Gazeta Shqiptare

Basha: Nuk ka gjeneral, me apo pa spaleta, që ta shpëtojë Dakon

Kreu i PD: Famir Xhafaj iku pa arrestuar Dakon, manipuloi dosje hetimore "Audio- përgjimi i Habilajt, për një muaj 5 mln euro"

- Valentina Madani

Përtej të gjithë ske narëve për dorëheqjen e Xhafajt, kreu i PD- së Lulzim Basha ka bindjen e plotë se ministri Fatmir Xhafaj u largua për t'i ikur përgjegjës­isë së manipulimi­t të provave për çështjen e të vëllait të tij, ndërsa pika kulminante sipas tij ishte mosarresti­mi i kryebashki­akut të Durrësit Vangjush Dako. Gjatë bashkëbise­dimit me banorët e Manzës në Durrës, z. Basha theksoi se Xhafaj kishte frikë të përballej dhe të arrestonte kryebashki­akun e Durrësit. "Tash dy vjet ne kemi denoncuar dosjen hetimore 339. Dosja hetimore 339 vuri në lëvizje faktorin ndërkombët­ar dhe e vuri me shpatulla pas muri Fatmir Xhafajn. Faktori ndërkombët­ar e detyroi atë të fillonte arrestimin e disa prej bandave kryesore të krimit me të cilat Edi Rama mori votat qershorin e vitit të kaluar. U arrestuan Bajrat në Shkodër. U arrestuan Ndokët në Lezhë. U arrestuan Avdylët në Shijak. Por Fatmir Xhafaj, si një vasal i vërtetë i Edi Ramës nuk pati guximin të arrestonte Vangjush Dakon, personazhi­n kryesor dhe kokën e shtabit të shitblerje­s së votave, siç e dini fare mirë këtu në Manzë, në Sukth dhe në gjithë zonën e Durrësit. Ky ishte momenti kur faktori ndërkombët­ar e kuptoi se Fatmir Xhafaj nuk është gjë tjetër veçse një ushtar i bindur i Edi Ramës",- deklaroi z. Basha. Për kreun demokrat, largimi i ministrit është dëshmi e forcës së opozitës. Ai përmendi se pas këtij largimi të papritur të Xhafajt fshihet manipulimi i dosjes hetimore për vëllain e tij, Agron Xhafaj. "Fatmir Xhafaj është larguar nga frika e përballjes me përgjegjës­itë e tij ligjore dhe politike për manipulimi­n e hetimit ndaj vartësve të tij, drejtorit të Përgjithsh­ëm Ardi Veliut dhe njerëzve të tjerë të përfshirë në manipulimi­n e dosjes hetimore për vëllain e tij", u shpreh z. Basha. Ai paralajmër­oi kreun e qeverisë se nuk do ia dalë të ndalojë prangosjen e kryebashki­akut të Durrësit Vangjush Dako, edhe me emërimin në krye të Ministrisë së Brendshme të Sandër Lleshit. "Nuk ka gjeneral, me apo pa spaleta ta shpëtojë, Vangjush Dako e ka vendin në burg, dhe në burg do të shkojë një orë e më parë, për korrupsion­in, për vjedhjen, për bashkëpuni­min me kriminelët, për shndërrimi­n e Durrësit, të kësaj treve fisnike, në një çiflig të krimit, aty e ka ven- Z. Basha deklaroi dje se pastrimi i politikës dhe dekriminal­izimi i zgjedhjeve janë jetike për demokracin­ë dhe stabilitet­in e vendit. Teksa publikoi një video në lidhje me përgjimet e Habilajve, ku flitet për ish- ministrin Tahiri, për blerjen e votave, si dhe atë ku mendohet se është i përfshirë kryebashki­aku i Durrësit, Basha shprehet se vetëm ndarja e politikës nga krimi mund të sigurojë votë të lirë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania