Kryeministrja Bërnabiç në OKB, media serbe: Trampi ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën
Daçiç: Gjithçka që bëjnë shqiptarët, mëngjes i vonë
Gjatë takimeve të bëra javën e kaluar në Nju Jourk në Asamblenë vjetore të OKB- së, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se gjatë takimit që ka pasur me Presidentin Trump i ka thënë se Kosova është një vend i mrekullueshëm me një popull të mrekullueshëm dhe e ndjen dhe e njeh problematikën e Kosovës. Në një prononcim për ' RTK', presidenti po ashtu tha se në takimet që ka pasur me sekretarin Mike Pompeo dhe ambasadoren e SHBA- ve në OKB, ishte një ndjejnë e fuqishme me mbështetje për Kosovën, ku u shpreh qartë se administrata ' Trump' mbështet Kosovën dhe rrugëtimin më të shpejtë për në NATO. Presidenti Thaçi po ashtu pohoi se SHBA- të mbështetin fuqishëm dialogun Kosovë- Serbi dhe marrëveshjen e mundshme historike që mund të arrihet mes dy vendeve. "SHBA konfirmuan qartë se e mbështesin edhe angazhimin që kemi deklaruar, në rast të arritjes së marrëveshjes mes të Kosovës dhe Serbisë, ku mund të përfshihet demarkimi i kufirit dhe korrigjimi i lehtë i kufirit, që do të mbyllte urrejtjen ndërshekullore mes Kosovës dhe Serbisë", deklaroi presidenti Thaçi. Ndërkaq, z. Thaçi ka zhvilluar një tjetër takim me homologun e tij turk, Erdogan. Agjencia turke e lajmeve "Anadolu Agency", ka raportuar se presidenti Erdogan është takuar me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Nju Jork. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Tregtisë Ruhsar Pekcan, ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca, shefi për marrëdhënie me opinionin në Kabinetin e Presidentit të Turqisë, Fahrettin Altun dhe zëvendëskryetari i partisë AKP, Cevdet Yilmaz. Takimi i mbyllur për media është mbajtur në hotelin "Peninsula". Në Nju Jork u mbajt seanca e 73- të e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, që njëherësh është një rast për shumë takime bilaterale të liderëve botërorë. Ndërkaq, ditën e martë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se, "roli i NATO- s në Kosovë ishte jetik për popullin tonë në kohë lufte, kontributi i së cilës vazhdon edhe në ditët e sotme". Situata politike dhe e sigurisë në vend dhe rajon, progresi i arritur në Kosovë, me theks të veçantë procesi i tranzicionit i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, si një forcë multietnike, profesionale dhe sipas standardeve të NATO- s, ishin disa nga temat e këtij takimi. Haradinaj kërkoi mbështetjen e Sekretarit Jens Stoltenberg dhe institucionit që ai drejton. "Institucionet dhe populli i Kosovës e vlerësojnë lartë rolin e NATO- Ivica
Daçiç, ministri i Jas htëm serb, i ka cilësuar të turpshme veprimet e përfaqësuesve të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB- së në Nju Jork. Daçiç ka deklaruar se Prishtina në Nju Jork ka dërguar 41 përfaqësues, ndërsa delegacioni serb i kryesuar nga kryeministrja, Ana Bërnabiç, ka dhjetë anëtarë, transmeton "Lajmi. net". Ministri i Jashtëm serb theksoi se delegacioni i Prishtinës nuk ishte i ftuar zyrtarisht në takim me kryeministrin e Marokut. "Nëse shikoni në "Twitter", mund të shihni lajme të ndryshme, edhe takime nëpër korridore. Ishte një turp i madh kur kryeministrit maroken, Pacolli iu afrua dhe më pas
s", tha kryeministri Haradinaj. KFOR- i në Kosovë është kontribut për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Sekretari i Përgjithshëm i NATO- s, Jens Stoltenberg pohoi se NATO do të ofrojë përkrahje për Kosovën edhe në të ardhmen. shkroi se kishte diskutuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Gjithçka që shqiptarët bëjnë është mëngjes i vonë", ka ironizuar Daçiç. Ndërkaq, mediat serbe raportojnë se presidenti i SHBA- ve, Donald Tramp ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën. Sipas gazetës së Beogradit "Blic", Tramp "personalisht e ka konfirmuar ndryshimin e politikës amerikane lidhur me çështjen e Kosovës". Teksa i ka cilësuar serbët si njerëz të mirë, Tramp, sipas kësaj gazete përkrah vazhdimin dialogut dhe çdo kompromis që do të arrihet nga të dy palët. "Në bisedën e shkurtër e të përzemërt, kryeministrja serbe Ana Bërnabiç e ka falënderuar Trampin për ndryshimin e qëndrimit të administratës së tij lidhur me çështjen e Kosovës", shkruan "Blic". Ndërkohë, kryeministrja serbe tha për takimin me Trampin e: "Nuk mund të them se pata kohë, por e falënderova për botëkuptimin e ri ndaj Serbisë dhe të qëndrimit tonë".