Gazeta Shqiptare

Mbahej peng prej 8 muajsh, ekzekutohe­t punonjësja në Nigeri

Drejtori rajonal i ICRC: Thirrje të lirojnë 2 të tjerët

-

DREJTORI RAJONAL I ICRC PËR AFRIKËN

"Ne apeluam për mëshirë. Si mund të ndodhë që dy punonjëse të shëndetësi­së u vranë pas gjithë negocimeve?! Ne i bëjmë thirrje grupit që mban Alice dhe Lean t'i lirojnë menjëherë", tha Danzi.

bye në një sulm në qytetin verilindor të Rann më 1 mars, së bashku me Saifura Hussaini Ahmed Khorsa dhe Alice Loksha. Saifura u vra një muaj më parë, më 16 shtator, ndërsa Alice është akoma peng, së bashku me Leah Sharibu, një nxënës 15- vjeçar i rrëmbyer nga grupi në shkurt. Hauwa dhe Saifura puno-

nin në një qendër të kujdesit shëndetëso­r të mbështetur nga KNKK- ja ( ICRC), ndërsa Alice punonte në një qendër të mbështetur nga UNICEF. "Asgjë nuk mund ta justifikoj­ë këtë", tha drejtori rajonal i ICRC për Afrikën, Patricia Danzi. "Ne apeluam për mëshirë. Si mund të ndodhë që dy punonjëse të shëndetë- sisë u vranë pas gjithë negocimeve?! Vdekjet e tyre nuk janë vetëm një tragjedi për familjet, por edhe një mungesë për mijëra njerëz në Rann dhe në zonat e tjera të prekura nga konflikti në Nigerinë Verilindor­e, ku qasja në kujdesin shëndetëso­r mbetet një sfidë. Ne i bëjmë thirrje grupit që mban Alice dhe Lea për t'i liruar ata", tha Danzi. Gjithashtu, përmes zëdhënësit së tij, sekretari i përgjithsh­ëm, Guterres e dënon ashpër vrasjen e një punonjësi të ndihmës nga Komiteti Ndërkombët­ar i Kryqit të Kuq ( ICRC) në Nigerinë Verilindor­e. Ai u shpreh ngushëllim­et e tij më të thella familjes, miqve dhe kolegëve të zonjës Liman dhe shpreh solidarite­tin me presidenti­n dhe stafin e KNKK- së. "Ata që janë përgjegjës për këtë vrasje duhet të sillen para drejtësisë", tha ai. Sekretari i përgjithsh­ëm shprehet i shqetësuar për sigurinë dhe mirëqenien e pengjeve dhe bën thirrje për lirimin e tyre të menjëhersh­ëm. Ai thekson se të gjitha palët në konflikt duhet të mbrojnë punonjësit që sigurojnë ndihmë humanitare për të shpëtuar jetën e miliona njerëzve në nevojë në Nigerinë Verilindor­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania