"Pakti detar", Dedja: Përplasjet mund të vihen përballë Kushtetueses
Kreu i Gjykatës Kushtetuese, në të njëjtin mendim me Presidentin Meta "Gjykata jashtë funksionit, të funksionojë Magjistratura"
Kreu i Gjykatës Kush tetuese, Bashkim Dedja ndan të njëjtin mendim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, sa i përket marrëveshjes Shqipëri- Greqi për çështjen e detit. Edhe pse tregohet i kujdesshëm që të mos bjerë pre e interpretimeve politike lidhur me marrëveshjen e detit, edhe kryetari i kësaj gjykate ndan të njëjtin mendim me kreun e shtetit. "Këto përplasje kushtetuese mund të vihen përpara Gjykatës Kushtetuese. Secili e interpreton siç e vlerëson, president, parlament, qeveri. Kjo është në të drejtën e tyre", u shpreh në një intervistë për "Ora News", Bashkim Dedja. Kreu i Kushtetueses apelon që vlerësimi i figurave të drejtësisë të vijojë më shpejt. "Gjykata Kushtetuese është jashtë funksioni sa i takon vendimmarrjes. Pritet ngritja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të nisë procedura për emërimin e anëtarëve të rinj", u shpreh Dedja. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është jashtë funksioni, pasi 5 prej anëtarëve, mes të cilëve edhe kryetari nuk e kanë kaluar procesin e vetingut, duke dalë jashtë sistemit të drejtësisë. Kreu i Gjykatës Kushtetuese bën thirrje për miratimin e projektligjit për shkollën e Magjistraturës, pasi në të kundërt sistemi do të përballet me pasoja të rënda. "Nëse nuk ndodh një gjë e tillë dhe nuk gjendet një zgjidhje dhe të nisë funk-
sionimi i Shkollës së Magjistraturës, mund të ndodhemi para situatave, të cilat nuk do dëshironim askush të ishim", paralajmëron kreu i Kushtetueses, Bashkim Dedja. Pozita dhe opozita nuk bien dakord me miratimin e ligjit të Magjistraturës, duke e lënë këtë proces në udhëkryq. Deklarata e
kreut të shtetit pak ditë më parë në "Zërin e Amerikës" që vë në rrezik ratifikimin e marrëveshjes së detit e bën dhe më urgjente konstituimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese. E paralizuar që në mars të këtij viti, gjykata që është gardiani i fundit në respektimin e Kushtetutës vijon të jetë vetëm me 2 anëtarë nga 9 që "Presidenti i Shqipërisë me të drejtë mbahet tek Kushtetuta dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kurse nga të shumtët e sotëm, që ishin të paktët e djeshëm në parlament thuhet se s'ka nevojë për Gjykatën Kushtetuese! Kalohet drejtpërdrejt në parlament dhe pakti merr formën fundore…", tha koloneli i "detit", Myslym Pashaj për median.
duhet të ketë. Ndërkohë dje, koloneli i njohur, një prej kundërshtarëve të paktit të parë të detit, Myslym Pashaj u shpreh: "I vetmi shpëtim është qëndrimi i presidentit me plotfuqinë e tij në mbrojtje të Kushtetutës, e cila ka një nen të posaçëm për Marrëveshjet Ndërkombëtare. Presidenti iu ka thënë shqiptarëve se do të ndjekë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ky është ylli polar i ' Paktit Detar 2', udha e shtetit modern shqiptar që ruan integritetin territorial të vendit dhe nuk arrin që të shesë hapësirat e tij për përfitime politike".