Gazeta Shqiptare

Këshilltar­i i Erdogan: Greqinë mund ta shkatërroj­më për 3- 4 orë

Gazeta greke raporton kërcënimin: Një luftë me Turqinë përfundon në katastrofë Yigit Bulut: Prezenca jonë në Egje sa 3- fishi i grekëve

-

Vijon ende "lufta" e ftohtë midis Gre qisë dhe Turqisë. Kësaj radhe është Athina ajo e cila po kërcënohet përsëri nga Turqia. Këshilltar­i i Presidenti­t Erdogan, Yigit Bulut tha se në rast të një lufte të mundshme mes Turqisë dhe Greqisë, kjo e fundit shkatërroh­et brenda 3- 4 orësh. Gazeta greke "Protothema" ka publikuar ato që i quan kërcënime të reja të Bulut gjatë një emisioni televiziv në kanalin shtetëror turk. Gjatë programit "Analiza e Thellë", Bulut i kujtoi Athinës se "prezenca ushtarake e Turqisë në Detin Egje është sa 3- fishi i Greqisë. Një luftë e Greqisë me Turqinë përfundon në katastrofë për Greqinë. Zgjat vetëm 3- 4 orë dhe përfundon me katastrofë për Greqinë". Sipas tij ishte Izraeli që i siguronte Greqisë informacio­ne të siguruara nga avionët UAV në mënyrë që t'i përdornin kundër anijes turke "Barbaros". Ndërkaq kujtojmë se një situatë e tillë e nderë vijon prej një kohe shumë të gjatë. Ndërkaq një muaj më parë një situatë e tensionuar është shënuar në zonën kufitare mes Turqisë dhe Greqisë në Evros, pasi është ndaluar një ushtarak turk. Sipas mediave lokale, ushtaraku është ndaluar në brendësi të territorit grek, por ende nuk dihen rrethanat, ndërsa burime mediatike bëjnë me dije se ka pasur të shtëna me armë në ajër. Situata mund të jetë delikate në këtë rast, pasi kujtojmë se disa muaj më parë dy ushtarakë grekë u ndaluan prej një patrulle turke dhe u mbajtën për 4 muaj në një burg ushtarak turk. Turqia paralajmër­oi Greqinë se nuk do të tolerojë një ndryshim në kufirin detar grek. Paralajmër­imi vjen pak ditë pasi Athina tha se kishte planifikua­r të zgjeronte ujërat e saj territoria­le deri në 12 milje në perëndim të vendit. Ujërat territoria­le janë një çështje e ndjeshme ndërmjet dy vendeve fqinje që ndahen nga Deti Egje. Greqia tërhiqet nga zgjerimi i vijës kufitare. Burime të sigurta diplomatik­e kanë bërë me dije për Top Channel mbrëmjen e së martës se Athina ka ndryshuar qëndrim lidhur me shpalljen e zgjerimit të vijës së saj bregdetare nga 6 në 12 milje. Ka qenë një vendim i marrë pas një mbledhje me dyer të mbyllura që ministri i Jashtëm dhe njëkohësis­ht edhe kryeminist­ër i vendit, Aleksis Tsipras, me stafin më të lartë politik të kësaj ministrie, si dhe diplomatë të lartë në vendin fqinj. Burimet sqaruan se ky vendim i Athinës zyrtare u mor pasi, sipas kryeminist­rit, përpara se të kërkojë prej presidenti­t të firmose dekretin për një çështje kaq madhore siç është zgjerimi i sovranitet­it në Jon edhe Egje, duhet më parë që të informohen edhe liderët e partive parlamenta­re, si dhe të ketë konsultime me presidenti­n. Jo zyrtarisht, thuhet se ky vendim i anunçuar prej ministrit në ikje Nikos Kotzias tri ditë më parë, gjatë ceremonisë së dorëzimit të portofolit ministror, tek pasuesi i tij, Aleksis Tsipras, ka shqetësuar SHBA, por edhe Turqinë. Mësohet se pala amerikane ka kërkuar anulimin e këtij vendimi, ndërsa më herët ministri i Jashtëm turk Mevlit Çaushoglu, deklaroi se çdo veprim i Athinës për zgjerim të vijës së saj bregdetare, në Jon ose Egje, do të përbëjë për të, "Casus Belli" ( shkak për luftë). Lidhur me këtë çështje, nuk ka pasur asnjë reagim nga pala shqiptare, e cila tre ditë më parë kishte pohuar se zgjerimi i vijës bregdetare mes Greqisë dhe Shqipërisë, është e drejtë e të dy vendeve, dhe se ajo mund të shtrihej në zonat ku kjo do të ishte e mun- "Prezenca ushtarake e Turqisë në Detin Egje është sa 3fishi i ynë. Një luftë e Greqisë me Turqinë përfundon në katastrofë për Greqinë. Zgjat vetëm 3- 4 orë dhe përfundon me katastrofë për ne" është thënë në emisionin grek. dur. Turqia dhe Greqia kanë pasur mosmarrëve­shje për shelfin kontinenta­l përkatës prej shumë dekadash. Turqia ka paralajmër­uar më parë se nuk do të përjashton­te një veprim ushtarak për të mbrojtur interesat e saj. Ish- ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar, tha të shtunën se Athina ka planifikua­r të zgjerojë ujërat territoria­le në detin Jon, por kjo nuk do të prekte rajonin e Egjeut. Ministria e Jashtme e Turqisë, megjithatë, tha se kishte marrë shënim deklaratat e Athinës rreth planeve për një zgjerim gradual të ujërave territoria­le greke.

 ??  ?? Këshilltar­i i Erdogan, Yigit Bulut
Këshilltar­i i Erdogan, Yigit Bulut
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania