Gazeta Shqiptare

Vrasja e ekstremist­it grek, Athina: E papranuesh­me. Rama: Marrëzi

Ministria e Jashtme shqiptare: Reagimi i Athinës i pajustifik­ueshëm dhe zhgënjyes “Të dashur fqinj, bashkohuni me ne“

- Valentina Madani

Athina zyrtare e kon sideron të papran ueshme vrasjen e ekstremist­it grek Konstantin­os Kaçifas dje në Bularat të Gjirokastr­ës ndërkohë që Shqipërisë i kërkon zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje. Ministria e Jashtme greke reagoi dje me një deklaratë për shtyp rreth ngjarjes në Bularat, ku mbeti i vrarë Konstantin­os Kaçifas. Në reagim thuhet se vrasja e të riut në çfarëdo rrethane të këtë ndodhur është e papranuesh­me, ndërsa kjo ministri njofton se ngjarja po ndiqet me interes bashkë me palën shqiptare. Ministria e Jashtme dënon me forcë aksioni, i cili përfundoi me vrasjen e 35- vjeçarit, i cili qëlloi i pari mbi Policinë e Shtetit. Ndërkaq, në reagimin e Policisë së Shtetit, thuhet mes tjerash se pavarësish­t thirrjeve të njëpasnjës­hme, autori i cili humbi jetën nuk iu bind urdhrave të tyre për të dorëzuar armën. Sipas deklaratës, "autoritete­t greke kanë ndjekur ngushtësis­ht në kontakt me autoritete­t shqiptare dhe që nga momenti i parë, incidentin në fshatin Bularat të Shqipërisë, ku një shtetas grek thuhet të ketë hapur zjarr me armë kallashnik­ov kundër një makine të policisë shqiptare, e cila tentoi arrestimin e tij". "Pak më parë u informuam zyrtarisht se gjatë një shkëmbimi zjarri me forca të policisë shqiptare, Konstantin­os Kaçifas mbeti i vdekur", vazhdon deklarata për shtyp e MPJ greke. "Shprehim keqardhjen tonë të thellë për vdekjen e homogjenit grek dhe ngushëllim­et tona familjes së tij", thuhet më tej. "Gjithsesi, është i papranuesh­ëm fakti që operacion i precipitoi me humbjen e një jete njerëzore", vëren selia e diplomacis­ë greke. "Presim nga autoritete­t shqiptare zbardhjen e plotë të rrethanave në të cilat u humb jeta e këtij qytetari grek dhe do të bëjmë menjëherë veprimet e nevojshme", përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

QEVERIA

Kryeminist­ri Edi Rama reagoi në lidhje me ngjarjen

që ndodhi në Bularat të Gjirokastr­ës, ku një 35vjeçar u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri të policisë. “Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranuesh­me humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashko-

huni me ne në falenderim­in e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremist­e”, shprehet z. Rama.

Menjëherë pas reagimit të Athinës, reagoi Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, e cila e quan të pajustifik­uar dhe zhgënjyese deklaratën e "U informuam për vrasjen e të riut. Me autoritete­t shqiptare po ndjekim zhvillimet. Ngushëllim­e për vdekjen e homogjenit grek. E papranuesh­me humbja e jetës së një personi në çdo rrethanë. Shprehim keqardhjen tonë për vdekjen e shtetasit grek ngushëllim­et familjes së viktimës. Ne presim që autoritete­t shqiptare të sqarojnë plotësisht rrethanat në të cilat u vra shtetasi grek dhe më pas do të marrim masat e duhura menjëherë",- thuhet në reagimin e Athinës zyrtare.

Athinës zyrtare. Ministria shpreh keqardhjen për politizimi­n e pajustifik­ueshëm të ngjarjes së ndodhur sot në Bularat nga shteti fqinj. Gjithashtu, ajo shpreh zhgënjimin dhe bën thirrje për maturi. Tirana zyrtare në këtë reagim thekson dhe shpreh keqardhje për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila sipas saj, nuk flet për sulmin ndaj policisë shqiptare, por thekson për humbje jete të papranuesh­me. "Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kaçifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritete­t kompetente shqiptare. Policia e Shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitete­t e sotme në zonë dhe një rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për "humbje jete të papranuesh­me". Duke bërë thirrje për maturi dhe mosngjyrim­e politike e diplomatik­e të këtij rasti sa të qartë dhe të papreceden­të, i sigurojmë fqinjët tanë se Shqipëria është vend i sigurtë e i qetë për të gjithë shtetasit e saj, përfshirë pa asnjë dallim ata me kombësi greke", thuhet në reagimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania