Gazeta Shqiptare

PD akuza Ballës për udhëtimet me çarter, deputeti i PS: Padi edhe për Strazimiri­n

Kreu i Grupit të PS: Kemi rivendosur komunikimi­n me PD për reformën zgjedhore Balla paditi për shpifje Bashën, Salianjin dhe Hoxhën

-

Kryetari i Grupit Par lamentar të PS, Taul ant Balla ka bërë një tjetër padi të re ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, deputeti Ervin Salianji dhe ishkreut të policisë bashkiake Florenc Hoxha, ndërsa ka njoftuar edhe padinë ndaj deputetit tjetër të PD- së, Gent Strazimiri. Balla ka dorëzuar padinë në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda për kallëzim të rremë në lidhje me akuzat e çështjes së vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Tre zyrtarët e PD akuzohen për veprën penale "Shpifje" dhe "kallëzim të rremë". "Pas depozitimi­t të kallëzimit në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, mësova se të kallëzuarv­e të sotëm u ishte shtuar me vullnetin e tij të plotë prej shpifësi, Gent Strazimiri. Të cilin ju informoj publikisht se do ta bashkoj me shokët e vet në radhën e shpifësve të kallzuar prej meje. Plani i kontribute­ve nga xhepat e shpifësve për Fondin e Edukimit, ecën për bukuri. Mirëpresim shpifësin e radhës",- u shpreh Balla. Reagimi i Ballës erdhi pas akuzave të deputetit demokrat, Gent Strazimiri.

Strazimiri tha se Balla hesht dhe nuk jep shpjegime lidhur me paratë që sipas PD- së, Balla ka shpenzuar për udhëtime me Charter me biznesmeni­n e dënuar për trafik droge, Edmond Bego. Strazimiri ka thënë sot se opozita nuk do të bëhet fasadë e qeverisë. "As në Bruksel, as në Tiranë, opozita nuk ka për të luajtur teatrin që i duhet Edi Ramës, për t'u bërë fasada e pushtetit absolut të krimit të organizuar. Taulant Balla u vetëshpall njeriu i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por krahu i djathtë i Edi Ramës nuk ka dhënë akoma asnjë përgjigje për 57 udhëtimet në Europë me Edmond Begon, mikun e tij trafikant ndërkombët­ar droge. Taulant Balla, i cili jep opozitës leksione europianiz­mi, nuk ka shpjeguar akoma se ku i ka gjetur lekët për të udhëtuar me charter bashkë me Edmond Begon. Ligji e ndalon Taulant

Ballën të marrë dhuratë mbi 100 mijë lekë, ndërkohë që 1 udhëtim me charter kushton të paktën 30 mijë euro",tha Strazimiri.

REFORMA ZGJEDHORE

Nga ana e tij, pavarësish­t sherrit në Bruksel kreu i grupit socialist Taulant Balla tha se PS dhe PD kishin vendosur tashmë komunikimi­n për reformën zgjed-

hore. "Dialogu zhvillohet në institucio­ne. Besoj që kemi rivendosur komunikimi­n për sa i përket kodit zgjedhor dhe në të njëjtën frymë duhet të diskutojmë dhe për çështje të tjera të rëndësishm­e", tha dje, në një dalje për mediat, Balla. "Ajo shfaqja e turpshme në PE le të jetë një akt i fundit i sjelljes në vite të ndryshme të gjithë politikës shqiptare në Bruksel. Nuk ka pasur dhe Tre zyrtarët e PD akuzohen për veprën penale "Shpifje" dhe "kallëzim të rremë". "Pas depozitimi­t të kallëzimit në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, mësova se të kallëzuarv­e të sotëm u ishte shtuar me vullnetin e tij të plotë prej shpifësi, Gent Strazimiri.

nuk ka një vend tjetër në rrugën e anëtarësim­it në BE apo në të njëjtën fazë me ne të procesit të integrimit, që opozita të shfrytëzoj­ë mikrofonat e sallave të PE, apo të Këshillit, apo të Komisionit, për të sharë vendin e vet. Kemi çfarë kemi, duhet t'i diskutojmë këtu. Sjellje si ajo e kryetarit të Komisionit të Integrimit nuk i bëjnë nder Shqipërisë",- tha Balla.

 ??  ?? Këshilli Ekonomik Kombëtar
Këshilli Ekonomik Kombëtar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania