Kontingjenti i FSK- së përfundon trajnimin në Gjermani
MEDIA KOSOVARE
"Kontingjenti i FSK- së së bashku me njësitë e tjera kanë kryer aktivitete si, ndërtimi i pikës së grumbullimit për të ndaluarit e luftës, organizimi, funksionimi, trajtimi i tyre, përcjellja e konvojeve, pikat e kontrollit, ofrimi i sigurisë fizike, perimetri i sigurisë, kontrollimi i personelit dhe evakuimi i civilëve nga fushëbeteja", bën të ditur Radio Televizioni i Kosovës.
"Kontingjenti i FSK- së së bashku me njësitë tjera kanë kryer këto aktivitete si ndërtimi i pikës së grumbullimit për të ndaluarit e luftës, organizimi, funksionimi, trajtimi i tyre, përcjellja e konvojeve,
pikat e kontrollit, ofrimi i sigurisë fizike, perimetri i sigurisë, kontrollimi i personelit dhe evakuimi i civilëve nga fushëbeteja", përcjell Radio Televizioni i Kosovës. Tetarit Arian Ramadani, nga ekipi vlerësues/ kontrollues, i është ndarë "Certifikata e Arritshmerisë", kurse tetari Petrit Qollaku nderua me çmimin "Hero i Hohenfelsit", për angazhim, gatishmëri, përformancë dhe aftësi të dalluara gjatë ushtrimit fushor. Ushtrimi u organizua nga Komanda e 7- të e trajnimit të ushtrisë në Qendrën e Bashkuar Shumëkombëshe të Gatishmërisë në Hohenfels, dhe ishte dizajnuar që të vlerësojë gatishmërinë e Brigadës 173 të Këmbësorisë Luftarake gjatë zhvillimit të operacioneve tokësore në një ambient të kombinuar, si dhe të promovojë bashkëveprimin me 20 shtetet aleate dhe partnere. Në këtë ushtrim morën pjesë rreth 5500 pjesëtarë dhe njësi të ndryshme. Kontingjenti i FSK- së është vlerësuar për motivin e lartë, disiplinën dhe gatishmërinë e treguar gjatë gjithë kohës së realizimit të ushtrimit fushor "Saber Junction 2018".