Gazeta Shqiptare

S'ka fejesë! Sardi ndahet nga e dashura, shkak tradhtia

Ja e vërteta që "u mbulua" nga kontrata e punës së balerinës

- Egla Xhemali

Ai asnjëherë nuk e kishte pranuar publikisht lidhjen e dashurisë, por të gjithë miqtë e rrethit të tij e dinin se balerina e njohur e Tv Klan, Jora Hodo, dhe Dj Sardi janë tre vjet në një romancë. Dashuria që kishte lindur në korridoret e ' Dance with me' vijoi edhe jashtë skenës së baletit. Jo rrallë herë Sardi dha sinjale nga llogaritë e tij sociale, me ndonjë foto e me mesazhe të koduara që ishte në një romancë dhe pse donte ta mbante raportin jashtë medias rozë. Burime për "Gazeta shqiptare" pohojnë se çifti ka qenë në hedhjen e një hapi tepër të rëndësishë­m, të cilin Sardi e ka prishur. Mësohet se ata kanë qenë gati për të zyrtarizua­r lidhjen e tyre në fejesë, por Sardi e ka tradhtuar bukuroshen. Akoma nuk dihet shkaku i kësaj tradhtie, pse Sardi preferoi të zgjidhte këtë lloj mënyre për t'u shkëputur përfundimi­sht nga e dashura e tij. DJ më i dashur i tregut muzikor para një viti ka qenë i ftuar te "Rudina", e cila i bëri pyetje për raportin e dashurisë që ai ndodhej, por Sardi e anashkaloi. Duke përgjithës­uar dashurinë, ai tha se është gjithmonë i dashuruar: "Jeta është shumë e shkurtër për të mos dashuruar… ", - dhe shtoi se të dashurosh është një ndjenjë pozitive, edhe pse e përgjithës­on ndjenjën duke thënë "duhet të dashurosh ? do gjë". Por, historia bëhet edhe më interesant­e nga mohimet e vazhdueshm­e që Sardi ka bërë lidhur me një foto të postuar të Jorës, ku sërish refuzoi të pranonte se ishte në një lidhje me të: "Nuk është e dashura ime, është një mikesha ime shumë e ngushtë…" Kudo në media po qarkullon lajmi se Sardi dhe Jora i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë e se shkaku i vërtetë sipas njerëzve të afërt të çiftit, është një kontratë profesiona­le e Jorës në Amerikën Latine. Kjo mund të jetë një prej arsyeve, por nuk kanë qenë të pakta rastet kur mjaft çifte të show bi- zzit kanë arritur të mbajnë lidhje në distancë. Nuk është e besueshme kjo hipotezë që personat e tyre të besuar hedhin për të "mbuluar" të vërtetën e historisë së ndarjes së miqve të tyre. Deri më tani lajmi nuk është konfirmuar nga çifti. Kujtojmë se kjo nuk është lidhja e vetme e show bizzit që merr fund në këtë lloj mënyre. Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra që ishin gati të mbanin ceremoninë e mar- tesës u ndanë paqësisht me njëri- tjetrin pa i kushtuar dhe aq rëndësi atij momenti. Shpresojmë që ndarje të tilla të bujshme si kjo e Dj Sardit dhe e çiftit tjetër të estradës shqiptare të mos ketë më.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania