Gazeta Shqiptare

PËRKUJTOHE­T VEDAT KOKONA

-

kurikulën e arsimit parauniver­sitar profesori të jetë prezent. Ashtu sikurse edhe nga kjo ditë ne dalim me një vendimmarr­je apo me një angazhim të përbashkët që në sistemin e arsimit, unë s’do të veçoja as universita­rin, por në të gjithë sistemin tonë edhe parauniver­sitar dhe atë të lartë, të vendosim ditë të dedikuara profesor Vedatit. Dita e Vedat Kokonës do të jenë ditë në të gjitha shkollat, ku jo vetëm mësohet gjuha frënge, por edhe në shkolla ku mësohet letërsia shqipe, sepse siç ju thatë, vlerat e shqipërimi­t të profesor Vedatit, ashtu si ai i sillte të mëdhenjtë e letërsisë në duart e brezit të ri dhe çdo lexuesi në Shqipëri, është bërë në mënyrën më ekselente të mundshme, sepse ai shqipëront­e në mënyrën më ekselente”, - deklaroi Nikolla. Ndërsa ministrja Kumbaro solli në vëmendje të pjesëmarrë­sve kujtimet që e lidhin me profesor Kokonën që nga ora e Fonetikës dhe deri tek fjalori Frëngjisht- Shqip dhe shtëpia botuese e vajzave të tij. Nga ky takim, Kumbaro bëri të ditur se së shpejti për të nxitur leximin e veprave me vlerë do të ketë një fushatë të madhe të quajtur “Lëvizja kombëtare për lexim”. “Po bëhemi gati për një fushatë leximi, takohemi për një libër për të nxitur leximin. Sivjet duam t’i jap një përmasë më të madhe dhe duam ta quajmë ‘ Lëvizja kombëtare për lexim’. Duhet të japim kontribut për leximin e librave nga brezat e rinj”, - deklaroi Kumbaro. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe profesori Edmond Tupe, i cili vlerësoi Kokonën si një ndër poligrafët që preku shumë fusha të jetës dhe solli si trashëgimi për ditët e sotme vepra të rilindësve tanë. Ndërkohë, vajza e tij, Mimoza Kokona falënderoi organizato­rët që kujtuan 20- vjetorin e ndarjes nga jeta dhe 105- vjetorin e lindjes së babait të saj. Në shenjë mirënjohje, ajo dhuroi për bibliotekë­n një nga veprat e tij me shënime origjinale.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania