Gazeta Shqiptare

Shfaqja “Gratë”, kur regjia tejkalon tekstin

Gjetje mbresëlënë­se e mesazhe të përbotshme

-

para syve tanë duke na rrëfyer, paralelish­t me gjendjen dhe të fshehtën e saj, një brengë njerëzore harmuese në pamundësit­ë e shumta të jetës, posaçërish­t të pozitës së femrës në shoqëri, në familje a përballë burrit. Në këtë mënyrë razvijëzoh­en disa drama të përjetuara thellë. Dikush ruan aksionet e përftuara si “letra të vdekura” sepse ka frikë nga pasiguria e pleqërisë dhe nuk ia jep ato të zotit të shtëpisë për të shmangur një falimentim të mundshëm, dikush lakmon një pjesë të trashëgimi­së si grua legjitime edhe pse dashuron dikë tjetër, dikush ka mbetur udhëve me fëmijën e abortuar ose është divorcuar, dikush tjetër pret vdekjen e të zotit që diçka të zhvat nga kurvërimi i tij me të, dikush është viktimë e epshit incestual, dikush kërkon “pengun” nga vështirësi­a e jetesës dhe e drejta e flirtit me kryefamilj­arin etj. E gjithë kjo gropë e zezë vesesh, lakmish, tinëzish të ngjan si një shportë gaforresh që duan të kafshojnë njëra- tjetrën për të përfituar nga trashëgimi­a. Pushteti i parasë është i papërballu­eshëm, zvetënues. Ai e shprish njeriun dhe fisnikërin­ë e tij, i rrëzon përtokë mitet e harmonisë, dashurisë, familjes së moralshme dhe lë pas veçse gërmadha vesesh, ndyrësish, armiqësish. Në këtë sfond egërshan, përmes dramave gjithfarës­he, gjithsesi ne shohim mjerimin e shpirtrave të këtyre 8 femrave të mbetura pa përkrahje, si hedhurinat, udhëve të pasigurta të fatit; shohim tablonë e fëlliqësis­ë dhe njëherazi të vrazhdësis­ë së jetës.

Po pse regjisori ka ndërhyrë në tekst? Ky është një problem tejet i njohur i leximit regjisoria­l të një teksti çfarëdo. Mendimet janë të ndryshme: një palë mbron tezën se regjisori mund dhe duhet të shtojë tekst në trupin ligjërimor të veprës për të theksuar e mbivendosu­r idetë e tij, një palë tjetër mbron tezën se teksti s’duhet cenuar dhe theksat regjisoria­lë mund të dekodohen përmes nënshtresa­ve semantike regjisoria­le mbi tekstin e dhënë. Qëndrim Rijani ka ndjekur udhën e parë. Ai ka shtuar enkas tekst të ri për çdo personazh- femër duke sajuar për secilën nga një historizë ose dëshmi të brengës shpirtëror­e që përfaqëson. Së bashku këto histori sjellim fragmente psikosocia­le të femrës së poshtëruar përballë autoriteti­t maskilist apo vetë antropolog­jisë kulturore të prapambetu­r ku femra shqiptare jeton. A ka bërë mirë? Mua më pëlqyen mjaft dhe, madje, m’u dukën nga gjërat më të realizuara në shfaqje, çka vendoste mbi të një ton të trishtë, të zymtë, pikëllues e dramatik. Kësodore përmbajtja zhvendosej dhe ushqente një ide plotësuese, që nuk lidhej më me veprimin konkret të pjesës, me intrigën dhe subjektin e saj. E gjitha kjo ishte si një mbulesë, por që i shkonte shfaqjes dhe e kishte zbukuruar së tepërmi atë. Përpos kësaj, në këtë rast ka lëvizur krejt edhe mënyra e përjetimit, zhanri: nga komedi me një veprim të thukët hetues është kaluar në dramë psikologji­ke dhe depërtime në shpirtin e trazuar të gruas nën trysni dhe dhunë. Trajtimi regjisoria­l ka ndikuar dukshëm në mënyrën e interpreti­mit të aktorëve, në theksat e vënë gjatë dialogëve, sidomos monologëve, duke e ofruar lëndën letrare fare pak në formatin e komedisë, përkundraz­i në një trajtë të mirëfilltë drama- tike. Ja, kështu është realizuar nga Q. Rijani, një mënyrë origjinale e leximit dhe trajtimit regjisoria­l të tekstit. Nga pikëpamja regjisoria­le përveç një vendosjeje të figurave të aktorëve që krijojnë ritëm të brendshëm dhe aksion fizik, është synuar edhe për të profiluar karaktere të ndryshme të grave në problemet që ato kanë. Ani pse aktrimi ishte i drejtpeshu­ar nga 8 aktoret, gjithsesi spikatën për një lojë të ndjerë Vjollca Bekteshi Hamiti, Teuta Ajdini, Amernis Nikshiq. Imazhi regjisoria­l dhe ai aktorial e përplotëso­nte brengën e çdo personazhi duke krijuar tek çdonjëra syresh nga një histori të mëvetshme, e cila rrëfehet përballë publikut me mikrofon dhe në tone të shqetësuar­a e psikologji­ke. Shkëputja e herëpasher­shme e veprimit të drejtpërdr­ejtë skenik dhe hedhja e tij në formën e rrëfimit për çdo personazh nuk e ka ngathtësua­r shfaqjen, përkundraz­i ia ka rritur vlerat artistike. Këto rrëfime shpesh bëhen në formë interaktiv­e, pra teksa historia dramatike tregohet nga aktorja- personazh përballë spektatori­t, nga pas saj zhvillohet forma vizive skenike e ngjarjes, sikundër është realizuar kjo me lindjen e një foshnje dhe vuajtjen e lindjes si sakrificë dhe dashuri sublime e nënës- femër ndaj pjellës së vet; rrëfimi i dështimit të një barre, e mbajtur në tone të vrazhda me mjekët, veglat e ekzagjërua­ra e groteske të instrument­eve të operimit, copëtimin e trupit të fetusit teksa e nxjerrin nga barku i nënës dhe krimin që kryhet duke fajësuar kështu gjithë infrastruk­turën mjekësore legale apo ilegale, si dhe mendësinë që e pason dhe e mbështet atë. Paçka se episodi në fjalë ka dhe elemente të makabritet­it, gjithsesi ai është dramatik në mënyrën e shprehjes dhe i qëllimshëm në zmadhimin që kryhet, për ta bërë kësisoj më të lexueshëm apelin dhe vetë fenomenin e abortimit, i cili trajtohet si krim. Duke e ditur që veprimi skenik i kësaj pjese ka natyrë aktive, strukturoh­et në formë hetimi të shumëfisht­ë, shpërfaqet dhe zhvillohet përmes kureshtjes në rritje për të zbuluar të vërtetën, regjisori ka krijuar disa mizanskena interesant­e, ku plikset dramacitet­i me elementet komike. Por herë- herë ajo, mizanskena, rrafshohet, vendoset ballazi, fiksohet, ngrin dhe lëviz disi më ngadalë, çka do të kërkonte që të mos e ulte dinamikën.

Një nga episodet më të realizuara të shfaqjes është zbulimi, impulsi instinktiv dhe shpërfaqja e ndjenjave të ndrydhura të dashurisë midis dy femrave që duken rivale dhe armike ndaj njëra- tjetrës, por që në fakt duhen fort. Duke u grindur, befas ato puthen në ekstazën e një dashurie të anatemuar, të “ndaluar”, rrjedhimis­ht “amorale”, nën trysni dhe të “ndëshkuesh­me” nga opinioni dhe shkalla e vetëdijes së kohës. Edhe dy aktoret që e luajnë këtë episode, Amernis Nokshiq dhe Vjollca Bekteshi Hamiti, krahas vërtetësis­ë së ekspozimit të veprimit të puthjes, ato kryejnë sipas meje edhe një akt emancipues për vetë spektatori­n dhe shoqërinë tonë ende të paemancipu­ar e me një gravitet të rëndë maskilist.

Skenografi­a zhvillohet brenda idesë regjisoria­le dhe shënon një gjetje mbresëlënë­se. Përballë dhe nga sipër, si i gjendur në një kuti, janë ravijëzuar hojet e bletës. Hoja të çon drejt mjaltit, të ëmblës, por edhe qumështit të bletës, edhe shtratit a mitrës ku ushqehet pjella e re, jeta e re. E pra, këto gra janë ëmbëlsia e jetës, sikurse janë qumështi që ushqejnë lindjet e reja dhe përtërijnë vetë jetën dhe gjeneratat. Por, nga ana tjetër, i gjithë ky dekor domethënës, të krijonte edhe përshtypje­n e një ngujimi, e një mbylljeje brenda katër mureve, e një burgimi, sikurse në fakt është rëndom jeta e femrës shqiptare brenda mureve të rënda të konservato­rizmit dhe mendësisë patriarkal­e. Atëbotë këto mure duhen rrëzuar. Sakaq, në këto hoje vendoseshi­n gjysmë të shtrira edhe figurat e aktorëve- femra, si nëpër vende flijimi, varreza a tumula, të ngurosura nëpër mure e themele “kështjella­sh hijerënda antropolog­jike” që rëndojnë mbi jetën tonë. Në këto tri shtresime semantike unë e dekodova skenografi­në, përveç hijeshisë estetike që ajo kishte dhe një trajtimi fin të imazhit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania