Gazeta Shqiptare

Ndalimi i shpërndarj­es nga nëntëvjeça­ret tek të mesmet, sfidë e institucio­neve të Sigurisë

Kosovë, shifrat alarmante të të rinjve që konsumojnë marijuanë

-

Një

ndër problemet shqetësues­e në Kosovë është dhe rritja e numrit të konsumator­ëve të lëndëve narkotike. Narkotikët dhe përdoruesi­t e drogës po vazhdojnë të paraqesin sfidë për institucio­net e Sigurisë në Kosovë. Detyrë edhe më e rëndë po konsideroh­et ndalimi i shpërndarj­es drogave nëpër shkollat fillore dhe të mesme. Nga të dhënat e poseduara, numri i konsumuesv­e të drogave dallon varësisht prej llojit. Kështu ka konstatuar Policia e Kosovës në një përgjigje për lajmi. net, teksa shtojnë se numri i konsumuesv­e të heroinës ka rënë dukshëm, ndërsa është rritur numri i personave që konsumojnë marijuanë. Sipas rasteve të regjistrua­ra në polici, mosha tek të cilat më së shumti frekuenton droga, është 21 deri në 35 vite. Kësisoj, lidhur me veprën penale të posedimit, shpërndarj­es apo shitjen e paautorizu­ar të narkotikëv­e, nga periudha janar- gusht të këtij viti janë arrestuar gjithsej 1 mijë e 392 persona. Nga 1 mijë e 487 persona të dyshuar lidhur me këtë vepër penale, 57 prej tyre janë femra. Gjatë të njëjtës periudhë janë konfiskuar mbi 536 kilogram marihuanë, që paraqet ulje të sasisë për rreth 43 kilogramë të konfiskuar gjatë të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Poli- cia e Kosovës është angazhuar si në fushën e parandalim­it ashtu edhe në fushën operative- hetimore ( luftimit) të kësaj dukurie. Në fushën e parandalim­it ka hartuar Urdhrin Operativ "Stop drogës në shkolla" me ç'rast janë realizuar aktivitete në vazhdimësi për parandalim­in dhe luftimin e dukurisë së drogës në shkolla dhe rreth tyre, janë realizuar kontakte me prindër, takime me ekipet për siguri, forume rinore, plane operative ne pikat kufitare dhe në Vijën e Gjelbër dhe aktivitete të tjera në bashkëpuni­m me organizata­t relevante qeveritare dhe OJQ. Këto aktivitete kanë treguar rezultate pozitive në parandalim dhe sekuestrim. Kultivimi nuk është shumë i theksuar në Kosovë. Mbjellja bëhet kryesisht nga përdoruesi­t për përdorim personal në sasi të vogla, me ndonjë rast ku është tentuar të kultivohet në sasi më të madhe, por ekzistojnë edhe vende ku kanabisi mbin vetvetiu ( bimë të egra), vende të cilat policia i ka identifiku­ar dhe bimët janë shkatërrua­r në fazën e hershme. Për parandalim­in e kultivimit policia me parë ka realizuar patrullime me helikopter ne bashkëpuni­m me KFOR- in dhe EULEX- in, kontrollin e lokacionev­e të dyshuara me dronë, dhe shkëmbim të informatav­e në bashkëpuni­m të ngushtë me qytetarët. Nga droga, e cila hyn nga vendet tjera, në bazë të statistika­ve rreth 10% është e destinuar për konsumim vendor ndërsa rreth 90% për tregun e jashtëm. Theksojmë se në mbledhjen e fundit të qeverisë së Kosovës, kryeminist­ri Haradinaj ka kërkuar masa konkrete nga ministri i Brendshëm, Ekrem Mustafa, hartimin e planeve operative për ndalimin e shpërndarj­es së drogave nëpër shkolla. Në kuadër të këtij plani, parashihen takime të zyrtarëve të ministrisë me komandantë­t e policisë. Lidhur me rezultatet e këtij operacioni­t, ministri i Brendshëm do të raportojë në qeverinë e Kosovës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania