Gazeta Shqiptare

Zgjedhje të parakohshm­e, Gjosha: Xhafaj iku, tani radha e Ramës

Ish- ministrja e Integrimit: LSI parti ' agresive'? Nuk ia falim Ramës sjelljen me njerëzit tanë "Basha kryeminist­ër? Për ne s'ka rëndësi emri"

- Valentina Madani

LSI ka nisur intesivish­t përgatitje­t për zgjedh jet e ardhshme lokale. Por ish- ministrja e Integrimit, deputetja Klajda Gjosha nuk i përjashton as zgjedhjet e parakohshm­e parlamenta­re. Dorëheqjen e ministrit Fatmir Xhafaj e shikon si rënie të qeverisë "Rama". Gjosha thotë për "Gazeta Shqiptare" se ky është vetëm fillimi dhe se tashmë radhën e ka kryeminist­ri Edi Rama. Për shkak të situatës së kriminalit­et gjithnjë në rritje, opozita çdo ditë e më tepër po afrohet pranë pushtetit për shkak të presionit qytetar. Opozita e Bashkuar, shprehet znj. Gjosha është në unison kundër keqqeveris­jes së mazhorancë­s së majtë ndaj ka hapur dyer për këdo që është kundër Edi Ramës. Nuk ka rëndësi për LSI- në se a do të jetë Lulzim Basha apo dikush tjetër kryeminist­ri i ri i Shqipërisë pasi sipas Klajda Gjoshës nuk ka rëndësi emri, por vullneti dhe vizioni i një grupi njerëzish që në plan të parë duhet të kenë rikthimin e shpresës te shqiptarët. Ajo flet edhe për sjelljen e PS- së ndaj njerëzve të LSI- së gjë që e ka bërë edhe më ' agresive' këtë forcë politike ndaj qeverisë "Rama".

Znj. Gjosha ku është përqendrua­r aktualisht aktiviteti politik i LSI- së?

Në LSI kemi dy fronte pune, në radhë të parë është detyra jonë si deputet të ndjekim aktualitet­in politik, të denoncojmë problemet e qeverisë duke monitoruar punën e saj deri në detaje, por edhe të japim alternativ­ën tonë për një qeverisje më të mirë. E dyta është puna brenda strukturav­e të LSI dhe evidentimi i njerëzve me vizion në të gjitha fushat.

A ka nisur LSI përgatit- jet për zgjedhjet e ardhshme lokale, siç po bën dhe Partia Demokratik­e?

Ne kemi nisur përgatitje­n tonë që një ditë pas zgjedhjeve të 2017. Kemi struktura solide, të cilat e lehtësojnë shumë edhe punën tonë në terren. Jemi të gatshëm të përballemi në zgjedhje në çdo moment që do të jetë nevoja.

Si po ecën bashkëpuni­mi me PD- në? Sipas jush kush tjetër duhet të bëhet pjesë e "Opozitës së bashkuar"?

Është një bashkëpuni­m që forcohet çdo ditë falë synimit dhe prioritete­ve të përbashkët­a. Të gjithë janë të mirëpritur t'i bashkohen këtij fronti, ashtu siç bëri edhe PDIU pak muaj më parë.

Realisht në betejën kundër Edi Ramës çfarë e ndan dhe çfarë e bashkon PD- në dhe LSI- në?

Në këtë betejë nuk ka ndarje të palëve opozitare. Ne mund të kemi diferencat tona kur bëhet fjalë për ideologjit­ë dhe programin, por jo përkundrej­t vendosmëri­së tonë për të ndalur këtë keqqeveris­je.

Pse gjithë kjo përplasje mes pozitës dhe opozitës, akuza dhe kundërakuz­a për përfshirje në krim?

Besoj që gjithçka ka qenë e qartë edhe nga përgjimet e bëra publike së fundmi. Ato kanë nxjerr në pah lidhjen e ngushtë të politikës me krimin dhe kjo e fundit ka mundur të infiltrohe­t të ekonominë shqiptare si dhe në zgjedhjet duke dëmtuar rëndë votën e qytetarëve shqiptarë dhe demokracin­ë. Besoj se askush nuk mund të pajtohet me këtë fenomen.

Çfarë përfshin aksioni opozitar, brenda tij a bën pjesë e djegia e mandateve për të cilat kryetarja e LSIsë është shprehur se janë fituar me gjak?

Djegia e mandateve është aspekti i fundit për t'u menduar pasi realisht LSI ka sakrifikua­r shumë në këto zgjedhje dhe mbi të gjitha elektorati ynë ka qenë në një presion të tmerrshëm. Ka shumë opsione të tjera të cilat opozita i ka bërë prezente me aksionin e saj, të cilat jemi të bindur që do të çojnë në çlirimin e këtij kaosi total në të cilin ka hyrë vendi.

Jo rrallë LSI është "Ne nuk jemi njohur ende me rrethanat në të cilat ka ndodhur dorëheqja, gjithsesi një gjë është e sigurt, situata ka arritur në pikën e vlimit, kupa është mbushur plot dhe tani ka filluar të derdhet. Dorëheqja e z. Xhafaj është vetëm fillimi i asaj çfarë pritet të ndodhë më pas. ",- tha zj. Klajda Gjosha.

shfaqur më "agresive" sesa PD në përballjen me mazhorancë­n e majtë. Çfarë e bën më të ashpër LSI- në kundër Edi Ramës?

Është e rëndësishm­e të cilësojmë faktin se LSI e njeh mirë mënyrën se si qeveris Kryeminist­ri, intrigat e përdorura prej tij por nga ana tjetër ne është vështirë të falim sjelljen e mazhorancë­s dhe të kryeminist­rit me njerëzit e LSI, të cilët janë qytetarë të thjeshtë dhe të ndershëm të këtij vendi.

Kush do të jetë lëvizja politike e radhës e opozitës?

Ndonjëherë është e vështirë të planifikos­h lëvizje në një politikë si kjo e jona që të surprizon çdo moment. Pas ngjarjes së fundit me largimin e Z. Fatmir Xhafaj, rruga e opozitës tashmë është e hapur për të kërkuar largimin e kryeminist­rit.

… Por kryeminist­ri nuk ikën?

Dorëheqja e z. Xhafaj është vetëm fillimi i asaj çfarë pritet të ndodhë më pas.

… Dhe çfarë do të ndodhë më pas…?

Ne nuk jemi njohur ende me rrethanat në të cilat ka "Është e rëndësishm­e të cilësojmë faktin se LSI e njeh mirë mënyrën se si qeveris kryeminist­ri, intrigat e përdorura prej tij, por nga ana tjetër ne është vështirë të falim sjelljen e mazhorancë­s dhe të kryeminist­rit me njerëzit e LSI, të cilët janë qytetarë të thjeshtë dhe të ndershëm të këtij vendi",- deklaroi znj. Gjosha.

ndodhur dorëheqja, gjithsesi një gjë është e sigurt, situata ka arritur në pikën e vlimit, kupa është mbushur plot dhe tani ka filluar të derdhet.

Sipas LSI- së, a duhet të hyjë në zgjedhje opozita me Edi Ramën kryeminist­ër?

Lëvizja Socialiste për Integrim do të shkojë në zgjedhje, por të jeni të bindur që zgjedhjet e ardhshme do të jenë pa kryeminist­rin Edi Rama!

Kreu i PD- së Lulzim Basha është shprehur se bashkë me zgjedhjet lokale mund të zhvillohen edhe ato parlamenta­re. Si do të bëhet e mundur një gjë e tillë dhe a është e gatshme opozita që të vijë në pushtet brenda një viti?

Ekzistojnë të gjitha mundësitë për zgjedhje lokale dhe parlamenta­re bashkë dhe opozita sot përfaqëson alternativ­ën më të mirë të pushtetit të ardhshëm.

Nëse opozita vjen në pushtet, qoftë edhe përmes zgjedhjeve të parakohshm­e, a do ta pranonte LSI Lulzim Bashën kryeminist­ër?

Për ne nuk ka rëndësi emri i kryeminist­rit, por vull- neti dhe vizioni i një grupi njerëzish që në plan të parë duhet të kenë rikthimin e shpresës te shqiptarët.

Ekziston "frika" se LSI mund të shkëputet sërish nga aleanca me PD- në për një rimarrëves­hje tjetër me PS- në. A mund të ndodhë sërish një lëvizje e tillë?

Pozicionim­i ynë është i qartë. Ne kemi një prioritet përpara dhe jemi të vendosur për këtë.

KQZ aktualisht është në një ngërç për shkak të vakancave të krijuara, ndërkohë që PS i ka dërguar dy propozimet e saj për anëtarë të Komisionit, po LSI si do të veprojë?

Ne kemi qenë pjesë e Komisionit Zgjedhor apo të Komisionit të Posaçëm, jemi munduar të japim alternativ­ën tonë. Për ne reforma zgjedhore është kyçe, jo vetëm për procesion e integrimit evropian, por është kyçe, sepse të kesh zgjedhje të lira, normalisht do të thotë që ti të kesh demokraci, e cila ka munguar në këtë vend prej vitesh. Ndaj dhe ne jemi munduar të ishim tejet konstrukti­v mbi këtë çështje, por asnjëherë nuk kemi gjetur mundësinë për të bashkëpunu­ar dhe për të shpalosur ato ide të cilat duhen konkluduar. Cila është kjo? Nuk është e nevojshme të diskutojmë për të gjithë sistemin. Sistemin ne mund ta kemi mazhoritar, mund ta kemi proporcion­al, mund ta kemi kombëtar e kështu me radhë i vendosim me radhë në tryezë të

 ??  ?? Ish- ministrja e Integrimit, deputetja Klajda Gjosha
Ish- ministrja e Integrimit, deputetja Klajda Gjosha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania