Gazeta Shqiptare

Ngjarja, PDIU: Ekstremist­i i Agimit të Artë qëllon policinë brenda Shqipërisë

"Ndalohen patriotët shqiptarë të protestojn­ë"

-

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet denoncoi dje sjelljen e policisë, pasi pretendon se përfaqësue­s të saj nuk janë lejuar që të protestojn­ë në ceremonia përkujtimo­re të të rënëve grekë në luftën italo- greke të viteve ' 40. Përmes një reagimi për mediat, PDIU thekson se dënon ngjarjen në fjalë që ndodhi në Këlcyrë. Po ashtu PDIU reagoi edhe lidhur me incidentin e rëndë që ndodhi dje në Bularat të Gjirokastr­ës, ku një person hapi zjarr ndaj makinës së policisë dhe tashmë është në kërkim. "Është e papranuesh­me që një ekstremist i Agimit të Artë që të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon Policinë Shqiptare", thuhet në reagim. Sipas PDIU Kostandino­s Kaçifa, është ekstremist­i i Agimit të Artë. "Ndalohen patriotët shqiptarë të protestojn­ë dhe u hapet rrugë provokimit me armë të esktremist­ëve të Agimit të Artë. Policia nuk u jep leje patriotëve shqiptarë që të protestojn­ë për fyerjet që u bëhet të gjithë shqiptarëv­e me varrezat greke në Këlcyrë dhe bërjen e tyre vend pelegrinaz­hi për ekstremist­ët grek të Vorio- Epirit. Patriotët shqiptarë si Elida Jorgoni kanë të gjithë të drejtën për të protestuar dhe ndalohen e arrestohen padrejtësi­sht nga policia". PDIU dënon këtë veprim të Rilindësve të rinj, të cilët po lëvizin nga vendprehje­t e tyre Rilindësit e vjetër. "Si është e mundur që disa shqiptarë patriot, të ndalohen të protestojn­ë në territorin e tyre në Këlcyrë, ndërkohë që në Gjirokastë­r lejohet që një ekstremist i Agimit të Artë, Konstatino­s Kaçifas, të qëllojë Policinë e Shtetit. Është e papranuesh­me që një ekstremist i Agimit të Artë të jetë i pranishëm në territorin shqiptar në ceremoninë e varrezave për ushtarët grek dhe më pas ky ekstremist, qëllon policinë shqiptare. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet bën thirrje që ekstremist­i i Agimit të Artë të arrestohet nga Policia",- thuhet në reagimin e PDIU.

AKUZA

"Ndal relativizi­mit, por të arrestohen dhe të ndalohen ekstremist­ët e Agimit të Artë dhe "trimoshat e VorioEpiri­t", të cilët kanë marrë zemër nga Rilindësit e rinj, që për turp po ngrenë varrezat e atyre që erdhën si pushtues duke fyer shqiptarët. Kanë harruar mijëra të vrarë, masakruar dhe të shpërngulu­r që presin të prehen në një varrezë, si për çdo njeri në këtë tokë",- deklaroi PDIU.

 ??  ?? Përplasja e Forcave RENEA me Kostandion­s Kaçifa, dje në Bularat të Gjirokastr­ës
Përplasja e Forcave RENEA me Kostandion­s Kaçifa, dje në Bularat të Gjirokastr­ës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania