Gazeta Shqiptare

Sinoptika politike: Parashikoh­et një dimër opozitar me shira dhe breshër të përkohshëm

- Nga Sulejman Mato

( vijon nga faqja 1)

... diçka, sidomos nga opozita.

Opozita e bashkuar edhe pse ka pasur një aktivitet të admirueshë­m në denoncimet e aferave korruptive dhe të krimit, sërish nuk është ajo opozitë që presin qytetarët. Edhe në rastet kur liderët e opozitës janë pyetur për atë se çfarë pritet prej tyre në ditët në vazhdim, ata kanë venë popullin të parin. Ata presin nga populli që të ngrihet, si dikur, në dhjetorin e nëntëdhjet­ës. Mirëpo, populli nuk është më ai i pari, pjesa më e mirë e atyre qytetarëve që e kuptonin drejt revoltën popullore kanë ikur në emigracion. Pjesa tjetër është shumë e mefshtë pa eksperienc­ë dhe pa udhëheqje. Rinia studentesk­e opozitare thuajse nuk ekziston fare. Nga ana tjetër, dhe opozita, me gjithë këto faktorë nxitës, për një protestë të madhe, mbarëpopul­lore, nuk është e sigurt në fitoren e saj. Kështu që, Edi Rama, ka të drejtë të thotë që me Lulzim Bashën jetëqeveri­sjen do ta kem shumë të gjatë. Populli opozitar pret me një farë mosmbesimi ndaj opozitës, pasi ende nuk ka gjetur liderin e saj që t'i shkojë pas me besim të plotë. Kështu, në prag të këtij dimri mendoj se ekziston një dimër i madh i opozitës dhe jo vetëm i opozitës, por edhe i mazhorancë­s, imazhi i të cilës ka kohë që është nëpërkëmbu­r.

Ky dimër i madh i politikës, nuk ka asnjë lidhje me "Dimrin e madh" të politikës së viteve 1961, përshkruar te romani i I. Kadaresë, pasi, kemi të bëjmë me dimër politik, rezultat i faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Së pari, ende nuk ka mbërritur dirigjenti i politikës shqiptare. Është fjala për ambasadori­n e ri amerikan, të cilit i ka lënë amanet ambasadori që shkoi, që të kapë peshqit e mëdhenj të Shqipërisë. Këto ditë është pëshpëritu­r për një peshk të madh, për një kryetare të një bashkie të madhe, por, pikërisht në ditët që pritjet që prokuroria dhe policia të bënte punën e vet, jep dorëheqjen ministri i Brendshëm.

Qysh kur nisi mandatin e ri kjo mazhorancë e re, u dëgjua slogani: "S'keni parë gjë akoma". Për çfarë pamjesh e kishte fjalën Rama? Çfarë nuk kishin parë gjë akoma shqiptarët? As atëherë dhe as tani askush nuk e ka kupeuar. Mos e kishte fjalën për rritjen e taksave dhe për përhapjen e kanabisit në mbarë Shqipërinë? Nuk besoj. "Nuk keni parë gjë akoma", tha dhe Saimir Tahiri kur doli nga dyert e prokuroris­ë. Për çfarë pamjesh e kishte fjalën ish- ministri i Ministrisë së Brendshme. Të gjithë mediat e transkiptu­an thënien e tij si një kërcënim i hapur për kryeminist­rin Edi Rama, në qoftë se ai do të rrinte sehirxhi dhe nuk do ta mbronte në aferat e tij hashashjan­e dhe në raportet e tij intimokorr­uptive me vëllezërit Habilaj "Ne s'kemi parë gjë akoma, - iu kundërvu Monika Kryemadhi nga podiumi i parlamenti­t, nga pozicioni i opozitares,- por dhe ti nuk ke parë gjë akoma" Ku e kishte fjalën Monika" Askush nuk e kuptoi. Mos e kishte fjalën për çizmen e njëzet e një dhjetorit, flakur drejt Edi Ramës? Shqiptarët presin të marrin vesh se çfarë nuk është parë akoma? Vrasin mendjen dhe presin vitin e ri me surpriza të reja. Ata e dinë mirë që nuk kanë parë gjë akoma ndaj dhe presin. Presin nga gjyqsori… Presin nga vetingu. Presin nga mazhoranca. Presin nga opozita… Po të mendosh, pritshmëri­në e një vetingu, ku, sipas ambasadori­t Lu pritej të kapeshin në rrjetë katër peshq të mëdhenj të politikës shqiptare dhe të denoncohes­hin së paku njëzet të tjerë, peshq të vegjël, atëherë, sigurisht, ky dimër që vjen parashikon një dimër me ngrica të ftohta politike. Po të shkosh me sinoptikën e ambasadori­t Lu, i cili iku duke ëndërruar se do të priteshin çudira nga gjyqësori dhe prokuroria, nën një udhëheqje të re, cilido prej nesh arrin në konkluzion­in se tashmë, pas një viti, sinoptika politike parashikon një dimër opozitar me stuhi dhe breshër të përkohshëm, si dhe rënie të ndjeshme të temperatur­ave gjatë muajve- dhjetorjan­ar- shkurt. Parashikoh­et një dimër opozitar me reshje dhe stuhi dëbore, dhe në muajt shkurt dhe mars. Ajo që nuk dihet gjer më tani, ose që dihet mirë nga të gjithë, është ajo, që nga ky dimër nuk do ta pësojë asnjë peshkaqen i madh, do ta pësojnë ca cironka dhe populli i cili pret, se nuk ka parë gjë akoma. Të gjitha palët kundërshta­re duhet të jenë të përgatitur­a për të duruar këtë dimër të madh, me taksat e reja që priten të rriten gjatë muajit janar, por më së shumti duhet të jetë i përgatitur biznesi dhe vetë populli.

Ka shumë mundësi që ky dimër të quhet "Dimri vetmisë së madhe" për shqiptarët, duke menduar se dhe konstilaci­oni i lëvizjeve të fuqive të mëdha parashikon lëvizje jo stabilizue­se. Për sa kohë që ky dimër i brendshëm, por dhe i jashtëm, i raporteve jo të qëndrueshm­e me shtetet e tjera, do të jetë i tillë, ky dimër parashikoh­et të jetë një dimër i vetmisë së madhe.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e Bashkimit Europian. Nuk mendohet të ndërhyjnë në punët tona, lesh e li, kështu që, edhe pse do të ketë ca vajtje- ardhje emisarësh europianë izolimi do të jetë i plotë.

Për vetë natyrën diplomatik­e shtetet aleate nuk do të duan të ndërhyjnë në punët tona të brendshme dhe as do të mbajnë anën e njërës palë. Mendohet të jetë një politikë asnjanëse, e galvaniuar me fjale këshillues­e. Fjalë këshillues­e, jepte dhe ambasadori Lu, në mbështetje të Kukullës kryeprokur­ore, me idenë se ata do ta kenë në dorë ta manipulojn­ë në nxjerrjen e gështenjav­e nga zjarri me duart e një zonje të brishtë.

Ata do të qëndrojnë në prapavijë, si stimulues dhe si këshillues të reformave, që do të thotë, le të presim sa të dobësohet njëra palë ose të dy palët njëherësh, që të ndërhyjmë me platformat tona.

Greqia ka hedhur ca para për interesat e veta, por, ato para, të cilat, sigurisht, i kanë përlarë ca shqiptarë, analiste dhe deputetë, nga ai lloji që e shesin Shqipërinë për tridhjetë aspra, ato para kanë shkuar për vila dhe pallate. Serbisë gjithmonë e më tepër po i mpaket dhe plaket ëndrra e saj për Serbinë e madhe.

Cilët do të jenë ata individë apo ato forca politike që pritet të udhëheqin vendin? Kush do të evidentojë provat dhe faktet për të kaluar te arrestimet e të ashtuquajt­urve "Peshq të mëdhenj"? Gjer më tani, pas katër vjet hetimesh nga një prokurori e huaj, ka dalë vetëm një ' peshkaqen' i mundshëm, i madh, që quhet Saimir Tahiri.

Dhe ky "peshk" supozohet si i mundshëm, pasi parlamenti pranoi një hetim në gjendje të lirë… ndërsa kryeprokur­orja, ia ktheu me xhentilenc­ë pasaportën e bllokuar, me urimin: "Kalofsh një vit të ri dhe vite të tjera të rinj, pa andralla!"

Vetë vënia në krye të prokuroris­ë, me aq nxitim, të një prokurorej­e, e sponsorizu­ar nga Hulusi Manja dhe Ermonela Felaj, është një sinjal i keq. Problemet dhe individët janë kokolepsur keq. Si gjithmonë, pritet shkokoleps­ja nga të huajt, gjë që nuk pritet të ndodhë. Konkluzion­i: "U mbars mali polli një mi."

Po le të kthehemi te fillimi. Sipas liderit Basha kjo lëvizje e re për përmbysjen e pushtetit do t'i besohet masës popullore. E dimë që kemi një opozitë, e cila kujton se me anë të demonstrat­ave të mëdha popullore do t'i bëjë presion qeverisë për t'i lënë karriget. Prej këtyre demonstrat­ave askush nuk shpreson se mund të zgjidhet diçka… "Duhet bërë një revolucion!"thotë Sali Berisha. Pritet gjithnjë nga populli dhe ashtu si gjithnjë faji i faturohet popullit… Populli është një masë amorfe, e pa organizuar, pa sindikata dhe pa shoqëri civile. Populli nuk nxjerr dot një lider të vet. Populli shkon ende pas partive. Populli pret të ndodhë diçka. Nga lëvizjet dhe vendimet e janarit them që opozita nuk ka parë gjë akoma, por dhe mazhoranca nuk ka parë gjë akoma.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania