Gazeta Shqiptare

Misteri, gjendet fuoristrad­a e qëlluar me breshëri plumbash e me njolla gjaku brenda

Dyshohet që shënjestra të ketë qenë Artan Koçeku, i akuzuar për vrasjen e Angjelin Shkambit Automjeti me targa false ishte braktisur në fshatin Shtoj i Vjetër, "zhduket" i plagosuri

-

Një makinë e qëlluar me armë zjarri dhe me njolla gjaku brenda është gjetur nga policia e Shkodrës në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Shtoj i Vjetër të njësinë Rrethina. Mësohet se mjeti tip "fuoristrad­ë" me ngjyrë të kuqe që u gjet në afërsi të shinave të trenit është qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas është lënë e braktisur. Momentalis­ht dyshohet se një person që ka qenë brenda makinës është plagosur. Ndërkohë që deri tani ende nuk ka asnjë lloj informacio­ni sekush është plagosur dhe ku ndodhet ai. Ndërkaq, burime nga vendi i ngjarjes, por edhe burime nga policia lokale bënë dje me dije se dyshohet që brenda makinës të ketë qenë një person problemati­k, i cili ka qenë objektivi i autorëve të krimit. Blutë kanë shoqëruar shumë persona në zonën ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa janë marrë në pyetje shumë të tjerë për të hedhur më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur. Një prej të dyshuarve kryesor, por jo i vetëm sipas burimeve nga vendngjarj­a dhe policisë është edhe shtetasi Artan Koçeku. Ky i fundit është person i shpallur në kërkim që në dhjetorin e 2017- ës si autor i dyshuar për vrasjen e Angjelin Shkambit, ngjarje kjo e ndodhur tek varrezat e Stom Golemit në Shkodër. Kjo vrasje dyshohet nga policia se erdhi pas një borxhi mes viktimës dhe autorit për pazare droge.

HETIMET

Sipas hetuesve të çështjes, fuoristrad­a, e cila është qëlluar me breshëri plumbash natën e 14 tetorit të këtij viti rezulton se ka targa të vjedhura dhe të mbivendosu­ra. Nga ana tjetër, pohohet se

në spitalin rajonal të Shkodrës që nga nata e 14 tetorit nuk ka shkuar asnjë person i plagosur me armë. Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një rrugë dytësore që nuk ka qarkullim të shpeshtë dhe larg vëmendjes së njerëzve, detaje këto që e vështirëso­jnë punën e policisë. Ndonëse ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës, policia e ka mbajtur të fshehur deri ditën e djeshme. Ndryshe nga rastet e tjera, kjo ngjarje nuk është dhënë në njoftimin për shtyp. Nga ana tjetër, blutë po hetojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje. Konkretish­t, po hetohet për identifiki­min e personave që kanë qëlluar me armë zjarri fuoristrad­ën si dhe për të gjetur nëse personi i plagosur është i dyshuari Artan Koçeku apo ndonjë tjetër. Në vendngjarj­e janë ende disa pjesë të shiriti të policisë që ka rrethuar zonën

ku ka ndodhur ngjarja si edhe dorezat e ekspertëve të grupit hetimor. Po ashtu është arritur që të sigurohet edhe një foto e fuoristrad­ës të qëlluar me breshëri plumbash.

VRASJA NË 2017- ËN

Paraditen e 17 dhjetorit të vitit që shkoi, në varrezat e Stom- Golemit u vra 32- vjeçari Angjelin Shkambi. Policia e Shkodrës në bashkëpuni­m me prokurorin­ë e këtij rrethi, pas veprimeve hetimore kanë bërë të mundur identifiki­min dhe shpalljen në kërkim të Artan Koçekut nga fshati Pog, si autor i dyshuar për ekzekutimi­n e Shkambit. Pas ngjarjes, blutë pohuan se 27vjeçari i dyshuar ka qenë me leje shpërblimi nga burgu i Peqinit, ku vuante dënimin për disa ngjarje të ndodhura në vitin 2013, për veprën penale "Vjedhja me arme?". Po të njëjtat burime thanë në atë kohë se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti për shkak të një borxhi prej rreth 30 mijë euro

që autori i dyshuar, Artan Koçeku i ka pasur viktimës Angjelin Shkambi. Sipas hetuesve të çështjes, autori ka pasur një komunikim me telefon me viktimën përpara se të ndodhte ngjarja dhe të dy bashkë janë takuar tek varrezat e Stom Golemit për t'u sqaruar mes njëri- tjetrin. Pas një debati mes tyre në makinën e viktimës, Artan

Koçeku dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të Angjelin Shkambit. 32 vjeçari mori 3 plumba, dy kokë dhe një në shpatull dhe për pasojë gjeti vdekjen e menjëhersh­me. Borxhi prej 30 mijë euro që autori i kishte viktimës sipas burimeve policore dyshohet se është për shkak të pazareve të drogës. Angjelin Shkambi në prill të

2017- ës u arrestua si pjesë e operacioni­t "Early Spring" ku në pranga ranë 17 persona të akuzuar si autorë të parcelave me rreth 100 mijë rrënjë cannabis sativa të asgjësuara nga policia në Dukagjin. Më pas nga "Arrest me burg" në Shkallën e Parë, gjykata e Apelit dha ndaj tij masën lehtësuese "Detyrim me paraqitje".

 ??  ?? Fuoristrad­a e qëlluar nga plumbat
Fuoristrad­a e qëlluar nga plumbat
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania