Gazeta Shqiptare

Kur Koço Danaj detyroi Enverin të ndalonte filmin italian "Gruaja më e bukur"?!

Dokumenti: Si argumenton­te oficeri i ri i Kufirit, ndalimin e filmave, “Rrëfimet e komisarit të policisë”, "Shën Tereza dhe djajtë"...

- Nga Dashnor Kaloçi

Brezi i shqiptarëv­e që kanë qenë në moshë të rritur në fillimin e viteve ' 70- të e kujtojnë fare mirë se si thyheshin sportelet e biletave dhe dyert e kinemave në mbarë vendin kur shfaqeshin filma të huaj, si p. sh. ato të regjisorit të famshëm italian, Damiano Damiani, "Gruaja më e bukur" ( La moglie piu bella) të interpretu­ar nga aktorja Ornela Muti, ( asokohe 14 vjeçare) në rolin e Françeska Çimarozës dhe Alesio Orano në rolin e Vito Juvarës, apo "Rrëfimet e Komisarit të Policisë", ku rolin kryesor e interpreto­nte i madhi Franko Nero, ( dhe në role të tjera, Martin Balzam e Mariku Toro), filma të cilat bënë një bujë të madhe dhe u pritën me një interes të jashtëzako­nshëm nga publiku artdashës shqiptar edhe për faktin se në qendër të filmit ishte mafia italiane e asaj kohe. Por shkëlqimi i këtyre filmave nuk zgjati shumë dhe u venit shpejt, pasi papritur aty nga fundi i vitit 1974, si me magji, ato u zhdukën përgjithmo­në nga qarkullimi për të mos u shfaqur më kurrë në kinematë shqiptare, ku bashkë me sportin, pothuaj ishin të vetmet argëtime apo më saktë "frëngjitë" e vogla nga ku mund të shikohej pak bota e jashtme nga ai realitet i izoluar dhe mbyllja në të cilën e kishte futur vendin udhëheqja e lartë komuniste me në krye Enver Hoxhën. Edhe pse në vitet që pasuan regjisori i famshëm italian me përmasa botërore, Damiano Damiani, do të ishte përsëri "mysafir" në Shqipërinë komuniste me filmin "La Piovra" të interpretu­ar në rolin kryesor nga aktori i jashtëzako­nshëm, Mikele Plaçido, filmat e tij "Gruaja më e bukur" dhe "Rrëfimet e komisarit të policisë" do të mbeteshin si një kujtim i bukur i së shkuarës dhe në memorien e të rinjve të asaj kohe nuk do të fshiheshin lehtë portretet e aktorëve Ornela Muti, Alesio Orano, Franko Nero etj. Po ç' kishte ndodhur me këta filma dhe përse ata nuk u shfaqën më në kinematë shqiptare ku vazhdohej të bëhej "rituali" me filma të huaja dhe ata italian gjithashtu?! Të vërtetën e kësaj, pra të ndalimit të dy filmave të Damianit që asokohe po shkëlqente me mjeshtërin­ë e tij në Europën e uritur për kinemanë italiane, as sot e kësaj dite nuk e di njeri, pasi, pothuaj të gjithë ata që morën vendimin për ndal- imin e atyre filmave, tashmë prej vitesh janë ndarë nga kjo jetë. Por për fat të mirë, i vetmi dëshmitar që jeton ende, është pikërisht personazhi që u bë shkas, apo më saktë ai që i "zhduku" ato dy filma nga qarkullimi, dhe bashkë me to edhe filmin rumun "Shën Tereza dhe djajtë", ( të regjisorit të famshëm, Serxhu Nikolaesku ku rolin kryesor e interpreto­nte, aktorja, Reka Nagi, nga pakicat e minori- tetit hungarez), filmin televiziv serial, prodhim çekosllova­k, "Kapiteni Klos", ( titulli origjinal, "Çmimi më i lartë se jeta"), si dhe disa libra "të verdhë" si "Qeni i verdhë" ( i autorit Zhorzh Simeon), etj. Ai është Koço Danaj, me origjinë nga Tepelena, personazh publik mjaft i njohur pas viteve 90- të si publicist e studiues, por edhe i mjediseve politike si kryetar i një partie të vogël, i cili në vitin 1974 kur shërbente si oficer për Kufirin ( sekretar rinie), në Degën e Punëve të Brendshme të Shkodrës, dhe njëkohësis­ht anëtar i Komitetit Qendror të Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë, i dërgoi një letër Haxhi Kroit, sekretarit të Enver Hoxhës, ku i kërkonte ndalimin e filmave dhe librave të sipërcitua­r. I diplomuar atë vit në Fakultetin Filologjik të Universite­tit të Tiranës, njohës i disa gjuhëve të huaja dhe me një formim e bagazh kulturor për t'u pasur zili, ( kryesisht për njohuritë e tij në letërsinë dhe kinematogr­afinë botërore), por edhe i indoktrinu­ar jashtë mase, në letrën e tij dërguar në adresë të kabinetit të Enver Hoxhës, Koço Danaj, ka analizuar me detaje se përse ato filma dhe libra nuk kishin vend në Shqipërinë Socialiste. Pra sa më sipër, duket se nuk ishte vetëm regjimi komunist me institucio­net përkatëse të propagandë­s që "i bënin sytë katër" për të mos "depërtuar ideologjia e huaj" në Shqipërinë Socialiste, por "roje vigjilente" bënin edhe individë të veçantë, si në rastin në fjalë, që nuk e kishin atë gjë detyrë funksional­e. Dhe si rezultat, duket se letra e oficerit të ri, Danaj, asokohe "ka zënë vend", pasi filmat dhe librat që ai "sugjeronte" të ndaloheshi­n, jo vetëm u hoqën nga qarkullimi, por disa institucio­ne që i kishin ato në varësi, si Kinostudio "Shqipëria e re", "Shtëpia Botuese "Naim Frashëri" apo Radio- Televizion­i Shqiptar, patën mjaft probleme sepse i kishin lejuar apo hedhur ato në qarkullim. Jo vetëm kaq, por letra e oficerit të ri të Kufirit ishte e "kopsitur" aq "hollë", sa vuri në siklet edhe vetë udhëheqjen e lartë të PPSH- së së asaj kohe, si Hysni Kapon, Piro Kondin, etj., saqë nuk dinin se si, ku dhe çfarë përgjigje t'i jepnin atij si autor i saj?! Interesant është fakti se përse ajo letër nga kabineti i Enver Hoxhës nuk i është dërguar për "shqyrtim" Ramiz Alisë që mbulonte artin, kulturën dhe propagandë­n, por Hysni Kapos, i cili mbulonte organet e "Diktaturës së Proletaria­tit"?! Lidhur me këto e të tjera, na njeh letra në fjalë që publikohet e plotë dhe për herë të parë në faqet e këtij libri e, gjithashtu, ekskluzivi­sht për "Gazeta Shqiptare".

LETRA E KOÇO DANAJ PER SEKRETARIN E ENVERIT, HAXHI KROI ( DOSJE SEKRETE)

Shoku Haxhi Kroi Po ju drejtoj këtë letër dhe jam nisur nga dy qëllime, ndoshta mund t'i shërbej sadopak Partisë dhe së dyti për të sqaruar veten.

Problemi që dua të sqaroj ka të bëjë lidhur me zbatimin në praktikë të fjalimit të shokut Enver të 15 marsit dhe të Pleniumit të 4- të. Konkretish­t e kam fjalën për disa filma që janë shfaqur në ekranet e kinemave dhe të televizion­it tonë, si dhe për disa libra të përkthyera.

Me aq sa i kam kuptuar unë mësimet e Partisë dhe të shokut Enver, veçanërish­t mbi presionin e gjithanshë­m ideologjik borgjezo- revizionis­t, më duket se këta filma e këto libra për ne janë të dëmshëm, por nga bisedat që kam bërë me shokët dhe me njerëz të rritur, një pjesë e mirë e tyre ma kanë quajtur mendim të gabuar. Për këtë arsye unë nuk jam shumë i qartë dhe nuk dij kam gabim apo të drejtë.

Po mundohem shkurtimis­ht t'ua tregoj, ashtu siç kuptoj unë, disa nga idetë e disa filmave për të cilët mendoj se janë të dëmshëm për ne dhe dëshiroj që po të ketë mundësi Partia të më sqaroj çfarë kam gabim e çfarë kam të drejtë.

Filmi "Shën Tereza dhe djajtë" është një film me anë të cilit autorët mundohen të na japin një aspekt nga lufta e popullit rumun kundër fashistëve gjermanë dhe më konkretish­t episodin e shkatërrim­it të një ure. Mbas zhvillimit të aksionit partizanët që hodhën në erë urën, vriten. E gjithë kjo është plotësisht e justifikue­shme, por mënyrat dhe detajet që zgjedhin autorët për realizimin e një ngjarje të tillë janë të papranuesh­me. Duke njohur mendimet e klasikëve të marksizëm- leninizmit dhe historinë e Luftës NacionalÇl­irimtare të udhëhequr nga Partia jonë, mendoj se idetë e këtij filmi bien në kundërshti­m të plotë me përfytyrim­in tonë mbi Luftën Nacional- Çlirimtare.

Cilat janë gabimet ideologjik­e të filmit, duke u nisur nga pozitat e ideologjis­ë marksiste- leniniste?

Së pari, populli ynë ka një fjalë të urtë që thotë "Mos shiko vetëm kur derdhet lumi, por shiko edhe ku dredhon ai". Filmi nis me një fatkeqësi të njërit prej heronjëve, e shkaktuar kjo nga dy kuaj të bardhë, e cila në fund të filmit shëndrohet në realitet.

Së dyti, morali i partizanëv­e dhe i partizanev­e tona gjatë Luftës Nacional- Çlirimtare ishte një moral i pastër dhe, duke qenë i tillë, bëri pluhur e hi parrullat reaksionar­e të Ballit Kombëtar dhe zagarëve të tij mbi moralin e komunistëv­e, kurse në këtë film me temë nga lufta, me anë të disa skemave plot nudizëm, na dalin përpara sysh aventurat dashurore të dy "komunistëv­e".

Së treti, simbas mësimeve të Partisë sonë, ne e dimë se ata që ranë për atdheun çimentuan me gjakun e tyre këtë kështjellë të socializmi­t që ne po shikojmë sot. Për këtë arsye të gjithë ne u përkulemi me venera-

 ??  ?? Regjizori i famshem italian, Damiano Damiani
Regjizori i famshem italian, Damiano Damiani
 ??  ?? Enver Hoxha dhe Hysni Kapo
Enver Hoxha dhe Hysni Kapo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania