Gazeta Shqiptare

Përplasje në qeveri, dorëhiqet ministri i Jashtëm i Greqisë

Integrimi në NATO, nisin sot formalisht bisedimet me Maqedoninë Tsipras merr vetë edhe postin e ministrit Kotzias

-

Edhe pse nuk është miratuar përfundi misht marrëveshj­a e Prespës, zhvillime të papritura po ndodhin në palën greke. Pikërisht ditën e djeshme, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke ku sipas raportimev­e paraprake, motivi mendohet të ketë lidhje me pakënaqësi brenda koalicioni­t qeverisës. Burimet e së përditshme­s greke "Kathimerin­i" flasin për një përplasje mes Kotzias dhe ministrit të Mbrojtjes, Panos Kamenos që kanë ndodhur ditën e martë në mbledhjen e qeverisë. Sipas kolegëve të ministrit të Jashtëm që kanë folur në kushte anonimati për "Kathimerin­i", "Kotzias ka qenë tmerrësish­t i prekur nga sulmet e Panos Kamenos, që e akuzon për keqmenaxhi­m të fondeve të Ministrisë së Jashtme, e cilëson njeri të Soros dhe për sulme të tjera me karakter të ngjashëm". Debati mes tyre nisi fillimisht për marrëveshj­en e Prespës, që ka të bëjë me ndryshimin e emrit të Maqedonisë. Në mbledhjen që u zhvillua ditën e martë të kabinetit qeveritar të Greqisë, ministri Kotzias i kërkoi kryeminist­rit Tsipras që të mbikëqyrë fondet sekrete të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të ministrive të tjera. Sipas "Kathimerin­i", Kotzias kërkoi nga Tsipras gjithashtu që të zbatojë të njëjtin ligj për të gjitha ministritë që kanë në bux- "Kush është i mërzitur, le të zbresë nga ' treni' i qeverisë. Ne kemi destinacio­n dhe drejtim të qartë. Kush nuk dëshiron destinacio­nin, të zbresë nga treni i qeverisë", ka thënë zëdhënësi i qeverisë greke. hetin e tyre një "fond sekret", ligj që aktualisht aplikohet vetëm për Ministrinë e Jashtme. Një nga ministritë që kanë "fonde sekrete" është Departamen­ti i Mbrojtjes. Në propozimin që Kotzias bëri të martën në mbledhjen e qeverisë, pati fyerje joetike mes ministrave Kamenos- Kotzias, raporton shtypi grek. Për shkak të përplasjev­e që ndodhën në mbledhjen e kabinetit qeveritar, ministri Kotzias dha dje dorëheqjen dhe sipas mediave të Athinës, ai është i zhgënjyer nga kryeminist­ri Alexis Tsipras, që nuk e mbrojti nga sulmet e ministrit Kamenos. Ky i fundit është kreu i partisë aleate në koalicioni­n qeverisës. Këtë pretendim të tij e konfirmon qartë edhe zëdhënësi i qeverisë greke, që reagoi duke thënë se "kush është i mërzitur, le të zbresë nga treni i qeverisë. Ne kemi destinacio­n dhe drejtim të qartë. Kush nuk dëshiron destinacio­nin, të zbresë nga treni i qeverisë". Ndërkohë, kryeminist­ri i Aleksis Tsipras ka pranuar dorëheqjen e Kotzias dhe ka marrë vetë edhe postin e ministrit të Jashtëm deri në mbylljen e marrëveshj­es së Prespës, ku përfshihet çështja e emrit me Maqedoninë. Nga ana tjetër, NATO do të nisë sot formalisht bisedimet e anëtarësim­it me Maqedoninë. Ky veprim vjen edhe pse referendum­i i 30 shtatorit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, kusht i vënë nga Greqia për të mos e bllokuar rrugën e Shkupit drejt Aleancës, nuk e ka kaluar pragun prej 50% për të qenë i vlefshëm. Megjithatë, mbi 90% e atyre që kanë dalë në referendum kanë votuar për ndryshimin e emrit në Maqedoni e Veriut. Këtë marrëveshj­e, Maqedonia dhe Greqia e kanë arritur në qershor, në përpjekje për t'i dhënë fund kontestit 27vjeçar. Qysh në vitin 1991, kur Maqedonia ka shpallur pavarësinë, Greqia i ka shkaktuar bllokada diplomatik­e, duke thënë se me këtë emër, fqinji i saj mund të ketë pretendime territo- "Kotzias ka qenë tmerrësish­t i prekur nga sulmet e Panos Kamenos, që e akuzon për keqmenaxhi­m të fondeve të Ministrisë së Jashtme, e cilëson njeri të Soros, dhe për sulme të tjera me karakter të ngjashëm". riale ndaj një territori grek, që po ashtu quhet Maqedoni. Megjithatë, NATO e bëri të qartë se marrëveshj­a për emrin duhet të ratifikohe­t edhe nga Athina, edhe nga Shkupi, në mënyrë që Maqedonia të bëhet anëtari i 30- të i Aleancës. Bisedimet e pranimit zakonisht zgjasin rreth tre muaj përpara se të nënshkruhe­t një protokoll i pranimit. Më pas protokolli duhet të ratifikohe­t nga të gjithë anëtarët e tjerë të NATO- s, proces ky që zgjat rreth një vit.

 ??  ?? Ministri i Jashtëm i Greqisë. Nikos Kotzias dhe kryeminist­ri Alexsis Tsipras
Ministri i Jashtëm i Greqisë. Nikos Kotzias dhe kryeminist­ri Alexsis Tsipras

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania