Gazeta Shqiptare

Vrasja e minoritari­t, reagon ashpër OMONIA: Ekzekutim i ftohtë

-

Për

ngjarjen në Bularat ka reaguar edhe organizata politike e minoriteti­t OMONIA. Përmes një deklarate për shtyp, ajo ka cilësuar vrasjen e Kostandino­s Kaçifas një ' ekzekutim të ftohtë'. Teksa ka dënuar ngjarjen e rëndë, Omonia akuzon policinë shqiptare se kjo e fundit nuk i është përmbajtur rregullore­s, ndërkohë që nuk ka lënë pa shigjetuar edhe qeverinë shqiptare për prodhimin e "klimës së dhunës", sipas tyre kundër minoriteti­t. "Dëshpërim për ekzekutimi­n e Konstandin­os Kaçifas. Shqetësim për minoriteti­n grek të Shqipërisë pas ngjarjes së rëndë dhe propagandë­s se thellë antihelene. Trishtim dhe indinjatë e thellë, janë ndjenjat tona pas përfundimi­t të operacioni­t policor, ku mbeti i vdekur Kostandino­s Kaçifas. Sipas vlerësimev­e të para, policia injoroi rregullore­n e izolimit të një personi të vetëm duke e ekzekutuar. Është e rëndësishm­e të theksojmë faktin se këto ndodhën, ndërsa në Bularat zhvillohej ceremoni përkujtimo­re me përfaqësi zyrtare diplomatik­e dhe qeveritare nga të dy vendet. Mesa duket, nuk bëhet fjalë vetëm për shkeljen e të drejtës bazë të njeriut, por edhe të jetës. Por, është një klimë e tërë psikologji­e e dhunës në kurriz të minoriteti­t. Urojmë forcat policore që zbritën nga Tirana të mos jenë ndikuar nga klima antihelene, që propagando­hej nga minutat e para të debatit të Kostandino­s Kaçifas me policinë lokale. Apo nga thirrjet e menjëhersh­me të partive dhe organizata­ve antihelene, apo dhe nga përpjekja e madhe e Tiranës të ndryshojë axhendën. Mesazhi që i dhanë minoriteti­t dhe të ftuarve në ditën e sotme është fatkeqësis­ht i hidhur. Ne, OMONIA, vazhdojmë të denoncojmë padrejtësi­në nga tensioni frymëmarrë­s i medias që fatkeqësis­ht hedh i benzinë zjarrit", - thuhet në deklaratën e OMONIA- s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania