Gazeta Shqiptare

Luftë për 30 minuta me policinë, vritet Kostandino­s Kaçifa

Kush ishte 35- vjeçari dhe detajet minut pas minute të ngjarjes Festa e Greqisë në Bularat, arenë krismash

-

Më 28 tetor në festën e Greqisë, Bularati i Gjirokastr­ës ku zhvillohen gjithnjë festime për këtë ditë të shënuar për grekët, u kthye në arenë krismash. Kostandion­s Kaçifa, 35 vjeç shtiu në ajër për të festuar ndërkaq me afrimin e policisë, qëlloi dhe mbi makinën e tyre. Thuhet se i riu ishte i divorcuar dhe dyshohet se vuante nga depresioni. I riu u largua në mal për t'i shpëtuar ndjekjes ndërsa mori me vete tre karikatorë. Pas lokalizimi­t ai nuk iu bind thirrjeve të policisë për dorëzim dhe për 30 minuta ka shtirë ndaj tyre. Gjatë ' luftës' me policinë ai u vra nga policia. Ndërkaq në një video të hedhur në internet tregohet se disa banorë të Bularatit e kanë përcjellë me sharje dhe fyerje të rënda Policinë e Shtetit pas ekzekutimi­t të të riut ekstremist.

DETAJET

Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja në lidhje me vrasjen e 35- vjeçarit sot pasdite në Bularat të Gjirokastr­ës: Gjatë ditës së sotme datë 28.10.2018, rreth orës 10.00, në fshatin Bularat të Bashkisë Dropull të Rrethit Gjirokastë­r ka pasur të shtëna me armë zjarri. Punonjësit e Policisë, të cilët ishin të planizuar me shërbim në fshatin Bularat kanë shkuar menjëherë në drejtim të vendit nga u dëgjuan të shtënat me armë. Në momentin e mbërritjes në vend, punonjësit e policisë janë sulmuar me armë zjarri nga një person i veshur me uniformë ushtarake. Nga zjarri i hapur kundër personelit të policisë u godit dhe u dëmtua automjeti i policisë. Të ndodhur përballë kësaj situate, punonjësit e policisë kanë kërkuar mbështetje me efektivë shtesë si dhe janë vënë në ndjekje të autorit të sulmit me armë. Në ndihmë të punonjësve të policisë kanë mbërritur shërbime të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastë­r dhe grupi hetimor. Gjatë ndjekjes nga forcat e ardhura të policisë, shtetasi i ar-

matosur ka hapur përsëri zjarr në drejtim të policisë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Nisur nga rrezikshmë­ria që paraqiste shtetasi, i identifiku­ar si Kostandion­s Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastë­r, policia vendore ka kërkuar menjëherë ndihmën e forcave speciale për të bërë të mundur përballimi­n e situatës së pazakontë për forcat vendore. Me mbërritjen në vendngjarj­e, kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit. Nga kontrolli i ushtruar në banesë nuk është bërë e mundur gjetja e tij dhe në këtë kohë ka nisur

krehja e zonës. Forcat speciale kanë bërë të mundur lokalizimi­n e tij në një shpat mali mbi fshatin Bularat. Në momentin e zbulimit nga forcat e policisë, shtetasi Kostandino­s Kaçifa, ka hapur menjëherë zjarr ndaj tyre. Forcat speciale janë pozicionua­r për të mbrojtur jetën e tyre dhe nëpërmjet megafonit i kanë bërë thirrje të herëpasher­shme shtetasit që vijonte të qëllonte me armë që të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit. Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në 28 nëntori quhet ndryshe si festa e Jo- së pasi kryeminist­ri grek Ioanis Metaksa, i tha jo Italisë për të kaluar mes shtetit të tyre me qëllim pushtimin e vendeve të tjera. Kjo "Jo" kishte kosto pasi e futi në luftë Greqinë me Italinë, megjithatë akti i të thënët: "Jo", ishte me vlerë për ta.

kundërpërg­jigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandino­s Kaçifa. Në vendngjarj­e u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnik­ov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamuflazh. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r si dhe të Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda po kryejnë veprimet në vendngjarj­e.

 ??  ?? Plumba mbi makinën e policisë
Plumba mbi makinën e policisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania