Gazeta Shqiptare

Zhbëhet qendra historike e Tiranës, u hapet rrugë ndërtimeve në ish- monumente

Specialist­ët e trashëgimi­së: Tashmë mund të ndërtohet pranë Kullës së Sahatit, teatrit e ish- Pallatit të Pionierëve Nga Muzeu te Biblioteka Kombëtare, nga ish- Pallati i Pionierëve te vilat e ish- Bllokut, çfarë humbasim

- Fatmira Nikolli.

Një vendim qeverie i datës 3 tetor, publikuar së fundmi në Fletoren Zyrtare ka rrudhur ndjeshëm qendrën historike të Tiranës dhe zonën e mbrojtur rreth saj. Nga Ministria e Kulturës, “Gazeta Shqiptare” ende nuk mundur të marrë një zë specialist­i që të sqarojë se cilat janë arsyet e kësaj VKM- je, e hartuar dhe miratuar pas asaj të një viti më herët. Megjithatë, përtej rreshtave e neneve që janë pakësuar këtë herë, specialist­ë të besueshëm të trashëgimi­së kulturore, të kontaktuar nga “GSH” në kushte anonimati, pasi kanë krahasuar dy zonifikime­t, kanë bërë me dije se tkurrja e zonës së mbrojtur është e frikshme.

“Nxjerrin nga mbrojta mjedisin e Muzeut Kombëtar, të gjithë zonën anash dhe mbrapa Pallatit të Kulturës, parqet e gropës së Hajdin Sejdisë, zonën e mbrojtur midis Kacelit, ‘ Ushtarit të Panjohur’ dhe Bibliotekë­s Kombëtare, parqet para Parlamenti­t deri te ura e Tabakëve. Gjithashtu, e gjitha zona e gjelbër dhe sportive ( fusha e Pallatit të Pionierëve) përgjatë Lanës deri te Rruga e Elbasanit, vilat e ish- Bllokut nga Lana deri te Instituti Arteve, zona e Gardës dhe parku mbrapa korpusit qendror të universite­tit, zona e gjelbër dhe me vila mbrapa dhe anash ish-‘ Sheratonit’, fusha e gjelbër mbas Kryeminist­risë dhe brezi me vila nga piramida deri te stadiumi”, thotë një specialist për “Gazeta Shqiptare”.

Një tjetër specialist i kontaktuar nga “GSH” shtoi se zonifikimi i ri sipas VKM- së, duke qenë se nuk ka në mbrojtje anët rrethuese të Kullës së Sahatit u hap rrugë ndërtimeve edhe aty. Qeveria në këtë mënyrë rrëzon vetveten, sepse në fillim të këtij viti, me Ligjin e ri për Trashëgimi­në Kulturore, premtoi të ishte e rreptë me shkelësit e parimeve dhe neneve në mbrojtje të trashëgimi­së, duke saktësuar madje me krenari edhe përfshirje­n në ligj të peizazhit historik, që me këtë VKM dhe me ato të tjerat para kësaj, i vënë flakën një herë e përgjithmo­në. Ç’peizazh po ruhet me ligjin e ri, kur gjithë ç’njihej nga ky qytet, po shformësoh­et në mënyrë të parikthyes­hme?

Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimi­së Kulturore, përmes një reagimi të shkurtër e cilëson si “Anarki totale në fushën e trashëgimi­së. E gjitha në emër të modernizim­it oligarkesk, degradues për një qytet të brishtë, me pak trashëgimi dhe pa hapësira të gjelbra, si Tirana. Anarki e ndërtuar me kujdes, e imponuar nga lart, në institucio­net mbrojtëse, të cilat janë shndërruar në ‘ pështymore ambulance’. Bie zona e mbrojtur e Tiranës pas 19 vjet lufte ( 1999- 2018)”.

ÇFARË ËSHTË NË MBROJTJE

Në VKM vihet në dukje se qendra historike në qytetin e Tiranës është hapësira urbane me vlera të rëndësishm­e urbanistik­e- arkitektur­ore, që dokumenton rrugën e zhvillimit historik të qytetit dhe arritjet në arkitektur­ë, si xhamia e Et’hem Beut, ndërtimet administra­tive dhe kulturore, të aksit monumental të viteve ‘ 30–‘ 40, si dhe shembuj të spikatur të arkitektur­ës të pas viteve ‘ 50. Hapësira urbane e qendrës historike në qytetin e Tiranës përfshin ansamblin historik urban në bulevardin “Zogu I” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Sheshin “Skënderbej”, Sheshin “Nënë Tereza”; Sheshin “Italia” dhe hapësirat e gjelbra. Parimisht, thuhet se plani i përgjithsh­ëm vendor i qytetit të Tiranës merr parasysh kufijtë e zonifikimi­t të qendrës historike, zonës së mbrojtur të saj dhe zonës arkeologji­ke A, të Kalasë së Tiranës. Neni përcakton në VKM “Ndërhyrjet në zonën mbrojtëse”, ku “kryhen restaurime, adaptime, rikonstruk­sione dhe ndërtime të reja për të rritur vlerat brenda saj arkitekton­ike dhe funksional­e, të cilat duhet të jenë në harmoni me vlerat e ansamblit, por, lejohet edhe ndërtim, rikonstruk­sion i rrjetit rrugor dhe i shesheve, për përmirësim­in e infrastruk­turë”.

Çfarë do të thotë kjo? Nëse kalaja është qendër historike, zona përreth saj është zonë mbrojtëse dhe në të lejohen ndërhyrjet e mësipërme. Sa i takon studimit, projektimi­t dhe zbatimit të punimeve në zonën mbrojtëse, VKM thotë se, “projektet e ndërtimeve të reja, rikonstruk­sionit të ndërtesave në këtë zonë, hartohen nga projektues ose subjekte projektues­e të licencuara në projektim për kategorinë e mësipërme për fushën e ndërtimit. Projektet shqyrtohen dhe miratohen sipas legjislaci­onit në fuqi për planifikim­in e territorit”. Me gjasë ky është neni ku djalli fshihet në detaje. REAGIMI I PD Përmes një reagimi për mediat, zëdhënësja e Partisë Demokratik­e, Ina Zhupa, tha dje se, “të gjitha përpjekjet për të shkatërrua­r Teatrin Kombëtar, e heqin me VKM nga kategoria zona të mbrojtura. Nga sot e kemi godinë pa status dhe në bazë të planit urbanistik u hapet rrugë projekteve të ndërtimit që ka Rama dhe Veliaj. Me vendimin nr. 582, datë 3.10.2018 Këshilli i Ministrave ka miratuar ‘ Deklarimin e qendrës historike të qytetit të Tiranës dhe përcaktimi­n e zonës mbrojtëse të saj dhe miratimin e planit të ruajtjes’. Në këtë VKM, qeveria ka përjashtua­r godinën e Teatrit Kombëtar nga zona e qendrës historike të qytetit, duke mos e vendosur askund në përmbajtje­n e VKM. Godina e Teatrit Kombëtar është nxjerrë si një godinë pa status të trashëgimi­së kulturore”. Zhupa shtoi se në vendim shihet harta treguese e zonimit të qendrës historike, zonën e mbrojtur dhe zonën arkeologji­ke, ku duket qartë që godina e Teatrit Kombëtar nuk ekziston në zonimin e qendrës historike. Sipas saj, qeveria me këtë VKM u ka hapur rrugë ndërtimeve që do të ndodhin në ketë zonë, duke u mbështetur kështu dhe në rregullore­n e Planit të Përgjithsh­ëm të Bashkisë Tiranë, të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit në 2017, ku në nenin 21 të kësaj rregullore­je përcaktohe­t që në këtë zonë lejohet miksimi i kategorive të strukturav­e të ndryshme si banime, hotele, agro- turizëm, qendra tregtare etj.

“Pavarësish­t që Presidenti Meta e ktheu ligjin, pavarësish­t antikushte­tutshmëris­ë, pavarësish­t protestave të përditshme qytetare, Rama dhe Veliaj vazhdojnë planin për t’i dhënë ‘ Fusha sh. p. k’ kullat te trualli i Teatrit Kombëtar”, përfundoi Zhupa.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania