Kotzias jep dorëheqjen, zbardhet telefonata Tsipras- Zaev
Mediat gjermane: Ja "viktima" e parë e Marrëveshjes së Prespës Xhaferri: Largimi i ministrit s’ka lidhje me paktin
Vetëm dy ditë pas dorëheqjes së min istrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias, mediat greke zbardhën telefonatën që ka bërë kryeministri Alexis Tsipras me homologun e tij Zoran Zaev. Ky i fundit mësohet se i shprehu kurajë kryeministrit grek duke theksuar vështirësitë e mëdha e të përbashkëta të procesit çdo hap e më të vështirë, por që synon në stabilizimin e dy vendeve në një rajon te ri ballkanik. Nga ana tjetër, ish- ministrja e Jashtme Dora Bakojanis deklaroi në Skai se me marrëveshjen e Prespës, Kotzias "iu dha identitet maqedonas shqiptareve të Maqedonisë. Baza e marrëveshjes me referim në Republikën e Iliden është baza e irredentizmit. Demokracia e Re është gati për rishikim të marrëveshjes nga zero, me qëndrim realist dhe largpamës". Ndërkaq kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Talat Xhaferri nuk pret se dorëheqja e shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias mund të ketë ndikim në marrëveshjen e arritur mes Shkupit dhe Athinës zyrtare lidhur me emrin e Maqedonisë. "Ministri i Punëve të Jashtme ka dhënë dorëheqje për aspektin e qasjes që kanë pasur brenda qeverisë me pjesën opozitare, bile edhe me pjesën e koalicionit që janë brenda përbrenda qeverisë, që nënkupton se të dy palët kanë bërë kompromis për diçka, dhe vlerësimi është që askush nuk mundet për një periudhë goxha të gjatë, nuk mundet të vijë në një marrëveshje të re të mundshme dhe të pretendojë që do jetë edhe ma e mira". Duke folur për tensionet në parlament mes mazhorancës dhe opozitës, kryeparlamentari Xhaferri u shpreh se është
optimist se palët do të gjejnë gjuhë të përbashkët. Sipas tij zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje. "Ka deputetë të shqetësuar për fatin e popullit që jeton këtu, për fatin e vendit që duhet ta ketë statutin që duhet ta ketë në nismat në organizmat euroatlantike". Këto komente Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferri i bëri në emisionin Klan Debat. Përndryshe, nesër ku-
vendi në Shkup duhet të vazhdojë seancën ku duhet të votohen ndryshimet Kushtetuese. Nga ana tjetër një reagim e kanë dhënë dhe mediat e huaja lidhur me këtë largim. Kanë qenë pikërisht mediat gjermane, të cilat kanë komentuat gjerësisht dorëheqjen e ministrit të Jashtëm të Greqisë Nikos Kotzias. Media gjermane "Spiegel" shkruan se dorëheqja e Kotzias ka ardhur si pasojë e rolit që kanë luajtur politikanët grekë në negociatat për emrin e Maqedonisë. Detyrat e ministrit të Jashtëm të Greqisë do t'i marrë përsipër kryeministri Alexi Tsipras, njoftoi zyra e tij. Arsyeja e grindjes brenda kabinetit qeveritar është pikërisht për emrin e Maqedonisë, thotë "Spiegel". Kotzias akuzoi ministrin e Mbrojtjes Panos Kamenos për minimin e marrëveshjes së arritur mes dy vendeve. Kurse mediat tjetër gjermane "Neue Zürcher Zeitung" e cilëson Nikos Kotzias si "viktimën e parë" të Marrëveshjes së Prespës, mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit të kësaj të "Ka pasur një polemikë të madhe në koalicionin qeverisës të Greqisë mbi propozimin për zgjidhjen e konfliktit të mbartur prej dekadash. Çarjet bëhen gjithnjë e më të thella. Konflikti brenda qeverisë greke lidhet me kompromisin mbi emrin, duke shkaktuar "viktimën" e parë", - shkruan gazeta gjermane. fundit. "Ka pasur një polemikë të madhe në koalicionin qeverisës të Greqisë mbi propozimin për zgjidhjen e konfliktit të mbartur prej dekadash. Çarjet bëhen gjithnjë e më të thella. Konflikti brenda qeverisë greke lidhet me kompromisin mbi emrin, duke shkaktuar "viktimën" e parë. Të mërkurën ministri i Jashtëm Nikos Kotzias njoftoi dorëheqjen e tij", shkruan gazeta gjermane. Edhe e përditshmja "Süddeutsche Zeitung" thekson se ka pasur një konfrontim të fortë mes Kotzias dhe ministrit të Mbrojtjes Kamenos, që përfaqëson partinë e krahut të djathtë në koalicionin qeverisës me partinë e majtë të Tsipras.