perëndim jo vetëm nuk po bëjnë ndryshimin apo diferencën, siç pritej, por po bien dhe ata në jo pak raste në këtë batak, qoftë dhe thjesht me heshtjen e tyre. Kësisoj, komproment­ohet edhe shembulli i mirë i politikanë­ve të tjerë që shquhen për kulturën e komunikimi­t.

Ja pse “Deutchland spricht 2018” përbën një rast të dobishëm reflektimi dhe pikë referimi edhe për Shqipërinë, për njerëzit e thjeshtë dhe politikanë­t më të lartë, që të mos bërtasin dhe çirren, por të mësojnë të flasin dhe bisedojnë si në një shoqëri të vërtetë demokratik­e, ku gjithçka fillon nga fjala; që ajo të mos pengohet, përndiqet dhe burgoset, por edhe të mos jetë “e rëndë si plumbi” e të mos “thyejë kocka”. Lajmi i mirë është se kjo nuk kërkon kurse, trajnime, mastera, ndihma, kushte dhe kritere, por vetëm vullnet pozitiv dhe lidership të vërtetë. Ndaj, fushata të tilla si “Gjermania flet 2018” apo edhe me emra të tjerë, janë mëse të nevojshme dhe të mirëpritur­a edhe te ne.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania