Gazeta Shqiptare

Dha dorëheqjen, Haley kërkoi tërheqjen e UNMIK- ut nga Kosova

Ish- ambasadorj­a amerikane: Misioni i OKB- së s'ka ndryshuar

-

ambasadorj­a amerikane në OKB, Nikki Haley, në të njëjtën ditë që njoftoi tërheqjen nga pozita e saj, i dërgoi një letër sekretarit të përgjithsh­ëm të OKB- së, Antonio Guterres, në të cilën kërkonte tërheqjen e UNMIKut nga Kosova. Letra u dërgua më 9 tetor, në të njëjtën ditë kur Haley bëri me dije se po largohej nga posti i përfaqësue­ses së Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Haley deklaroi në letrën e saj se mbështet përpjekjet e sekretarit të përgjithsh­ëm dhe OKB- së në ruajtjen e paqes në botë. "Misioni paqeruajtë­s i OKB- së është të kryejë punë të mirë në vendin ku ndodhet dhe të jetë në gjendje t'i japë fund konfliktit dhe të ngrejë procese politike e demokratik­e. Për shumë vite, misioni i OKB- së në Kosovë ka dhënë

LETRA E ISH- AMBASADORE­S AMERIKANE NË OKB

"Misioni paqeruajtë­s i OKB- së është të kryejë punë të mirë në vendin ku ndodhet dhe të jetë në gjendje t'i japë fund konfliktit, të ngrejë procese politike e demokratik­e. Për shumë vite, misioni i OKB- së në Kosovë ka dhënë një shembull të një misioni të suksesshëm që zgjidh një konflikt kompleks. Suksesi i Kosovës i shënuar në dhjetëvjet­orin e shpalljes së pavarësisë duhet të jetë shkak për kremtim dhe një simbol i kontributi­t të madh të bërë nga OKB- ja në ruajtjen e paqes dhe stabilitet­it në Evropë", shkruan Haley në letër.

një shembull të suksesshëm, që zgjidh një konflikt kompleks. Suksesi i Kosovës, i shënuar në dhjetëvjet­orin e shpall-

jes së pavarësisë duhet të jetë shkak për kremtim dhe një simbol i kontributi­t të madh të bërë nga OKB- ja në ruajtjen e paqes dhe stabilitet­it në Evropë", shkruan ajo në letër. "" Për fat të keq, - vazhdon Haley - misioni i OKB- së në Kosovë nuk ka ndryshuar, me gjithë progresin e arritur dhe deklarata disa herë të përsëritur­a të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit se UNMIK- u e ka përmbushur që vjet mandatin". Më tutje, në letër theksohet se, "pa shqyrtim të duhur të mandatit të misionit të UNMIK- ut, politikat e jashtme dhe palët me interes të dëmshëm do të vazhdojnë të mbajnë peng burimet e vlefshme të OKB- së. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj nga sekretari i përgjithsh­ëm që të ndikojë me autoriteti­n e tij dhe të fillojë krijimin e një rrugëdalje­je për UNMIK- un. Kur të ndërmerren këto hapa, kjo do t'ia lejojë Këshillit të Sigurimit që t'i qaset dhe vlerësojë rolin e misionit të OKB- së në Kosovë, siç edhe ndodh kur bëhet fjalë për misionet e tjera të paqes", tha Haley. "Duke ndërmarrë këto hapa, ne do të avancojmë normalizim­in e marrëdhëni­eve mes Serbisë dhe Kosovës dhe qëllimin e tyre të përbashkët, integrimin në BE. Gjithashtu, jam e bindur se strategjia e vlerësimit dhe daljes së UNMIK- ut do të ruajë integritet­in e përpjekjev­e tuaja të mëdha në zbatimin e reformave", përfundon letrën Haley, me shpresën se do të vazhdojë bashkëpuni­min me sekretarin e përgjithsh­ëm të OKB- së për mbështetje­n e paqes në Kosovë, por edhe në mbarë botën.

 ??  ?? Ish- ambasadorj­a amerikane në OKB, Nikki Haley
Ish- ambasadorj­a amerikane në OKB, Nikki Haley

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania