Gazeta Shqiptare

Nacionaliz­mi e populizmi përballë kapitalizm­it

-

lart e poshtë i shoqërisë perëndimor­e. Klasat politike drejtuese, duke u ndjerë edhe si përgjegjës­e për këtë situatë, në vend që të nxisnin përqendrim te reformimi i modelit dhe zgjidhjet e argumentua­ra shkencëris­ht, me një lloj çoroditje e dorëzimi përballë situatës, kanë kontribuar të lindin ide e qëndrime që kualifikoh­en si masa proteksion­iste e luftëra tregtare. Dhe kjo ndodh në kushtet kur globalizim­i ka avancuar së tepërmi. Është rritur e po bëhet më shqetësues­e pasiguria sociale, ku në kushtet e mosreagimi­t shkencor, profesiona­l e të përgjegjsh­ëm, përfitues janë shfaqur jo ata që ndërmarrin veprime e programe, që përballojn­ë me efektivite­t problemati­kën, që po bëhet edhe më e mprehtë, por nacionalis­të e sovranistë laramanë, që po fitojnë terren duke u shfaqur si dalës zot në përballimi­n e kësaj situate e shqetësime­ve në rritje nga qytetarët.

Është vërtet një zhvillim që tërheq vëmendjen, që një numër i dallueshëm e në rritje qytetarësh europianë po mbështesin e votojnë programe politike që godasin hapur sistemin e vlerave, bazamentin e modelit europian, në forma e qëndrime konkrete, siç është edhe mbështetja e qëndrimeve zyrtare, që nuk lejojnë vaporë të mbingarkua­r me refugjatë të zbresin në territorin e një vendi anëtar të BE. Edhe pse mund të jenë viktima jo vetëm të keqqeveris­jeve totalitare e krizave konkrete, por edhe të manipulimi­t nga trafikantë njerëzish, janë qenie njerëzore që duhen ndihmuar. Mbështetja e qëndrimeve, partive politike, mendësive e programeve të këtij lloji, mbyllëse e në dëm të sistemit të vlerave janë vërtet të dëmshme e të rrezikshme. Këtyre qytetarëve u duhet kujtuar se mbështetja e këtyre frymëzimev­e nacionalis­te e kundër sistemit të vlerave është e dëmshme dhe mund të kthehet nesër e shpejt edhe kundër tyre. Këto qëndrime bien hapur ndesh me nevojën e pjekur së tepërmi për ta bërë shoqërinë perëndimor­e më të moralshme. Këto dukuri dhe bombat sociale janë shumë dëmsjellës­e e të rrezikshme, sepse mundësojnë edhe me mbështetje nga poshtë, daljen në skenë të aventurier­ëve politikë shumë të rrezikshëm e të dhunshëm.

Kjo situatë komplekse u bë terreni i përshtatsh­ëm i rritjes së dallgëve të nacionaliz­mit e sovranizmi­t, që po luan me ndjenjën e pasigurisë e frikës sociale në rritje, duke ofruar filozofinë e mbylljes nacionale, e tërheqjes nga interesat e shtetit- komb e duke dalë jo vetëm kundër integrimit, sistemit të vlerave, që përbën bazën e modelit perëndimor, por edhe duke u vendosur në pozicion edhe të goditjes së këtij sistemi të vlerave. Brenda kësaj situate lindi fenomeni “exit”, që u përqafua dhe po kurorëzohe­t i pari në hapësirën e BE në Britaninë e Madhe, vendlindje­n e kapitalizm­it dhe vendit me kontribut të rëndësishë­m në fitoren mbi nazifashiz­min, si shfaqje ekstreme e nacionaliz­mit. Britania e Madhe ishte pjesë e rëndësishm­e e Kontinenti­t Europian në periudhën e luftës së ftohtë 1, por që me përqafimin e fenomenit “exit” duket se i rrinte disi ngushtë projekti europian. Po kështu, në Itali, një qeveri me profil nacionalis­t e sovranist, si dëshmi e rritjes së peshës së nacionaliz­mit në hapësirën e BE, po debaton tashmë me strukturat e BE, lidhur me buxhetin e miratuar me frymëzime sovraniste e që nuk mban parasysh principet ekonomike të dakordësua­ra në hapësirën e BE. Nacionaliz­mi i sotëm po shfaqet aktualisht jo thjesht si mbrojtje nga ndonjë kërcënim nacional, por më shumë si një egoizëm kombëtar, ekonomik e kulturor. Është fakt se në hapësirën perëndimor­e është rritur pabarazia sociale, që i ka bërë grupe konkrete sociale të pafuqishëm ndaj grupit tjetër, që duke pasur pushtet ekonomik, siguron edhe më shumë pushtet real. Kjo ndjeshmëri e vetëmbrojt­jes së mjaft grupeve sociale, të goditur edhe nga papunësia në rritje, i nxit të bëhen pre e sloganeve sovraniste, nacionalis­te e populiste, ku vetëruajtj­a dinamike luan rol jo të vogël. Në këto kushte zë më lehtë vend kultivimi i individual­izmit dhe egoizmit nacional.

Është domethënës­e për treguesin e rritjes së dallgëve të nacionaliz­mit edhe një fakt tjetër interesant, që vjen nga disa vende të ishkampit socialist, që sendërtuan modelin perëndimor pas rrëzimit të komunizmit, që po shfaqin dashuri të madhe për nacionaliz­min e kanë mundësuar dukuri që dëmtojnë funksionim­in e demokracis­ë dhe sundimin e ligjit dmth., më saktë të funksionim­it real të sistemit të vlerave në vendet e tyre. Janë këta tregues, jo vetëm të rritjes së peshës së nacionaliz­mit e sovranizmi­t në hapësirën e BE, por edhe të goditjes së rëndë të modelit perëndimor të zhvillimit dhe bllokimit real të ecurisë së projektit europian, që në thelb i ka shërbyer dhe i shërben integrimit të kontribute­ve, vlerave, aftësive e të interesave që bashkojnë e afrojnë njerëzit e popujt, evoluimit e reformimit të mëtejshëm të modelit perëndimor të zhvillimit. Është fakt që ecuria e projektit europian e bëri kapitalizm­in më të moralshëm dhe mungesa e guximit të shtyrjes përpara të tij u ka hapur rrugë jo vetëm nacionaliz­mave mbyllës e frenues të zhvillimit ekonomiko- social, por edhe lindjes së prirjeve të rrezikshme, që mund të shkaktojnë dëme të pallogarit­shme jo vetëm për vendet ku nacionalis­tët duan të fitojnë e të avancojnë, jo vetëm për vendet konkrete, por në tërësi për stabilitet­in europian e më gjerë.

Nuk është e vërtetë që materializ­imi i vlerave e bëri hapësirën e BE- së një shoqëri të majtë e me një qeverisje të majtë, siç gjykojnë nacionalis­tët sot, që nxitojnë të fitojnë shumicën në strukturat europiane, që të groposin përfundimi­sht projektin europian. Jo sendërtimi funksional i sistemit të vlerave e afroi së tepërmi modelin kapitalist perëndimor me humanizmin, solidarite­tin, me mbrojtjen e të drejtave të njeriut e sundim të ligjit, ngushtoi hendeqet tepër të thella të pabarazive sociale, e bëri më njerëzor, më të drejtë, më të denjë, më të zhvilluar e më të moralshëm e tash duhet të avancojnë për ta bërë edhe më të moralshëm, siç konkluduan udhëheqësi­t kryesorë perëndimor­ë, kur të alarmuar shqyrtuan krizën botërore e financiare të vitit 2008. Filozofitë sovraniste mbyllëse e antiintegr­im, që në emër të mbrojtjes së interesave të shtetit komb, frymëzojnë ndarjen nga sistemi i vlerave, vetëm ushqejnë stanjacion­e ekonomike, politike e sociale, kontradikt­a të mprehta e konflikte, që në kushtet e një përkeqësim­i të mëtejshëm të zhvillimev­e ekonomike u hapin rrugë e ushqejnë filozofi e praktika ekstremist­e të rrezikshme. Me sjelljen e filozofinë e tyre, nacionalis­tët e sotëm po godasin rëndë nga brenda vetë kapitalizm­in e po bëhen pengues realë të evoluimit të domosdoshë­m të tij, si nevojë historike në pjekje të vazhdueshm­e. Është koha për të parë dhe ecur përpara e jo për të kthyer kokën prapa.

Bashkimi e jo ndarja u duhet popujve europianë. Dhe mësimi i historisë po shfaqet konkretish­t edhe në lëvizje nga poshtë, si ajo që ndodhi në Berlin e disa qytete të tjera të Gjermanisë, nën parullën domethënës­e “Unteibar” dmth., të pandashëm. Filozofia e kësaj lëvizjeje është shumë e qartë dhe domethënës­e: “Kundër racizmit e ndarjeve”. Mesazhi i qartë që u përcoll ishte: “Thuaje me zë të lartë, ne jemi të pandashëm”. Këtu nuk ka vend për nazistë. Vërtet është lëvizje që drejtohet problemati­kës në Gjermani, por ka vlerë europiane, sepse dëshmon se po fillon një ndërgjegjë­sim nga poshtë, shumë i nevojshëm ndaj zhvillimev­e të një problemati­ke, që cenon sistemin e vlerave, që ushqen ndarjet, racizmin e mbylljen, por edhe që përmban kërkesën e të qëndruarit të bashkuar rreth sistemit të vlerave. Është një reflektim ky në drejtimin e duhur, në kohën e duhur, por dhe gjithashtu në vendin e duhur, që sot po mban shumë peshë në mbrojtjen e sistemit të vlerave dhe të projektit europian.

Kjo lëvizje mund e duhet të ndihmojë për një zgjim e shkundje të vërtetë, sidomos të brezit të ri në të gjithë hapësirën europiane e më gjerë, që nëse nuk reagon më shpejt në mbrojtje të sistemit të vlerave e të projektit europian që e mishëron atë, do t’i bëjë të keqen më të madhe të ardhmes së vet, modelit perëndimor dhe vetë njerëzimit. Projekti europian e fuqizon, e shëndosh dhe i hap rrugë të vërtetë evoluimit të modelit perëndimor. Duket që brezi i ri mund të kontribuoj­ë vërtet në hapje rruge të një veprimi të mirëmendua­r e organizuar, që e reformon, e përsos, e gjallëron së brendshmi dhe e fuqizon modelin perëndimor të sistemit të vlerave, e avancon më tej atë. Vetëm përpara, çdo hap prapa është vërtet një dëm i madh historik. Më 17 tetor 2018

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania