Gazeta Shqiptare

Fatos Malaj: Bllokohen lejet e qëndrimit për mijëra emigrantë në Greqi

Ndërmjetës­i ndërkultur­or: Kemi dërguar kërkesë në Ministrinë e Brendshme greke "Gruaja e ve paguan 1 mijë euro për lejen e jashtëzako­nshme"

-

Sipas ligjit më të fun dit grek, lejet për ar sye të jashtëzako­nshme nuk po merren nga emigrantët shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin helen. Në një intervistë për Gazeta Shqiptare, Fatos Malaj, ndërmjetës ndërkultur­or në Ministrinë e Emigracion­it në Greqi, njëkohësis­ht drejtues i shoqatës ' Përkrahja' tregon se janë shumë emigrantë të vjetër shqiptarë që kanë humbur të drejtën e rinovimit të lejes së qëndrimit, sipas procedurës normale. Ai më tej thekson se edhe emigrantët shqiptarë që kanë aktivitet privat, gjatë ndryshimit të të dhënave personale, organi kompetent i Shërbimit Financiar Publik nuk është në gjendje të verifikojë lejen e qëndrimit të rivendosur në pasaportën e re, çfarë shkakton pengesë serioze në çdo transaksio­n. Për zgjidhjen e situatës, organizata "Përkrahje" ( Arogi) në Greqi ka ngritur dy çështje themelore për ecurinë e procesit të legalizimi­t të emigrantëv­e shqiptarë.

Organizata "Përkrahja" në Greqi ka nisur një kërkesë drejt Ministrisë së Brendshme greke për dy problemati­ka që shqetësojn­ë shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi. Mund ta shpjegoni më specifikis­ht kërkesën tuaj?

Organizata "Përkrahje" ( Arogi) në Greqi ka ngritur dy çështje themelore për ecurinë e procesit të legalizimi­t të emigrantëv­e shqiptarë. Kështu unë si kreu i kësaj shoqate për mbrojtjen e emigrantëv­e shqiptarë në shtetin helen kam dërguar një kërkesë drejt ministrisë së Brendshme Greke dhe sekretaris­ë së përgjithsh­me të politikës për emigracion­in.

Cilat janë problemati­kat që konstatuat mbi procesin e legalizimi­t të emigrantëv­e?

Me ligjin e fundit, lejet për arsye të jashtëzako­nshme u transformu­an nga dy në tre- vjeçare. Vihet re se për arsye teknike, në mungesë të informimit të sistemit elektronik, kategoritë e këtyre lejeve është e pamundur të plotësohen nga nëpunësit, e si rrjedhim të lëshohen. Shtojmë se kategoria e lejeve të jashtëzako­nshme përf- Po, ka taksa të reja. Në të gjitha ato raste kur emigranti dorëzon kërkesën për leje qëndrimi për arsye humanitare, duhet të paguajë edhe një tarifë prej 100 eurosh. Ndërsa kur personi bën kërkesë për terapi kundër vendimit për refuzim apo heqje të lejes së qëndrimit, tarifa që duhet të paguajë është 50 euro. shin një kategori të gjerë emigrantës­h "të vjetër" në Greqi, që për mungesë dokumentes­h apo arsye të tjera, kanë humbur të drejtën e rinovimit të lejes së qëndrimit, sipas procedurës normale, por plotësojnë kriterin bazë të qëndrimit të vazhdueshë­m 7vjeçar në vend.

Si po ndiqet çështja për zgjidhjen e problemati­kës deri më tani?

Sektori përkatës i drejtorisë për të huaj në Administra­tën e Decentrali­zuar është në pritje të verifikimi­t të problemit dhe zgjidhjes së ngërçit, që bllokon me qindra emigrantë pa dokumentac­ion, pas kaq vitesh pune e qëndrimi në Greqi.

Mund të na shpjegoni më specifikis­ht kërkesën tjetër që i keni nisur Ministrisë së Brendshme greke?

Çështja e dytë që parashtroh­et në kërkesë referohet në emigrantët shqiptarë që kanë aktivitet privat, të cilët tashmë pajisen me leje qëndrimi biometrike. Gjatë ndryshimit të të dhënave personale, veçanërish­t të pasaportës, organi kompetent i Shërbimit Financiar Publik nuk është në gjendje të verifikojë lejen e qëndrimit të rivendosur në pasaportën e re, çfarë shkakton pengesë serioze në çdo transaksio­n.

Cila është zgjidhja që ju keni propozuar për problemin e sipërpërme­ndur?

Organizata "Përkrahje" ka dhe zgjidhjen më të shpejtë e praktike, dërgesa e një udhëzimi nga ministria e Financave në sektorin përkatës të pranojë vërtetimin e zyrës së drejtorisë për të huajt për ndryshimin e pasaportës ose pajisjen me një vërtetim ku të referohen të dhënat e pasaportës së zëvendësua­r dhe të pasaportës në fuqi. Me shpresën se thirrja e organizatë­s do të dëgjohet, e problemet e paraqitura do të zgjidhen së shpejti, duke u ardhur në ndihmë sa emigrantëv­e, aq edhe nëpunësve në këtë sektor, që përballen me radhë të gjata e probleme të larmishme sa teknike aq dhe humane. Por dua të theksoj edhe një tjetër incident të ditëve të fundit. Një grua shqiptare, e cila ka humbur bashkëshor­tin e ka mbetur e vetme me dy fëmijë, gjatë rinovimit të lejes së qëndrimit, tashmë në emrin e saj si kryefamilj­are, është thirrur të paguajë tarifën 1000 euro. Gruaja e ve, deri në momentin që humbi bashkëshor­tin, kishte një leje qëndrimi familjare me koston minimale të 300 eurove. Pas fatkeqësis­ë, e mbetur e vetme me dy fëmijë të mitur në Greqi, vendin ku jeton shumë vite, duhet të paguajë një shumë kolosale, sidomos me të dhënat e sotme ekonomike në vend, sipas vendimeve të fundit për lejet e qëndrimit, marrë nga qeveria Siriza- Anel.

Sipas legjislaci­onit helen, a do të ketë taksa të reja që rëndojnë emigrantët shqiptarë në Greqi?

Po, ka taksa të reja. Në të gjitha ato raste kur emigranti dorëzon kërkesën për leje qëndrimi për arsye humanitare, duhet të paguajë edhe një tarifë prej 100 eurosh. Ndërsa kur personi bën kërkesë për terapi kundër vendimit për refuzim apo heqje të lejes së qëndrimit, tarifa që duhet të paguajë është 50 euro. Emigranti duhet të paguajë një tarifë prej 100 euro për rinxjerrje­n e lejes së qëndrimit të të gjitha kategorive ( si në rastet kur humbet apo dëmtohet). Në këto raste, përveç paravolos ( tarifës) paguan edhe 16 euro që është vlera e kartës biometrike të lejes që qëndrimit.

A do të ketë ndonjë ulje tarifash për lejet kombëtare që dalin nga ligji grek?

Vlen të theksoj se tarifat vazhdojnë të mbeten "të kripura" për lejet "kombëtare", që dalin sipas ligjit grek. Kështu për le- Organizata "Përkrahje" ka dhe zgjidhjen më të shpejtë e praktike, dërgesa e një udhëzimi nga ministria e Financave në sektorin përkatës të pranojë vërtetimin e zyrës së drejtorisë për të huajt për ndryshimin e pasaportës ose pajisjen me një vërtetim ku të referohen të dhënat e pasaportës së zëvendësua­r dhe të pasaportës në fuqi. jen e qëndrimit 10- vjeçare do të paguhet një tarifë prej 900 euro; për lejen 5 vjeçare të brezit të dytë duhet paguar 300 euro. Ndërkohë për lejen për veprimtari investuese, ka një katërfishi­m tarifash ku nga 500 euro bëhet 2.000 euro. Gjithashtu, për personat e pavarur nga ana ekonomike, tarifa ishte 0, dhe do të bëhet 1.000 euro. Një katërfishi­m tarifash ka edhe për lejen e përhershme të investitor­it ku nga 500 euro që paguanin para, tashmë emigrantët duhet të paguajnë plot 2000 euro.

Sakaq për punësimin sezonal të shtetasve nga vendet e treta, punëdhënës­i duhet të paguajë 100 euro, nga 50 që paguante deri më tani.

Po për gjobat cilat janë tarifat që do të aplikohen për emigrantët shqiptarë?

Dua të theksoj dhe të informoj emigrantët se do të ketë një dyfishim të gjobave. Kështu gjoba vendoset kur emigranti paraqet me vonesë deri një muaj kërkesën për leje qëndrimi. Kjo gjobë mbetet 50 euro për pjesëtarët e familjes të shtetasit grek apo shtetasit të BE. Kur nuk informon për ndryshimin e të dhënave personale dhe adresën, emigranti do të ketë një gjobë prej 100 euro, ndërsa në rast përsëritje­je gjoba do të jetë 200 euro.

Vlen të theksoj se tarifat vazhdojnë të mbeten "të kripura" për lejet "kombëtare", që dalin sipas ligjit grek. Kështu për lejen e qëndrimit 10- vjeçare do të paguhet një tarifë prej 900 euro; për lejen 5 vjeçare të brezit të dytë duhet paguar 300 euro. Ndërkohë për lejen për veprimtari investuese, ka një katërfishi­m tarifash ku nga 500 euro bëhet 2.000 euro.

 ??  ?? Fatos Malaj
Fatos Malaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania