Gazeta Shqiptare

Bardhi: Sadiku miku im, largimi i Ronaldos ka dëmtuar La Ligën

Mesfushori i Levantes po bën mjaft mirë në Spanjë, ndërsa interes për të ka shfaqur edhe Interi Shqiptari i Maqedonisë, në një rrëfim 360 gradë

-

Dy golat e shënuar sezo nin e kaluar ndaj Bar celonës ishin vula e Enis Bardhit për të treguar se një futbollit i madh po rritet në futbollin spanjoll. 23vjeçari shqiptar, që luan me Levanten në kampionati­n spanjoll dhe me Kombëtaren maqedonase, po kalon një moment mjaft të mirë, duke u kthyer në një protagonis­t te Levante, ku edhe shënoi gol në takimin e fundit në kampionat. Në një intervistë për ekskluzive për "VipSport. al", Bardhi ka rrëfyer ndjesinë e të luajturit përballë lojtarëve si Mesi apo Ronaldo, ndërkohë që tregon edhe objektivat që Levante dhe Maqedonia kanë. Sakaq, Bardhi ka treguar edhe lidhjen e ngushtë me Sadikun, si edhe ka folur për merkaton. Enis, ia nisim nga Kombëtarja. Sa mund të ecë Maqedonia në Ligën e Kombeve me grupin aktual? Besoj se kemi shumë kualitet në ekip dhe jemi në një rrugë shumë të suksesshme, shpresoj të vazhdojmë kështu. Kemi edhe 2 ndeshje në vijim, shpresoj të fitojmë dhe të bëjmë paraqitje të mira. A mendoni se Maqedonia mund të arrijë në Europian nga ky kompeticio­n, duke menduar se ka edhe "Play Off" dhe finale para Europianit? Besoj se duhet të shkojmë shkallë- shkallë, ndeshje pas ndeshjeje dhe të kemi përqen- drim sa më shumë për ndeshjen e radhës. Ky është një shans shumë i madh për ne si shtet, pasi kurrë më herët nuk kemi pasur mundësi që nëpërmjet Ligës së Kombeve të jemi afër Europianit. Shpresoj të marrim më të mirën dhe të shkojmë aty ku kemi qëllimin. Po luani në sezonin e dytë në La Liga. Na rrëfe pak, si është të luash kundër Mesit apo Ronaldos sezonin e kaluar? Me të vërtetë ishte ëndrra ime që të transferoh­esha në La Liga dhe falënderoj Zotin që arrita deri atje. Edhe ata janë njerëz si ne, por kualiteti është shumë i madh dhe ky është dallimi. Ata janë dy futbollist­ët më të mirë në botë dhe nuk krahasohen me asnjë. Është kënaqësi t'i shohësh në fushë dhe akoma më shumë të luash ndaj tyre. Sezonin e kaluar, Barcelona postoi foto krah Mesit. A ju bëri përshtypje? E kam parë atë foto dhe kam qenë shumë i çuditur. Kur shoh nga ato foto me të tilla krahasime në faqen e Barcelonës, më jep motiv shtesë të jap sa më shumë të mundem. Si ndihesh kur të krahasojnë me ta, ose kur dëgjove në merkato se ka interes nga Interi? Është kënaqësi kur dëgjoj këto krahasime dhe më jep më shumë motiv e më shton dëshirën që të përmirësoh­em. Çdo lojtar, çdo ditë tenton të jetë më i mirë, po ashtu edhe unë. Sa i përket Interit, jam shumë mirë këtu ku jam te Levante dhe jam i përqendrua­r në këtë sezon. A mendon largim të mundshëm nga Levante dhe ku ke dëshirë të vazhdosh karrierën? Kam ardhur këtu të bëj mirë dhe të kompletohe­m si lojtar. Nuk i dihet kurrë futbollit dhe shpresoj të jem shëndosh e mirë. Nuk e di ku mund të shkoj. Më pëlqen të shoh futboll dhe ndoshta një ditë do të doja t'i bashkohesh­a një ekipi që luan në Ligën e Kampionëve. Si është marrëdhëni­a juaj me Sadikun? Shumë e mirë me të vërtetë. Shihemi bashkë dhe bëjmë bashkë ushtrime në stërvitje. Edhe kur jemi pushim rrimë bashkë dhe është një kënaqësi kur ke një futbollist shqiptar dhe flet të njëjtën gjuhë me të. Objektivi i Levantes këtë sezon? Objektivi ynë është qëndrimi në La Liga që të arrijmë 42 pikë të mundshme sa më shpejt dhe nëse i arrijmë, do të shohim për mesin e tabelës dhe ndoshta edhe për më shumë. Veç nëse arrijmë ato pikë mund të ndryshojnë objektivat. A e dëmton futbollin spanjoll largimi i Ronaldos? Mendoj se e dëmton, pasi imazhi i Ronaldos është një imazh për kampionati­n dhe me largimin tij, ka rënë pak reklama. Megjithatë, nuk mund të themi se nuk do të ketë një Ronaldo tjetër ose një lojtar si Ronaldo. La Liga mbetet La Liga dhe ka e do të ketë futbollist­ë që e rrisin nivelin e futbollit. Cila skuadër të duket favorite për titullin kampion? Favorit mendoj se është Barcelona dhe Atletiko Madrid, por natyrisht edhe Reali. Nëse Sevilja vazhdon me këtë ecuri, siç po ecën tani, besoj se do të ketë surpriza. Imazhi në mediat shqiptare dhe ato spanjolle. Si ndihesh kur di se ke marrë kaq popullarit­et në disa vende? Është kënaqësi pasi më herët nuk kam pasur këtë mundësi që të njihesha dhe atje dhe është kënaqësi të ndjej komente pozitive nga shqiptarët e Shqipërisë dhe realisht është shumë kënaqësi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania