Basha, mesazh Ramës: S'më tremb dot dhe as nuk shantazhohem
Kreu i PD- së pyetet në prokurori për rastin "Xhisiela": Regjim kriminal "Më të vendosur për largimin e krimit nga politika"
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, iu bind dje kërkesës së prokurorisë dhe u paraqit në organin e akuzës së Tiranës për të dëshmuar pas kallëzimit të kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, për "kallëzim të rremë" dhe shpifje sa i përket çështjes "Xhisiela". Bashës i mjaftuan 30 minuta për të dhënë sqarime në Prokurorinë e Tiranë për kallëzimin e bërë nga socialisti Balla, por që andej doli me mesazhin e qartë se pavarësisht përpjekjeve, nuk do të mund të trembin opozitën. Në përfundim të seancës së pyetjeve, kryetari i Partisë Demokratike tha se thirrja e tij në prokurori është përpjekje për të trembur opozitën. "Dy deputetë të opozitës janë thirrur sot ( dje) në prokurori; deputeti Salianji, sepse është kallëzuar nga një trafikant i dënuar droge dhe unë i kallëzuar nga një politikan bandit i lidhur me krimin. Kur regjimet e korruptuara dhe të inkriminuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën e dëshpëruar për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të inkriminuar. Thirrja e kryetarit të opozitës në një regjim kriminal për t'u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal", deklaroi kreu i PD- së. Z. Basha bëri të qartë se ai dhe opozita nuk tremben nga ato që i quan makinacione të shtetit privat të Edi Ramës. "Sot kam një mesazh të qartë për Edi Ramën dhe veglat e tij qorre në shtet, media dhe kudo: Partia Demokratike, unë dhe shqiptarët e vendosur për të larguar krimin nga politika, as nuk trembemi, as nuk shantazhohemi dhe as nuk impresionohemi nga makinacionet politike të shtetit privat të Edi Ramës, por jemi të vendosur për të vazhduar "Kur regjimet e inkriminuara janë afër fundit, faza e fundit është përdorimi i shtetit me shpresën e dëshpëruar për të mbytur zërin e opozitës dhe për të shpëtuar pushtetin e tyre të inkriminuar. Thirrja e kryetarit të opozitës nga një regjim kriminal për t'u paraqitur në prokurori nuk është fundi i opozitës, por fillimi i fundit të regjimit kriminal", tha z. Basha.