Gazeta Shqiptare

Kriza, Meta: Kanabisi dhe bastet s'janë zgjidhje për shqiptarët

Debati për mbylljen e lojërave të fatit, presidenti: Integrim në tregun e punës "Lufta kundër varfërisë nuk zgjidhet me një thes me miell"

-

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u përfshi dje në debatin për mbylljen e lojërave të fatit, duke përcjellë mesazhin se bastet dhe kanabisi nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria. Sipas tij, vetëm puna është zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria. Me rastin e Ditës Ndërkombët­are të Zhdukjes së Varfërisë, presidenti vizitoi dje fabrikën "City Tex", një biznes social të suksesshëm, ku janë punësuar mbi 100 vajza dhe gra të zonës së Mulletit dhe Petrelës, i shoqëruar nga Shkëlzen Marku i fondacioni­t "Yunus Social Business Albania" dhe nga përfaqësue­s të Ambasadës së SHBA- ve dhe të USAID- it. Tematika e Organizatë­s së Kombeve të Bashkuara e shpallur për vitin 2018 me rastin e kësaj dite të rëndësishm­e është "Të gjithë së bashku për të ndërtuar një botë gjithëpërf­shirëse të respektit universal për dinjitetin dhe të drejtat e njeriut". Në këtë kontekst, gjatë vizitës në fabrikën "City Tex", Presidenti Meta vuri në dukje se Dita Ndërkombët­are për Zhdukjen e Varfërisë duhet të na shërbejë si një reflektim dhe "kambanë alarmi" për të gjithë, për më shumë përpjekje në luftën kundër kësaj plage të madhe të njerëzimit dhe shoqërisë sonë moderne. "Edhe më parë kam mbështetur këtë lloj aktiviteti, për shkak se është një mundësi shumë e mirë për të integruar gratë dhe vajzat në tregun e punës. Ndaj dhe jam sot këtu te ky biznes social i mrekullues­hëm, që po jep kontribut për të luftuar varfërinë, për të integruar gratë dhe vajzat në tregun e punës, si dhe për të siguruar të ardhura të qëndrueshm­e për dhjetëra familje", - tha Presidenti Meta.

MESAZHI

Kreu i shtetit, Ilir Meta përmendi se mbështetja e këtij sektori është zgjidhje për të luftuar varfërinë dhe për t'i larguar shqiptarët nga veset e këqija. "Duhet të mendojmë të gjithë në këtë drejtim, që të kemi një shoqëri më të shëndetshm­e. Nuk mund të jetë zgjidhje as nxitja e kanabisit apo forma e ' aventura' të tilla, që e dimë se sa shumë i kanë kushtuar vendit dhe familjeve shqiptare. Janë mijëra njerëz që janë nëpër burgje, strese pa fund e shkatërrim­e familjesh që ka prodhuar ky fenomen. As bastet nuk janë zgjidhje për të shpëtuar nga varfëria, por vetëm puna e qëndrueshm­e, me standarde, me përgjegjsh­mëri të tillë sociale, që ne duhet ta nxisim më shumë duke motivuar dhe duke mbështetur ata investitor­ë, të cilët e tregojnë këtë me shembuj konkretë. Lufta kundër varfërisë nuk zgjidhet as me një thes me miell. Natyrisht, çdo kontribut, çdo bamirësi

është pozitive, por rruga e sigurt dhe e qëndrueshm­e është rruga e integrimit në tregun e punës. Kjo është e vetmja rrugë që secili të ketë një jetë të qetë, një jetë të sigurt dhe të kontribuoj­ë për zhvillimin ekonomik të familjes së tij dhe komuniteti­t ku bën pjesë. E ardhmja e Shqipërisë janë këto aktivitete, janë shërbimet, por në mënyrë të veçantë janë turizmi, bujqësia dhe agroturizm­i", - theksoi z. Meta. Presidenti falënderoi mbështetje­n

e USAID për këtë biznes, që siç tha ai, duhet të kthehet në një model motivues për shoqërinë shqiptare. "Gëzohem shumë që shoh shumë vajza të reja këtu dhe ky është një tregues shumë i mirë dhe shumë pozitiv. Falënderoj USAID- in dhe qeverinë amerikane për ndihmën dhe mbështetje­n që i jep këtij biznesi social dhe duhet të bëjmë çdo gjë që edhe ne të kontribuoj­më më shumë për t'i shumëfishu­ar këto lloj biznesesh, për t'i bërë një mod-

el udhëheqës dhe motivues për të gjithë shoqërinë, mënyrë që të mos respektohe­t më ai që është më i fortë, ai që është më i parregullt, ai që shkel rregullat e lojës, por në këtë shoqëri duhet të respektohe­n njerëzit që sjellin vlera, njerëzit që tregojnë kujdes për ata që janë më në vështirësi, që u japin dorën, që i integrojnë dhe që i ndihmojnë të ecin vetë në jetë me mundësitë e tyre dhe me dinjitetin e tyre", - u shpreh z. Meta.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania