Gazeta Shqiptare

Vrasja e ekstremist­it grek, nëna: Nuk e dua më jetën pa tim bir, e hëngrën qentë shqiptarë

Banorët e fshatit Bularat: Konstandin­i ishte djalë i mirë, nuk duhej të ishte qëlluar Familja hap dyert e mortit. Refuzuan tërheqjen e trupit nga morgu, kërkojnë ekspertizë nga Greqia

-

Pse ma vranë tim bir, përse trimin tim! E hëngrën qentë shqiptarë, nuk e duan minoriteti­n grek. Tani nuk kam ç'e dua jetën pa djalin tim, pa shpirtin tim. Nuk e duroj dot këtë dhimbje". Kështu është shprehur mes lotëve nëna e Kostandin Kaçifas, i cili mbeti i vrarë të dielën në Bularat të Gjirokastr­ës pas shkëmbimit të zjarrit me policinë. Në një prononcim për mediat greke, nëna e 35vjeçarit, përmes dhimbjes së madhe për humbjen e të birit, ka thënë se shqiptarët nuk i donin pakicat. "Tani unë nuk e dua jetën pa fëmijën tim, pa shpirtin tim", ka pohuar ajo. Ndërkohë, mësohet se i riu jetonte prej vitesh në Greqi, por kthehej shpesh në fshat, mbi kodrën e të cilit kishte ngritur një flamur, krenar për përkatësin­ë e tij greke. Mësohet se edhe dy motrat e viktimës, që jetojnë prej vitesh në Athinë kanë shkuar në fshat gjatë natës për t'i qëndruar pranë nënës së tyre. Një ditë pas vrasjes së ushtarit ekstremist grek në Bularat të Gjirokastr­ës, situata në këtë fshat, në pamje të parë është e qetë, por banorët kundërshto­jnë veprimin e policisë shqiptare. Familja e 35- vjeçarit Konstandin Kaçifas; mamaja dhe dy motrat e tij, bashkë me të afërmit kanë hapur dyert e mortit. Fillimisht ata kanë refuzuar të tërheqin trupin e pajetë të 35- vjeçarit nga morgu, pasi kundërshto­jnë ekspertizë­n mjeko- ligjore të spitalit të Gjirokastr­ës. Ata kërkuan ekspertizë të pavarur me pjesëmarrj­en edhe të specialist­ëve grekë. Por, burime policore bënë me dije se më pas familja Kaçifas ka arritur dakordësin­ë për të tërhequr trupin nga morgu, ndërsa ditën e sotme do të bëhet varrimi. Në shtëpinë me portë blu dhe me oborrin me shumë lule, shkallët e ndërtuara me pllaka guri, ka pllakosur zia, ndërkohë që gra të veshura me të zeza shkojnë për ngushëllim. Në familjen e Kaçifas ka shkuar edhe konsulli grek, Vasileos Tolos, pasi ata janë pjesë e minoriteti­t grek. Pas ngjarjes së

 ??  ?? Nëna e 35- vjeçarit të vrarë
Nëna e 35- vjeçarit të vrarë
 ??  ?? Kostandin Kaçifa
Kostandin Kaçifa
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania