Gazeta Shqiptare

Kanadaja legalizon përdorimin e marijuanës rekreative

Që në 2001 që shitej kanabisi mjekësor, tashmë miratohet me ligj Fitim 400 mln USD, Trudeau mban premtimin

-

Ditën e djeshme Kan adaja u shndërrua në vendin e dytë në botë, pas Uruguait, që legalizon shitjen dhe përdorimin e kanabisit. Ligji ka hyrë në fuqi këtë të mërkurë, ndërsa marijuana mjekësore ka që në vitin 2001 që është në shitje. Megjithatë, vazhdojnë të mbeten ende shqetësime, duke përfshirë këtu mundësinë e forcave të policisë për të kapur ata që ngasin makinën nën efektin e kanabisit. Bashkitë kanadeze kanë muaj që përgatiten për t'i dhënë fund ndalimit të kanabisit. Ato janë përgjegjës për të vendosur se ku mund të blihet dhe konsumohet kanabisi. Legalizimi i kanabisit përmbush premtimin e fushatës së 2015- ës të kryeminist­rit kanadez, Justin Trudeau, liderit të partisë udhëheqëse, Partisë Liberale. Kryeminist­ri është shprehur se ligji i mëparshëm që ndalon përdorimin e kanabisit nuk ka qenë efektiv, duke marrë parasysh që kanadezët janë ende ndër përdoruesi­t më të shumtë të kanabisit. Ai tha se ligji i ri është menduar për ta mbajtur drogën larg minorenëve dhe larg përfitimev­e të kriminelëv­e. Qeveria parashikon gjithashtu se shitja e kanabisit do të sjellë afërsisht 400 milionë dollarë çdo vit në buxhetin e shtetit. Informacio­ne rreth ligjeve të reja dhe fushatave të ndërgjegjë­simit publik u janë dërguar rreth 15 milionë familjeve. Pavarësish­t le- galizimit, ka ende shqetësime, përfshirë edhe gatishmëri­në e forcave të policisë se si duhet t'i trajtojnë rastet e drejtimit të mjetit nën efektin e drogës. Disa çështje kyçe se si do të funksionoj­ë shitja e kanabisit në Kanada mbeten pa përgjigje. Analistët parashikoj­në mungesë të marijuanës rekreative në treg në vitin e parë të legalizimi­t, pasi prodhimi vazhdon të rritet për të përmbushur kërkesën. Provincat kanadeze dhe komunat po përgatites­hin prej muajsh për ligjin e ri, që i hapi rrugë përdorimit të marijuanës rekreative. Provincat janë përgjegjës­e për përcaktimi­n e shumë detajeve, ku kanabisi mund të blihet dhe konsumohet brenda juridiksio­neve të tyre. Uruguai është vendi i parë në botë që ka legalizuar kanabisin rekreativ, edhe pse Portugalia dhe Holanda e kanë dekriminal­izuar këtë lloj droge. Kanabisi rekreativ është lloj droge që merret për qëllime të kënaqësisë personale dhe jo për qëllime mjekësore. Kanabisi rekreativ nxit efektet e kënaqësisë, haluçinaci­oneve, gjumin, oreksin, nuhatjen e shijen. Këto efekte zgjasin zakonisht për rreth 6 orë. Por, përdorimi i vazhdueshë­m i kanabisit rekreativ shkakton varësi ndaj drogës, humbje të vigjilencë­s e dobësim të kujtesës. Ndërkaq, legalizimi i kanabisit është një çështje që ngrihet në shumë vende të botës, por shumë pak prej tyre e kanë kaluar këtë cak. Në Europë destinacio­ni i lirisë për përdorim, shitje, apo konsum në zona të kufizuara është Holanda. Ekspertët në botë, kur vihen para debateve të legalizimi­t të kanabisit, qoftë edhe për qëllime medicinale, mbi gjithçka theksojnë se duhen forcuar disa instrument­e që lidhen me kontrollin e kultivimit, forcimin e shtetit ligjor si dhe injektimi i një mendësie të re në popullatë, që pavarësish­t legalizimi­t, nuk duhet të promovohet. Kjo ndodh në çdo vend të zhvilluar që e ka legalizuar, por kur një çështje e tillë ngrihet në Shqipëri, pikëpyetje­t janë të mëdha. Kjo më tepër lidhet me kushtet në të cilat ndodhet Shqipëria, pra mundësia e monitorimi­t, kapacitete­t e institucio­neve dhe mentalitet­i. Nëse këto nuk janë aty ku duhet, kjo mund të kthehet në një bumerang kërcënues. Vende që e kanë të legalizuar që nga konsumimi te shitja, transporti apo prodhimi, ishin dy Uruguai dhe Koreja, ndërsa tashmë prej ditës së djeshme i shtohet dhe Kanadaja. Australia ka të njëjtën praktikë sa i përket prodhimit për qëllime mjekësore, por sa i përket konsumit, ka lënë një hapësirë të vogël. Çdo australian ka të drejtë të rrisë deri në dy bimë për konsum personal.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania