Gazeta Shqiptare

Barcelona turpëron Realin, 5 gola dhe lavdi katalanase

Pa Mesin dhe pa Ronaldon, por "El Clasico" dhuron sërish spektakël dhe një rezultat 5- 1 Lopetegi i ka orët e numëruara, Konte dhe Solari në pritje

-

Nis me Barçën në sulm, tendencë kjo që nuk ndryshon ndonjëherë. Superiorit­et në mesfushë, rrezikshmë­ri ofensive, përqendrim dhe determinim. Gjithçka në favor të Barçës. Madridi është në ngërç, konfuz dhe i shpërbërë, ndaj e sheh veten në disavan- tazh pas 11 minutash: që nga fillimi katalanët sulmojë pikën e dobët të Realit, krahun e djathtë të mbrojtur nga Naço. Rakitiç bën të shpërthejë Zhordi Albën që gjen fundoren dhe pason në qendër për Kutinjon, që gjakftohtë shënon golin e parë. Reali është edhe më shumë i trullosur kur pas gjysmë ore VAR- i i lejon gjyqtarit Sançez Martinez të korrigjojë gabimin e tij fillestar dhe të vërshëllej­ë një penallti të kotë të shkaktuar nga Varane nda Suarezit, me uruguajani­n që më pas mposhti Kurtuan. Për Madridin pjesa e parë regjistroi vetëm disa gjuajtje nga jashtë zonës, por asnjë ide dhe vështirësi shumë të madhe përpara Barcelonës, që pati mundësi të tjera shënimi.

RILINDJA

Madridi e nisi pjesën e dytë me Lukas Vaskezin në vend të Varanes, që pati një problem muskulor. Spanjolli pozicionoh­et në krah, Naço del në qendër ku shkëmbehet me Kasemiron, që formon kështu një mbrojtje treshe me Ramosin. Madridi, që u pa i vdekur në pjesën e parë, u rigjallëru­a shpejt: zbritje në të djathtë e Izkos, krosim që Ter Shetegen nuk e ndal dot dhe Marselo që shënon pasi ka mposhtur Piken. Braziliani ka shënuar 3 nga 4 golat e fundit të Realit me të djathtën e tij.

DY SHTYLLAT

Dhe një çast pas rezultatit 21, Modriç goditi shtyllën e Ter Shtegenit, që nuk mund të bënte asgjë. Barcelona që ishte si e trullosur, merr ngjyrë pas gati çerek ore, kur Suarez në akrobaci ndalet, gjithash- tu, nga shtylla pasi u shërbye nga Sergi Roberto. Por sistemi i ri i lojës ka transformu­ar Madridin, që pati në kokën e Benzemasë mundësinë e radhës për të shënuar. Por gjuan jashtë dhe kush e di sa vetë në Madrid kanë çuar ndërmend Kristiano Ronaldon...

SUAREZ DHE "MANITA"

Dhe e merrni me mend sesa mbaroi ndesha? Vetëm pak pas asaj çka shpërdoroi Benzema, kemi një krosim nga ana tjetër e fushës me Sergi Roberton që gjen kokën e Suarezit, me këtë të fundit që gjuan saktë nga 13 metrave larg portës. 3- 1, por "El Pistolero" nuk ndalet këtu, kur shënon tregolëshi­n pasi përfitoi nga një gabim i Ramosit dhe me një lob perfekt kaloi Kurtuanë për rezultatin 4- 1. Në çastet e fundit të ndeshjes ka lavdi dhe Arturo Vidalin, që shërbehet në zonë nga Dembele dhe me kokë vulos rezultatin 5- 1 për Barcelonën, që e mbyll kështu "tour de force" pasi pat mposhtur 4- 2 Seviljen dhe 2- 0 Interin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania