Policia greke: Nuk ka asnjë provokim, Konstandin Kaçifa nuk u vra për flamur

Zëdhënësi i qeverisë greke, Dhimitris Xhanakopulos: Shqipëria të ulë tonet "Notë proteste për Bularatin", Athina zyrtare thërret ambasadoren shqiptare

Gazeta Shqiptare - - EKSTREMISTI GREK -

Ekzekutimi i 35vjeçarit grek në fsha tin Bularat të Gjirokastrës, Konstandin Kaçifa, i cili terrorizoi banorët me armë dhe sulmoi policinë ka pasuar me reagime të shumta në Greqi dhe Shqipëri. Policia greke ka rrëzuar të gjitha pretendimet që minoritari Kaçifa të jetë vrarë për flamurin apo të jetë provokuar nga pala shqiptare. E përditshmja greke "Kathimerini", por edhe media të tjera të Athinës citojnë burime zyrtare të policisë greke, që thonë se autoritetet e vendit të tyre kanë qenë vazhdimisht në kontakt me palën shqiptare. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Greke, Aristeidis Andrikopoulos, ka kontaktuar me homologun e tij shqiptar dhe është mbajtur vazhdimisht i informuar për situatën që po ndodhte në Bularat të Gjirokastrës. Edhe burime nga Policia e Shtetit konfirmojnë për "Gazeta Shqiptare" se ka pasur komunikim përmes kanaleve zyrtare me homologët grekë. "Kathimerini" shkruan gjithashtu se burime zyrtare nga Policia e Athinës i kanë thënë se nuk ka prova apo dëshmi që Kostandino Kaçifa të jetë vrarë për ngritjen e flamurit grek. Vetë policia e vendit fqinj e mohon që 35- vjeçari minoritar të jetë provokuar nga policia shqiptare apo faktorë të tjerë. Gjithashtu, policia greke ka kërkuar pjesëmarrjen për zbardhjen e vrasjes së 35- vjeçarit. Të njëjtat burime theksojnë se po kryhen veprimet e duhura në rrugën diplomatike për pjesëmarrjen e palës greke në hetimin e ngjarjes, duke u informuar në kohë si dhe me çdo formë bashkëpunimi të kërkuar nga autoritetet shqiptare. Policia greke informon se Konstandinos Kaçifas mori pjesë në përgatitjen e fshatit për festën, në vendosjen e flamujve, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë në dorë hetimin e ngjarjes se Bularatit, ku u vra nga forcat RENEA, Kostadinos Kaçifa. Hetimi është duke u zhvilluar për veprën e vrasjes se oficerit të policisë e mbetur në tentativë. Në vendin e ngjarjes deri tani janë gjetur 44 gëzhoja. Është gjetur edhe arma e viktimës, një kallashnikov i pajisur me një dylbi. 35- vjeçari Kaçifa ka qenë i veshur me rroba ushtarake dhe në shtëpi i është gjetur edhe një uniformë tjetër.

Forcat RENEA në fshatin Bularat

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.