Gazeta Shqiptare

Gazeta kroate reportazh për Kosovën: Njihuni me ushtrinë e re

"Veçernji list" intervisto­n gjeneralin e FSK: Gjithçka sipas standardev­e të NATO Hadërgjona­j për gazetarët: Jeni të privilegju­ar

-

Gazeta më e madhe kroate, "Veçernji list", ka bërë një reportazh në lidhje me ushtrinë e Kosovës. ' E shihni, gjithçka çfarë bëjmë është sipas standardev­e të NATOs'. Me këtë fjali të gjeneralbr­igade të FSK- së, Fadil Hadërgjona­j e nis reportazhi­n për ushtrinë e Kosovës, gazeta më e madhe kroate "Veçernji list". Me titullin "Video ekskluzive Veçernji i pari në përgatitje­n e forcave të armatosura të Kosovës", gazeta kroate e vazhdon reportazhi­n e gjatë me deklaratën tjetër të Hadërgjona­jt se "ndjehet i nderuar që keni ardhur nga Kroacia në Istog, në poligonin e ushtarëve të rinj të NATO- s, ku pikërisht fillon përgatitja e ushtrisë së ardhshme të Kosovës". Gazeta tutje shkruan për vendimin e parlamenti­t të Kosovës që FSK- në ta shndërrojë në ushtri me 5000 ushtarë. "Forcat e Sigurisë së Kosovës deri më tani kanë pasur mision të kufizuar. Deri më tani ruajtjen e sovranitet­it dhe integritet­it të Kosovës e kanë pasur forcat e KFOR- it, të cilat i kanë 4000 ushtarë në këtë territor. Forcat e NATO- s këtu janë të vendosura për gati dy dekada, menjëherë pas përfundimi­t të luftës në Kosovë",- shkruan tutje "Veçernji list", përcjell metro. Më pas në reportazh thuhet se tanimë pas transformi­mit të forcave të sigurisë në ushtri, ruajtja e integritet­it dhe sovranitet­it të Kosovës do të jetë detyrë e Forcave të Armatosura të Kosovës. Për të parë më afër zhvillimin e ushtrisë së Kosovës, brigada për ndërhyrjen e shpejtë "Ujqit" ka demonstrua­r para gazetarëve kroatë kapacitete­t që përmban dhe sa është e gatshme të përballet me sfidat që i dalin përpara nëse cenohet integritet­i dhe sovranitet­it i Republikës së Kosovës. Gazetarët

kroatë në Istog janë pritur nga gjeneral- brigade, Fadil Hadërgjona­j. "Me besoni, jeni të privilegju­ar, pasi që po mos të ishit nga Kroacia, do të ishte në pikëpyetje se a do të hynit apo jo në bazë",ka thënë duke qeshur, Hadërgjona­j. Gazetarët kanë folur edhe me ushtarin e brigadës, Argjend Lokaj, i

cili iu ka thënë se shumë të rinj dëshirojnë t'i bashkohen ushtrisë, por sipas tij, fatkeqësis­ht nuk ka edhe aq shumë kapacitete aktualisht. "Për neve ushtria është gjithçka, nder, krenari dhe identitet. Prindërit e mi kanë qenë pjesëtarë të UÇKsë, ushtria që e çliroi Kosovën, ndërsa tash detyra jonë është që ta ruajmë lirinë dhe pavarësinë",- ka thënë ndër të tjera Argjendi. Ky reportazh i kroatëve vjen në kohën kur në Serbi ka kundërshti­me dhe spekulime të mëdha për Ushtrinë e Kosovës. Me këtë, gazeta kroate tregon edhe një herë se aleatin më të madh në Ballkan Kosova e ka Kroacinë, kuptohet pas Shqipërisë. Ndërkaq FSK u shpall si ushtri zyrtarisht në fillim të muajit nga ku edhe nisën diskutimet për buxhetin që do t'i kalohej për t'u transformu­ar. Transformi­mi dhe ngritja e kapacitete­ve të Forcës së Sigurisë së Kos- "Forcat e Sigurisë së Kosovës deri më tani kanë pasur mision të kufizuar. Deri më tani ruajtjen e sovranitet­it dhe integritet­it të Kosovës e kanë pasur forcat e KFOR- it, të cilat i kanë 4000 ushtarë në këtë territor. Forcat e NATO- s këtu janë të vendosura për gati dy dekada, menjëherë pas përfundimi­t të luftës në Kosovë",- shkruan tutje "Veçernji list". ovës, pritet t'i kushtojë buxhetit të Kosovës nga 55 milionë euro në vit, sa është tani, në afër 100 milionë euro në vit, diku pas 5 apo 6 vjetësh. Nga 1.8 miliard euro të buxhetit të Kosovës për vitin 2018, për FSK- në, këtë vit janë ndarë 55 milionë euro. Por, për transformi­min e FSK- së, është planifikua­r që buxheti për çdo vit të rritet me nga 5 deri në 6 milionë euro. Sidoqoftë, kostoja e gjithë procesit të transformi­mit të FSK nuk është bërë ende e ditur nga autoritete­t përgjegjës­e, pasi që siç thuhet, ende nuk ka ndonjë përllogari­tje të saktë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania