Gazeta Shqiptare

Sandër Lleshi në pikëpyetje? Dyshime për rolin e tij në 21 janar

Fatmir Xhafaj edhe të dielën në punë, PD: Po largojnë orenditë nga zyra Pollo- Lleshit: Çfarë këshille i dhe Ramës për drogën?

- Valentina Madani

Ministri në detyrë Fatmir Xhafaj pa varësisht dorëheqjes edhe dje punoi në zyrën e tij. Ministri i Brendshëm i dorëhequr, Fatmir Xhafaj do të vazhdojë të qëndrojë edhe për disa ditë në detyrë. Të paktën deri ditën e enjte, kur është parashikua­r që në parlament të votohet dekreti i shkarkimit. Kreu i shtetit e firmosi shkarkimin e Xhafajt vetëm pak orë pasi kryeminist­ri Rama njoftoi se kishte pranuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, por Meta nuk është shprehur ende për propozimin e shefit të qeverisë, këshilltar­it të tij, Sandër Lleshi, për të marrë drejtimin e dikasterit të Rendit, më i sulmuari në kabinetin e Ramës. Presidenti ka 7 ditë kohë, në të cilën bën të gjitha verifikime­t rreth propozimit, ndërsa burimet pranë tij thonë se lëvizja mund të jetë në fillim të javës. Seanca e parlamenti­t është të enjten, kur edhe do të votohet dekreti i shkarkimit të Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm. E nëse Meta ka firmosur emërimin e ri, në seancë do të kalojë edhe dekreti i pasuesit të Xhafajt, gjeneralit Sandër Lleshi. Në këto 5 vite të qeverisjes së socialistë­ve, pas Tahirit dhe Xhafajt, Lleshi do të jetë ushtaraku i dytë që do të drejtojë këtë dikaster, pas Dritan Demirajt, që qëndroi në detyrë gjatë muajve të paktit Rama- Basha. Nga ana e saj PD përmes deputetit Klevis Balliu shprehet se çdo ministër bashkë me Ramën po largojnë orenditë e tyre nga zyrat shtetërore. Sipas Balliut "është në genetikën e PS rënia, humbja, dështimi, pasi e mira mbizotëron gjithmonë mbi të keqen". "Pse ra rilindja? Pas rënies së Ministrit të dytë të Brendshëm, qeveria praktikish­t ka rënë. Tashmë është fakt se çdo ministër më në krye Edi Ramën sot po largojnë orenditë e tyre nga zyrat shtetërore, pasi janë të vetëdijshë­m që koha e tyre mori fund.

Dhe tashmë do i duhet të përballen me drejtësinë. Por "Nëse kryeminist­ri cerebral Rama ka përdorur gjuhë rrugësh me Xhafajn, dy janë rrugët: ose Edi Rama duhet të japë dorëheqjen sa më shpejt që të jetë e mundur; ose ministri Xhafaj duhet t'i drejtohet gjykatës apo dhe prokuroris­ë me padi ose civile, ose penale kundër kryeminist­rit të tij. Në fakt, padia në vetvete do të ishte një akt i madh historik kundër frymës së rrugës që ka 100- vjet që drejton shtetin dhe qeveritë shqiptare", tha z. Ngjela.

pse ra rilindja?

Rilindja ra për një fakt shumë të thjeshtë. Është në genetikën e PS rënia, humbja, dështimi, pasi e mira mbizotëron gjithmonë mbi të keqen", - shkruan deputeti i PD- së.

PIKËPYETJA

Kryeminist­ri Edi Rama dorëzoi para dy ditëve në Presidencë dy dekrete, i pari për shkarkimin e Fatmir Xhafajt dhe i dyti për emërimin në vend të tij të Gjeneralit Sandër Lleshi. Por nëse për shkarkimin e Xhafajt, firma e kreut te shtetit ishte e menjëhersh­me, nuk ndodhi e njëjta gjë për dekretin e emërimit në detyrë të Sandër Lleshit. Vizion Plus, raportoi dje se siç parashikoh­et në ligj, Presidenca ka kërkuar informacio­n mbi figurën e Sandër Lleshit në të gjithë institucio­net ligjzbatue­se, një procedurë kjo që ndiqet në të gjitha rastet e personave që presin dekretin e kreut te shtetit. Informacio­ni është kërkuar dhe nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Të njëjta burime saktësojnë se shkak kryesor për këto informacio­ne të kërkuara nga shërbimet sekrete është ngjarja e 21 janarit 2011, ku 4 persona mbetën të vrarë përpara kryeminist­risë, në një protestë të thirrur nga opozita e kohës pas publikimit të një video- përgjimi mes Dritan Priftit dhe Ilir Metës. Në atë kohë, Lleshi ka mbajtur pos- tin e zv. shefit të Shtabit të Përgjithsh­ëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Për shumë kohë u fol nëse ka pasur një plan të ushtrisë për shpalljen e shtetrreth­imit në vend, pas ngjarjes se konsiderua­r si një puç nga ishkryemin­istri Berisha. Por ministri i Mbrojtjes i kohës, Arben Imami e ka hedhur poshtë këtë tezë, duke deklaruar se nuk ka pasur asnjë tentative për të përfshirë Forcat e Armatosura, por vetëm sugjerime të karakterit informues nëse mund të përdorej ushtria, pasi në disa vende anëtare të NATO- s, në situata të ngjashme, lejohet angazhimi i tyre. Tashmë Presidenca ka kërkuar nga SHISH dhe SHIU informacio­ne të detajuara lidhur me periudhën që Lleshi ka mbajtur këtë post, si dhe mbi rolin e Forcave të Armatosura në ngjarjen e rëndë të 21 janarit. Deri në mbërritjen e përgjigjev­e dekreti për emërimin e Lleshit në këtë detyrë do të mbesë në tryezën e Presidenti­t Ilir Meta.

KËSHILLA

Aleksandër Lleshi, pritet të zëvendësoj­ë ish- ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, por deputeti i PD, Genc Pollo, ia drejtoi dje 8 pyetje ministrit të ri. Pollo shkruan se nuk ka asnjë paragjykim për Lleshin, këshilltar i kryeminist­rit për çështjet e sigurisë që nga viti 2013, por do të donte t'i bënte disa pyetje. "Cilat janë këshillat që z. Lleshi i dha kryeminist­rit: 1- kur u mor vesh se avionë të vegjël transporto­nin drogë nga Shqipëria në Itali duke përdorur aeroporte ushtarake si Gjadri apo edhe aerodrome e pista rrethanore; 2- kur u bë e qartë se mohimi nga Ministria e Mbrojtjes i përdorimit të aeroportev­e nga avionët e drogës rezultoi i pavërtetë; 3kur Shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm Bazo në maj 2014 pretendoi publikisht se është i pamundur transpor-

ti i drogës me avion "meqë hapësirën ajrore të Shqipërisë e monitoron NATO", çka ishte tërësisht e gënjeshtër­t pasi NATO nuk ka objekt aviacionin civil e aq më pak aeroplanët privatë; 4kur debatohej në publik se mbjellja masive e drogës vendin tonë në vitin 2016 përbënte rrezik për sigurinë publike e kombëtare; 5- kur raportet e Europolit, Departamen­tit të Shtetit të ShBA, Zyrës për Drogën e Krimin të OKB ( UNODC) dhanë alarmin pas vitit 2016 për kanabizimi­n e vendit e pasojat e rrezikshme të tij; 6- kur rezultoi

se bandat e narkotrafi­kantëve kontrollon­in radarët e bregdetit dhe i fiknin ata sa herë u nevojitej atyre për fshehur transporte­t e drogës; 7- kur një ministër i qeverisë Rama sugjeroi ndërhyrjen antidrogë të Ushtrisë pasi Policia konsideroh­ej e kanabizuar; 8- kur u hartua e miratua ligji mbi FA, i cili u rrëzua në vitin 2014 nga Gjykata Kushtetues­e pasi transferon­te të gjithë pushtetet e organeve kushtetues­e tek kryeminist­ri duke e bërë atë "edhe komandant edhe komisar", siç u shprehën ekspertët", shkruan z. Pollo.

 ??  ?? Sandër LLeshi, këshilltar­i i kryeminist­rit
Sandër LLeshi, këshilltar­i i kryeminist­rit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania