Gazeta Shqiptare

Rraja mbetet në qeli, debate në gjyq mes avokatit e gjyqtarëve

Gjykata e Apelit mban në burg djalin e deputetit të PS, Rrahman Rraja Mbrojtja: Shkelje e të drejtave të njeriut

-

Në Shqipëri, Gjykata e Apelit konfirmoi të mërkurën masën e ' arrestit me burg' për Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, i vënë në pranga pasi akuzohet për përndjekje­n e ishtë dashurës së tij Xhisiela Maloku. "Zëri i Amerikës" shkroi se avokati kërkoi lirimin e të riut, duke pretenduar se po shkeleshin të drejtat e njeriut, ndërsa vetë Maloku ishte në sallën e gjyqit për të kërkuar lirimin e të riut.

Vajza 25- vjeçare, bëri kallëzim ndaj ish- të dashurit Rraja në muajin korrik, duke e tërhequr më pas. Megjithatë çështja i kaloi prokuroris­ë. Maloku i ishte drejtuar disa herë policisë, duke akuzuar Rrajën, me të cilin kishte pasur një marrëdhëni­e të gjatë dashurie, për kërcënime dhe dhunë ndaj saj. Në deklarimet e saj ajo ka pranuar se është detyruar të tërhiqet për shkak të frikës që kishte nga hakmarrja e djalit.

Episodi që çoi në arrestimin e të riut Rraja, lidhet me dhunën që ai kishte ushtruar ndaj Malokut në një dhomë hoteli. Por në dy intervista televizive, vajza mohoi që ndaj saj të ishte ushtruar dhunë, duke deklaruar se ajo e kishte bërë gjithçka nga xhelozia dhe se kallëzimi i saj kishte qenë i rremë. Edhe gjatë seancës së djeshme, ka pasur debate mes avokatit të Rrajës dhe trupës gjykuese, e cila i ka mëshuar faktit se vajza ka bërë disa herë denoncime në polici, pranë oficerëve të ndryshëm, duke dhënë megjithatë të njëjtat deklarime për dhunë nga ana e Rrajës.

Nga ana tjetër, edhe ekspertiza mjeko- ligjore e realizuar pas denoncimit të Malokut në polici, konfirmoi shenjat e dhunës në trupin e vajzës. Është pikërisht ekspertiza mjeko- ligjore ajo që ka mbajtur në pranga Rexhep Rrajën,

sikundër dhe një përgjim i kryer më 29 shtator, gjatë ballafaqim­it mes dy të rinjve në prokurori, ku sërish Rraja ka kërcënuar vajzën.

FLET XHISELA MALOKU

Pasi ish- i dashuri i saj Rexhep Rraja u la sërish në burg, nga jashtë Gjykatës së Apelit Xhisiela Maloku ka bërë ' avokatin' e tij mbrojtës, pavarësish­t se ishte denoncimi i saj për përnd-

jekje që e çoi pas hekurave.

Në një prononcim për gazetarët 25- vjeçarja tha se kishte shkuar në gjykatë për ta mbështetur ish- të dashurin, pasi ishte i pafajshëm. Po ashtu Xhisiela tha se me Rrajan kishte kontakte dhe se kishin marrëdhëni­e të mirë shoqërore.

"Erdha për ta mbështetur, për arsye të trafikut arrita vonë. Kjo bëri që mos të isha në gjykatë. Në seancën

tjetër do e mbështes. Nuk jam viktimë. S'kam presion. Këtë e kam bërë edhe deklaratë noteriale. Ato që kam thënë në media janë të vërteta, dhe duhet të më besoni. Oficeri i policisë është në azil. Skam informacio­ne të tjera. Kam kontaktuar me të, kam marrëdhëni­e të mira. Kemi marrëdhëni­e shoqërore. Erdha për ta mbështetur në gjykatë",- tha Xhisiela.

 ??  ?? Faksimil e përgjimeve
Faksimil e përgjimeve
 ??  ?? Rexhep Rraja, në gjykatë
Rexhep Rraja, në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania