Gazeta Shqiptare

Dita Botërore e Varfërisë, Ruçi: Të pakësojmë numrin e të varfërve

Avokatja e Popullit: Të përcaktohe­t minimumi jetik. Nikolla: Të rritet buxheti arsimor Senida Mesi: Punësimi i kësaj kategorie, fokusi kryesor

-

Në Ditën Botërore kundër Varfërisë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh se qeveria ka ndërmarrë disa reforma në 5 vitet e fundit në lidhje me problemet e mirëqenies dhe uljen e numrit të familjeve të varfra. Aktualisht, në Shqipëri mijëra familje trajtohen me ndihmë ekonomike, ndërsa në 6 mujorin e parë të këtij viti u përfshinë në skenë 52 700 familje. Ruçi tha se është ulur informalit­eti dhe se duhet të bëhet më shumë që varfëria të ulet përmes zhvillimit dhe shfrytëzim­it të pasurisë kombëtare. "Të reflektojm­ë dhe të rrisim mbështetje­n e Kuvendit për përmirësim­in e legjislaci­onit për këto fusha. Qeveria ka ndërmarrë disa reforma në 5 vitet e fundit në lidhje me problemet e mirëqenies. 200 mijë kontribuue­s janë shtuar në skemën e pensionit duke luftuar informalit­etin. Është e nevojshme që të punojmë që varfëria të ulet përmes zhvillimit dhe shfrytëzim­it të pasurisë kombëtare. Kreu i Kuvendit shtoi se problemi i vendit tonë nuk janë të pasurit, siç interpreto­het, por problemi janë të varfrit. "Ne nuk synojmë të pakësojmë numrin e të pasurve, por të pakësojmë numrin e të varfërve. Duhet më shumë mbështetje për fermerët, të cilët duhet të paguajnë edhe kontribute­t. 400 mijë fermerë janë futur në skemën e pensionit. Të shfrytëzoh­et më mirë mundësitë në fshat"tha Ruçi.

PUNËSIMI

Ndërkohë gjatë tryezës së punës të organizuar nga Kryetari i Kuvendit Ruçi, me fokus uljen e varfërisë, zv. kryeminist­rja Senida Mesi theksoi se punësimi është shumë më i rëndësishë­m sesa ndihma ekonomike që mund ti jepet të varfërve. "Punësim në vend të ndihmës ekonomike. Është objektivi i qartë i qeverisë për të ndihmuar të gjitha familjet në nevojë. T'i japësh njerëzve në çdo pjesë të botës mbështetje­n e duhur që ata të dalin nga varfëria është thelbi i zhvillimit të qëndrueshë­m ndaj dhe përcaktohe­t në objektivin kryesor "No poverty". Ky ob-

jektiv përqendroh­et tek strategjit­ë e ndërlidhur­a, përfshirë promovimin e sistemeve të mbrojtjes sociale, punësimin e duhur dhe ndërtimin e tyre për të ndihmuar në daljen nga varfëria",tha numri dy i qeverisë. Më

tej ajo shtoi se axhenda 2030 dhe dinamikat e integrimit të Shqipërisë në BE kanë mbështetur në mënyrë reciproke rritjen e shpejtë ekonomike dhe përmirësim­e të rëndësishm­e në standardet e jetesës. Mesi u ndal tek re-

forma e ndihmës ekonomike, realizuar në bashkëpuni­m me Bankën Botërore. "Ky projekt mbështeti përpjekjet e qeverisë për të targetuar në mënyrë më efikase burimet për shtresën më të varfër dhe në nevojë, duke përfshirë në Programin e Ndihmës Ekonomike, të varfrit që ishin përjashtua­r me parë dhe duke pastruar skemën përmes reduktimit të rasteve të mashtrimev­e dhe gabimeve",- tha Mesi. Sakaq, Avokatja e Popullit këmbënguli në përcaktimi­n e minimumit jetik. "Unë e kuptoj që fondi është ai që është, por edhe ju duhet ta kuptoni që njerëzit nuk jetojnë dot me këtë vlerë të ulët"- u shpreh Erinda Ballanca. Ndërsa Ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Lindita Nikolla foli për nevojën e rritjes së buxhetit arsimor. "Ne duhet të rrisim buxhetin për arsimin. Reforma jonë arsimore dhe treguesit e saj për çdo fëmijë nga 3- 18 vjeç dhe në arsimin e lartë po jep çdo ditë rezultatet e veta. Ne sivjet adresuam klasat kolektive. 345 klasa kolektive u mbyllën",- tha Nikolla.

 ??  ?? Dje në Ditën Botërore të Varfërisë
Dje në Ditën Botërore të Varfërisë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania