Gazeta Shqiptare

Amortizimi, peshkarexh­a 60 ton fundoset në kalatën lindore të portit të Durrësit

"Të ngrihet një kantier për riparimin e mjeteve tona lundruese" Peshkatarë­t: Situata alarmante, 50 për qind e flotës së peshkimit është në rrezik mbytjeje

- Klodiana Haxhiaj

Një anije peshkimi 20 m e gjatë me tonazh 60 ton është mbytur mëngjesin e djeshëm në portin e Durrësit. Bëhet fjalë për peshkarexh­ën

"Klodi" me pronar Adem Pojana, e cila u fundos në kalatën lindore vetëm pak minuta pasi ishte sjellë aty nga deti ku kishte pësuar defekt. Burimet zyrtare nga Kapiteneri­a e Portit të Durrësit bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se pronari i anijes kishte kërkuar ndihmën e rimorkiato­rit për ta ankoruar në breg peshkarexh­ën, pasi kishte pësuar defekt. Mësohet se anija e peshkimit është ankoruar në kalatën lindore aty ku ndodhej ish- kantieri i riparimit të anijeve, por ajo është fundosur, pasi kishte futur shumë ujë në ambientet e brendshme të saj. Taulant Allka, kapiten i portit të Durrësit tha se kapiteni i anijes po punon dhe ka kontraktua­r vinçat për të nxjerrë anijen e për të bërë riparimin e saj. Në portin më të madh të vendit, problemi me i madh i të gjithë industrisë se peshkimit është mungesa e një kantieri detar për riparimin e anijeve të peshkimit. Ish- kantieri ku ndërto- heshin dhe riparohesh­in anijet u privatizua nga një kompani private, e cila në mënyrë arbitrare shkatërroi kantierin duke e çuar për shkrirje në metalurgji­kun e Elbasanit. Në mungesë të kantierit për riparimin e anijeve, armatorët durrsakë janë të detyruar të riparojnë mjetet e tyre lundruese jashtë vendit, ku kostoja është disa herë më e lartë. Të ndodhur në një situatë të tillë, peshkatarë­t e Durrësit kërkojnë ndërtimin e një kantieri detar për riparimin e anijeve të tyre. Ata thonë se 50 për qind e flotës së peshkimit është në rrezik mbytje, pasi anijet janë amortizuar plotësisht nga mungesa e riparimeve. "Shumë investitor­ë të huaj janë ofruar në port për të ngritur një kan- tier, i cili është biznes i sigurt dhe fitimprurë­s, por deri tani autoritete­t shtetërore nuk u kanë dhënë atyre hapësirat e nevojshme në këtë fushë. Flota është drejt rrënimit total, në situatën ku gjendet 10 vitet e fundit. Edhe një muaj më parë, një anije peshkimi e Durrësit u mbyt në grykëderdh­jen e Semanit për shkak të amortizimi­t",- u shprehën peshkatarë­t e Durrësit. Peshkatarë­t e Durrësit dje u shprehën për "Gazeta Shqiptare" se shumë investitor­ë të huaj janë ofruar në port për të ngritur një kantier, i cili është biznes i sigurt dhe fitimprurë­s, por deri tani autoritete­t shtetërore nuk u kanë dhënë atyre hapësirat e nevojshme në këtë fushë. "Ata dhanë alarmin duke thënë se flota është drejt rrënimit total, në situatën ku gjendet 10 vitet e fundit".

 ??  ?? Vendi u fundos peshkarexh­a
Vendi u fundos peshkarexh­a
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania