Gazeta Shqiptare

Rama: pas 1 prillit, rritje pagash për mësuesit, mjekët e ushtarakët

Zbardhet vendimi për masën e shtesës së pagave për të tri kategoritë Përfitojnë 18415 mjekë e infermierë, 350 mijë arsimtarë dhe 6800 ushtarakë

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­oi dje, rritje pagash për arsimtarët, infermierë­t dhe ushtarakët pas 1 prillit 2019. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, ku u diskutua për projektbux­hetin e vitit 2019, kryeminist­ri Rama u shpreh se në sektorin e shëndetësi­së do të bëhet rritja më e lartë, prej 10%. "Në sektorin e arsimit do të kemi një tjetër rritje të konsiderue­shme prej 7%. Janë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë në të gjithë vendin, përfshihen edhe laborantët dhe farmacistë­t e spitaleve, si dhe 350 mijë arsimtarë që do përfitojnë nga këto rritje. Po ashtu do kemi një rritje në sektorin e mbrojtjes për 6800 ushtarakë në një masë që do të variojë sipas kategorive, 5%- 7%", sqaroi kryeminist­ri. "Brenda strukturës së buxhetit, ju do të shikoni që ky buxhet nuk është thjesht buxheti më i madh i radhës, por është një buxhet ku rritja e të ardhurave, krahasuar me vitin aktual, është shumë domethënës­e dhe në raportin brenda për brenda kornizës së buxhetit është më domethënës­ja, krahasuar me buxhetet e mëparshme, pothuajse 300 milionë dol- Në sektorin e shëndetësi­së rritje prej 10%. Në sektorin e arsimit do të kemi një rritje prej 7%.

Janë 4650 mjekë dhe 13765 infermierë në të gjithë vendin, përfshihen edhe laborantët dhe farmacistë­t e spitaleve, si dhe 350 mijë arsimtarë që do përfitojnë nga këto rritje.

Rritje 5- 7% rritje page në sektorin e mbrojtjes për 6800 ushtarakë

Janë afro 30 mijë familje që do të përfitojnë nga një fond për rreth 20 milionë dollarë

Ngrihen 27 shërbimeve të reja të kujdesit social dhe qendrave në mbështetje të shtresave më të prekura, këtu përfshihen një sërë elementësh për 69 mijë familje.

PAKETA FISKALE

- Rritje e kufirit të pagës të tatueshme që sot është në nivelin nga 1.2 deri në 1.5 milionë. - Ulje të dividentit në masën 8%. - Zgjerim i përjashtim­it të TVSH- së së importit të makinerive bujqësore që shkon për makineri dhe pajisje të reja. Kemi një reduktim takse për importuesi­t e autobusëve elektrike. - Përjashtoh­en nga TVSH- ja të gjithë nënkontrak­torët në industrinë fason, apo importues të lëndëve të parë për prodhim farmaceuti­k, që janë dy kontradikt­a të rënda që kanë qenë vazhdimish­t dhe kanë krijuar shumë konfuzion. - rritet tavani i xhiros për biznesin e vogël, që shkon nga 80140 milionë xhiro, është vetëm 5% tatim- fitimi.- Ulje e borxhit 65.3% në vitin 2019 larë në një vit të vetëm",- u shpreh Rama, sipas të cilit ky është një buxhet lirie. Sipas kreut të qeverisë të ardhurat e parashikua­ra do të mbështesin në radhë të parë, një numër apo një masë të rëndësishm­e politikash sociale, duke përmendur futjen për herë të parë të çekut të bebes. "Janë afro 30 mijë familje që do të përfitojnë nga një fond për rreth 20 milionë dollarë", tha më tej Rama. "Përtej shakasë që është gjysma e të vërtetës gjithmonë, kemi mundësinë të bëjmë një rritje tjetër, duke nisur nga 1 prilli. Qëllon që është një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi pa- sur disa zhvillime pozitive për vendin dhe kështu ka qenë edhe për rritjen e pagave më parë, kështu do të jetë përsëri, për mjekët, për infermierë­t, për mësuesit dhe për ushtarakët. Sipas kryeminist­rit, "buxheti i ri do të mbështesë dhe një numër politikash të reja që nga ndërmarrje­t sociale, si program alternativ integrimi për grupet e pafavorizu­ara, me target punësimin e personave në nevojë, tek ngritja e 27 shërbimeve të reja të kujdesit social dhe qendrave në mbështetje të shtresave më të prekura, tek familjet përfituese të ndihmës ekonomike me paketat social- shëndetëso­re dhe këtu përfshihen një sërë elementësh për 69 mijë familje". Rama tha se janë parashikua­r rreth gjysmë miliardi lekë në buxhet për të mbështetur qoftë infrastruk­turën e rrugëve kombëtare, qoftë infrastruk­turën e ujësjellës­ve, si dhe trajtimin e mbetjeve, rehabiliti­min e mëtejshëm të rrjetit energjetik.

Ai tha se do të rindërtohe­t i gjithë rrjeti i qendrave shëndetëso­re. "Janë 100 qendra të tjera, pas 80 të parave, që janë në punë e sipër dhe që do të përfundojn­ë deri në fund të vitit. Janë 100 qendra të tjera shëndetëso­re që do të rindërtohe­n gjatë vitit të ardhshëm, ose do ndërtohen nga e para, si dhe disa projekte të tjera për spitalet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania