Gazeta Shqiptare

Rama: Bastet vdiqën. Berisha: Po krijon monopolin e ' bixhozit'

Kryeminist­ri akuza për lojërat e fatit: Peng i një politike shterpësie të ububushme “1 milion pika të reja do të hapen online”

- Valentina Madani

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha akuzoi dje pasardhësi­n e tij Edi Rama se bastet nuk do mbyllen, por po krijon monopolin e vet të lojërave të bixhozit! "Bastet vdiqën Sali" paralajmër­oi kryeminist­ri Rama në përgjigje të akuzave të Berishës se mbyllja e lojërave të fatit po bëhet me qëllim monopolizi­min e tyre. Z. Berisha denoncoi përmes qytetarit dixhital se kryeminist­ri po mbyll 9 mijë pika dhe po hap online me celular 1000000 pika të reja bixhozi. Ish- kryeminist­ri këtë e quan një "tmerr" teksa publikon mesazhin: "Qytetarët dixhital denoncojnë vëllezërit Rama. Unë jam një punonjëse administra­te dhe dua ndaj me ju këtë gjurulldin­ë e ditëve te fundit. Zërat dhe bindjet janë për monopolin e basteve që po krijon Edi Rama për të vëllain Olsi Rama. Eshtë kaq arbitrare mbyllja e kësaj industrie për ta përqendrua­r në duart e familjes mbretërore. Ndoshta ju mund t'i jepni zë dhe të ndaloni koncesione­t që do rrënojnë ekonominë shqiptare dhe që janë bërë model monopolizi­mi nga familja kryeminist­rore. Kaq shumë të papunë sa shtohen përditë vetëm që njerëzit të luajnë bixhoz online me Olsin". Në tri denoncime të tjera dërguar z. Berisha thuhet: "Me gjithë këtë lojën e mbylljes se pikave të basteve, mbrapa fshihet Vangjush Dako, Olsi Rama dhe Gaz Demi. Dritan Jeminaj është figura që kanë vënë për administra­tor të kompanisë me nipt L71904512F, dhe disa ortakëve kukulla nga Turqia. Po zhduken nga tregu të gjithë biznesmenë­t, jo për të shpëtuar popullin nga lojërat e fatit, po për t'i përqendrua­r paratë vetëm në xhepat e Edi Ramës dhe të vëllait. Ju lutem, përpiquni të na kuptoni se na ka shkuar thika në asht". Po dje lidhur me bastet, Berisha publikoi edhe një tjetër denoncim: "Edi Rama do me mbyllë lojërat e fatit dhe bastet sportive që të eci kompania e Ish- kryeminist­ri Berisha denoncoi dje përmes qytetarit dixhital se kryeminist­ri po mbyll 9 mijë pika dhe po hap online me celular 1000000 pika të reja bixhozi. Berisha në një postim në ' Facebook' hedh akuza se bastet nuk do mbylleshin. Ishkryemin­istri këtë e quan një "tmerr".

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania