Gazeta Shqiptare

Tregtim i produkteve bio në hyrje të Tiranës, në fundjavë s'ka taksa për fermerët

Veliaj: Disiplinim i shitjeve nga tregtarët

-

Çdo

fundjavë fermerët e kryeqyteti­t do të mund të tregtojnë produktet e tyre në disa pika hyrëse të Tiranës pa paguar taksa. Bashkia e Tiranës do të ngrejë tregje të posaçme për shitjen e produkteve bujqësore bio. Kjo nismë, e cila u vjen në ndihmë fermerëve të zonës, i jep një dorë ekonomisë lokale dhe disiplinon shitjen e tyre produkteve, u bë me dije në panairin e organizuar me gatime, prodhime dhe punime artizanale të organi- zuar në njësinë Baldushk.

"Do të shfrytëzoj­më të gjitha hyrjet në Tiranë; nëse Dajti dhe Shëngjergj­i e kanë hyrjen nga Kinostudio, bashkë me njësitë 3 dhe 4 do të ngremë një treg për të shtunën dhe të dielën, në një vend që e cakton bashkia, që tregtarët të shesin sa të duan, pa pagesë. Nëse nga Rruga e Elbasanit e ka aksesin Baldushku, Bërzhita, Farka, Petrela, Krraba, atëherë diku në hyrje të rrugës së Elbasanit do të ngremë një treg, ku në fundjavë të shiten të gjitha produktet bio. Pra, edhe shesim produktet, edhe nuk shpërndahe­mi në çdo hyrje pallati, ku sigurisht edhe për banorët është një lloj bezdie",- theksoi Veliaj.

Ndërsa, Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi u shpreh se modeli i ndërtuar nga Bashkia e Tiranës do të duhet që të replikohet edhe nga njësitë e tjera lokale. "Bashkia e Tiranës ka ndërtuar një model të cilin duhet ta dëgjojnë të gjithë kryetarët e bashkive, në të gjithë Shqipërinë; duke nisur nga një produkt, nga gjeli i detit të këtij fshati, arriti ta vendosë atë shumë shpejt në qendër të vëmendjes të gjithë Shqipërisë. Kjo do të thotë të ndërtosh marketing, biznes, ekonomi. Sikur t'i kthejmë të gjitha ato në produkte që sjellin të ardhura, që shiten, të ndërtojmë tregje të reja atje ku ka mundësi, ku ka njerëz, atëherë në fshat, ditë pas ditë, do të arrijmë të ndërtojmë arsyet se pse familjet që jetojnë në fshat nuk duhet të ndihen që kanë bërë një zgjedhje të gabuar, por duhet të ndihen që kanë bërë zgjedhjen e duhur",- tha ai. Në njësinë e Baldukshku­t, së shpejti, Bashkia e Tiranës do të nisë investimin për ndërtimin e qendrës së komunës, për ta kthyer në atraksion turistik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania