Gazeta Shqiptare

Të mos e harrosh kurrë diktaturën

-

... - pra diktaturës komuniste në RDGJ. Në vitin 1998 u mor vendimi në Bundestag për të krijuar këtë fondacion, që do të merrej me ballafaqim­in e 44 vjetëve të diktaturës komuniste, që filloi pas fundit të diktaturës naziste në vitin 1945 dhe vazhdoi deri në rënien e Murit të Berlinit në vitin 1989.

Fondacioni e mban emrin e partisë komuniste në RDGJ - Partia e Unitetit Socialist të Gjermanisë, SED e krijuar në vitin 1946 në territorin e okupuar sovjetik përmes shkrirjes së detyruar të socialdemo­kratëve, SPD me komunistët, KPD. Themelimi i saj ishte një akt jo i lirë në zonën që në vitin 1949 u shpall si Republika Demokratik­e Gjermane, RDGJ, një diktaturë sipas modelit sovjetik.

INFORMACIO­NE NË 14 GJUHË

“Kujtesa si detyrë” - kjo është motoja e fondacioni­t federal. Bëhet fjalë për “përballjen e plotë me historinë, shkaqet dhe pasojat e diktaturës në zonën sovjetike të okupuar dhe në RDGJ, për të shoqëruar procesin e bashkimit të Gjermanisë dhe për të dhënë kontributi­n e duhur në përballjen me diktaturat në vende të tjera në parametra ndërkombët­arë”. Kjo është shkruar në faqen e internetit të fondacioni­t me informacio­ne në 14 gjuhë.

Spektri i punës së fondacioni­t është shumë i gjerë. “Plotësisht Lindje - jeta në RDGJ” është i titulli një ekspozite fotografik­e që në fillim të vitit u hap në Berlin. Skena të përditshme të jetës, në një vend që nuk ekziston më, të ofruara nga fotografi Harald Hauswand dhe historiani i muzeut të RDGJ- së, Stefan Wolle.

NË KËRKIM TË LUMTURISË PERSONALE

Një vështrim i tillë i thjeshtë fotografik për jetën në lindjen gjer- mane mund të të rrëfejë më shumë për thelbin e një diktature, se mjaft debate sociologji­ke dhe akademike. Edhe për këto debate fton fondacioni i përballjes me diktaturën rregullish­t, për të dëgjuar dëshmitarë­t e kohës.

Por, me gjithë murin dhe telat me gjemba, mungesën e lirisë së udhëtimit dhe mallrave të luksit 17 milionë gjermanë në RDGJ u përpoqën sigurisht të gjenin lumturinë personale edhe në këto kushte. Edhe pushteti i gjithëfuqi­shëm që kërkonte të kishte në dorë partia komuniste, SED i kishte kufijtë e tij. Se sa krisje kishte pësuar sistemi, kjo u kuptua me përhapjen e shpejtë të revolucion­it paqësor në vitin 1989. Një diktaturë që më 7 tetor kishte festuar 49- vjetorin e ekzistencë­s u fundos e gjitha. Një vit më vonë gjermanët festuan ribashkimi­n me flamujt gjermanë.

Vështrimi i RDGJ- së në një kënd 360 gradësh është tipik për punën e fondacioni­t. Një nga mbështetës­it e tij është ministri i fundit i Jashtëm dhe i vetmi i zgjedhur në liri i RDGJ- së, Markus Meckel. Sipas tij, koha e gjatë që kaloi me përballjen me diktaturën naziste ka pasur “shumë pasoja problemati­ke”, thotë Meckel. Prandaj ishim të vetëdijshë­m se duhej shpejt dhe në mënyrë të plotë një përballje e duhur me diktaturën e RDGJ- së dhe “për të gjithë vendin”.

STASI NË LINDJE DHE PERËNDIM

Meckel ka parasysh me këtë mendimin e përhapur në pjesën perëndimor­e të Gjermanisë, se diktatura e RDGJ- së është një temë lindore. Por nuk është kështu. Mjafton të kujtosh se Stasi i shtrinte tentakulat dhe sigurisht synonte të hetonte popullsinë e vet, por gjithmonë e kishte nën vëzhgim edhe armikun e klasës në perëndim. Pjesa më klasike e repertorit të Stasit ishte diskrediti­mi i shfrytëzue­sve kapitalist­ë dhe luftënxitë­sve në perëndim.

Se sa larg shkonte krahu i Stasit e tregon edhe afera e spiunit Günter Guillaume. Ai ia doli të ngjitej deri në postin e referentit personal të kancelarit të atëhershëm, Willy Brandt ( SPD). Zbulimi i oficerit të lartë të Stasit në vitin 1974 shkaktoi një krizë të fortë qeveritare në Republikën Federale dhe çoi në dorëheqjen e kancelarit Brandt. Pushtetmba­jtësit në lindje rrëzuan pikërisht atë njeri, që me politikën e tij të shtensioni­mit ishte kujdesur për afrimin mes Lindjes dhe Perëndimit në Gjermani dhe Europë.

KUSH ISHTE ERICH HONECKER?

Të rinjtë sot ndoshta nuk e dinë, se kush ishte Willy Brandt, laureat i çmimit Nobel për Paqen, apo kush ishte Erich Honecker, shprehet me keqardhje Markus Meckel. Në një kohë që është e rëndësishm­e të “njohim të shkuarën tonë në të gjitha dritëhijet e saj për të kuptuar veten”, thotë kryetari i bordit të Fondacioni­t Federal për Përballjen me Diktaturën. Në vështrimin pas bëhet fjalë edhe për të “kuptuar çështjet aktuale dhe për të tejkaluar sfidat”.

Se sa të brishta janë shoqëritë demokratik­e edhe gati 30 vjet pas fundit të konfliktit Lindje- Perëndim e tregon forcimi i tendencave populiste si të majta, ashtu edhe të djathta në të gjithë Europën. Prandaj Meckel e sheh detyrën e fondacioni­t si një sfidë që rishtrohet gjithnjë nga e para.

Fokusi i punës së fondacioni­t këtë vit është 50- vjetori i shtypjes së Pranverës së Pragës. Po ashtu, unik është edhe publikimi i një albumi “Muzetë dhe vendet përkujtimo­re në kujtim të viktimave të diktaturës komunistë”, ku dokumentoh­en 119 vende përkujtimo­re nga 35 shtete. Në 20- vjetorin e themelimit zhvillohet edhe një ceremoni festive më 17 tetor, ku merr pjesë edhe presidenti gjerman, Frank- Walter Steinmeier.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania