Gazeta Shqiptare

Braktisja e takimit të 13 të MSA, Kukan: Nuk ishte strategji e mirë

"Luftoni krimin, zgjidhni ngërçin në drejtësi"

-

Raportuesi

në hije për Shqipërinë, Eduard Kukan, shprehet se braktisja e takimit të 13 të MSA- së në Bruksel nga opozita nuk ishte një strategji e mirë, edhe pse opozita ka evidentuar akuza shumë serioze lidhur me Taulant Ballën dhe se vazhdon të marrë informacio­ne me ato, që ajo i quan si "aktivitete kriminale" të Taulant Ballës. Sado serioze të jenë gjërat, unë mendoj se kjo çështje duhet zgjidhur në Shqipëri, në Kuvendin e Shqipërisë dhe jo të tentohet të zgjidhet në Parlamenti­n Europian. Në këtë kuptim, vendimi i tyre nuk ishte i drejtë. Më pas, deputetët e opozitës nuk morën pjesë më në takim. Gjithsesi, ishte pozitive që takimi u zhvillua dhe mundëm të shpreheshi­m. Edhe ne aprovuam një dek- laratë të përbashkët. Disa amendament­e u aprovuan, disa u hodhën poshtë. Do mbetet në histori që në takimin e 13 të komitetit të MSA- së u aprovua një deklaratë e përbashkët e ekuilibrua­r. Këshilla ime për deputetët e PD- së është kjo: Nëse ata do të kishin qëndruar, do të mund t'i kishin përsëritur akuzat shumë herë. Ata e bënë këtë vetëm një herë dhe pastaj ikën. Nuk mendoj se ishte një strategji e mirë", - tha z. Kukan. Në një intervistë për "ABC News" eurodepute­ti Kukan foli edhe për reformat integruese. "Reforma e drejtësisë dhe procesi i vetingut është një reformë shumë e vështirë. Ne e kuptojmë shumë mirë që është e komplikuar. Por ia vlen vërtet që të merren të gjitha masat për zbatimin e saj. Problemet e tjera, të cilat janë pasqyruar në rezolutë lidhur me krimin e organizuar, korrupsion­in, pastrimin e parave dhe kultivimin e kanabisit janë një mesazh i qartë për lidershipi­n politik dhe për qeverinë, që ne i njohim problemet, i kemi shënuar ato dhe nëse nuk do ketë progres pasi i kemi artikuluar disa herë këto çështje, atëherë ky do bëhet problem edhe më i madh", u shpreh z. Kukan.

 ??  ?? Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në Petrelë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dje në Petrelë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania