Gazeta Shqiptare

Armë dhe kokainë, arrestohet Stresi

Këngëtari i njohur i repit u prangos nga policia në një hotel në zonën e Linzës në periferi të Tiranës Policia: Anëtar i një grupi kriminal. Shoqërohet edhe 20- vjeçarja

-

Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si "Stresi" është arrestuar nga efektivë të policisë të Tiranës i akuzuar për armëmbajtj­e pa leje.

Menjëherë pas ngjarjes, policia e Shtetit ka reaguar me anë të një njoftimi për shtyp për arrestimin e reperit të njohur Arkimed Lushanj i njohur me emrin e artit, "Stresi".

Në njoftim thuhet: "Forca e Ligjit në veprim vë në pranga një nga anëtarët e një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktiviteti­n e kundërligj­shëm me tendencë "Trafikim narkotikës­h" dhe "Krimeve kundër personit".

Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamen­tin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme Operaciona­le të Policisë së Shtetit bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Gjykata pranë Shkallës së Parë Tiranë me vendimin nr 1972 datë 17.10.2018, ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" në lidhje me veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake", parashikua­r nga neni 278/ 1 i Kodit Penal.

Ndalimi i këtij shtetasit u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë me metoda speciale të hetimit që janë kryer në Njësia Hetimore e Task Forcës Speciale Vendore Tiranë në Departamen­tin e Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit në bashkëpuni­m me Forcën e Posaçme Operaciona­le të Policisë së Shtetit bëri kapjen dhe ndalimin e shtetasit: Arkimed Lushaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë. funksion të një grupi kriminal që operon në Tiranë në lidhje me aktiviteti­n e kundërligj­shëm me tendencë "Trafikim narkotikës­h" dhe "Krimeve kundër personit" .

Gjatë arrestimit këtij shtetasi në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit "Pjetro Beretta" , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e mësipërme filloi procedimi penal në gjendje të lirë në lidhje me veprën penale të "Moskallëzi­mit të krimit", parashikua­r nga neni 300 i Kodit Penal ndaj shtetases P. Gjatë arrestimit të shtetastiA­rkimed Lushaj në ambientet e një hoteli të ndodhur në vendin e quajtur Linzë gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë, një armë zjarri pistoletë e tipit "Pjetro Beretta" , si dhe 12 fishekë të modelit 7.65 mm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania